VIDEO/ Vjen nga Amerika për të votuar PS-në. Rama përplaset me komentuesit: Kështu është kur luan bixhoz…

22 Qershor 2017, 10:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e një shqiptari që jeton në Amerikë, i cili ka ardhur në Shqipëri për të votuar për Partinë Socialiste.

“Sapo më mbërriti në Whatsap, nuk e njoh dërguesin! Me mirënjohje të thellë për të?u lutem të gjithëve ta ndjekin jo vetëm videon, po edhe rrugën e tij të dielën✌️?”, shkruan Rama për videon.

Ndërkohë, më parë ai postoi foton e balerinës së njohur Anbeta Toromani, e cila gjithashtu do të votojë për PS-në.

Poshtë fotos, Rama ka shkëmbyer edhe disa replika me komentuesit.

Komentuesi: 70% e shqiptareve jan emigrante e kjo goca as qe jeto e voto ne shqipri kot qe i ngre gishtat do i ken pagu bileten se e njef dikush !!!!! Neve te tjerve sna jepet mundesia me dhon kontributin ton, qe kshu kush do fitoj sdo jet totalisht i votuar nga nje shqiptaret po vetem nga nje pjes minimale qe jeton ne shqipri.

Edi Rama: Kjo goca ti Silvi, eshte nje krenari kombetare dhe nuk ka nevoje t’ia paguaje bileten askush se eshte Prima Donna ne skenat e baletit ne Itali, prandaj respekt per te si minimum e nderkohe, nese nuk vjen dot, ngri telefonin e beji 10 vota te afermish e miqsh ketu? Per nr.✌️?? natyrisht

Komentuesi: Po mir ja ta zeme se po votojme dyshin(mos e dhente zoti), po kjo Anbeta Toromani kush eshte, apo ashtu futja kot si punet e ketij.

Edi Rama: Riké, natyrisht qe po te luash bixhoz online i lutesh Zotit per gjerat e gabuara dhe nuk ke si t’i njohesh krenarite e Shqiperise ne skenat e botes?

14 komente në “VIDEO/ Vjen nga Amerika për të votuar PS-në. Rama përplaset me komentuesit: Kështu është kur luan bixhoz…”

  1. Emigranti says:

    Bravo dhe te vafte mbare ne pune dhe ne jete.Veprimi yt te nderon ty,familjen tende dhe shqiperine qe te gjithe shqiptaret duan.Suksese Edi Rames dhe partise socialiste,e cila interesat e emigranteve sidomos ne vendet ka ata jane me shumice si ne Greqi e Itali,por edhe ne vendet e tjera,duhet ti shohe e mbeshtese me perparesi.

  2. spartaku says:

    Bravo i qoft kesaj çupes,qe sakrifikon nga amerika dhe vjen te votoi per ps-te.Do jete nje nga fitoret e medha fitorja e Ps-te dhe Edi Rames,sepse ai po e çon perpara shqiperine.Do zoti te mos vije ne pushtet pd-ke me Salin dhe Bashen,se ata do na vrasin,do na shtypin si miza.Ata e kane ne gjak luften,derdhjen e gjakut se ajo parti eshte terroriste. E kane pohuar me gojen e tyre,”Lufte doni,lufte do kini”.Mirpo popullit shqiptare nuk i duhet lufta,por paqja,stabiliteti politik dhe ekonomik,te cilen Pd-ke,Basha apo Saliu nuk e kane nderment.Ata sa te vijne ne pushtet,do hakmerren,me futje ne burg te pafajshemit,do vrasin se kane ne dore gurin dhe arren(siç ka the Sali Berisha).Mos e befte zoti te vije erseri pd-ke ne pushtet,se mjere populli ç’do heqin nga vandalet e saj.

  3. kleptofagos says:

    Megjithe respektin si balerine per A. Toromanin, nuk me duket ndonje mendje e ndritur qe ti besoj jeten time.
    Kur vjen puna tek vota une i therras ndergjegjes time. Mos degjoni mashtruesit per te ardhmen tuaj.
    Bojkotoni hajdutet e “demokracise” 26 vjecare dhe zgjidhni alternativa te reja…

  4. titi says:

    I lumte Anbetes! E ka treguar me pune dhe vullnet te forte se cfare karakteri ka. E perkushtuar, e apasionuar, punetore dhe profesioniste e shkelqyer, e vleresuar shume lart nga bota artistike italiane. Edhe tani me kete veprim tregon se eshte njeri me integritet, qe e do atdheun e saj, dhe te miren e shqiptareve!

  5. lori2 says:

    E cila eshte kjo alternative e re, dhe pse PS nuk qenka e tille? Apo ka bere pak per te shlyer borxhet e Vales dhe Lulit, apo nuk ka bere reformen ne universitetet qe shisnin diplomat per ca para dhe nxirrnin ne tregun e punes injorantet qe te rrezikonin edhe jeten me paditurine e tyre, apo nuk ka bere reforma ne legalizimet e qindra mijra banesave qe i shperndau si kepurdha neper toka bujqesore Sala me Lirin, apo nuk bere reformen e pensioneve, qe sote edhe kesaj dite shumve vende evropiane e kane zili, apo nuk beri reformen ne energji, qe hynin si te deshinin te ardhurit neper rrjete dhe na linin pa drita, apo nuk ka bere reformen urbane te sa e sa qyteteve, qe kane rritur me 176% numrin e turisteve per periudhen janar-maj, krahasuar me 2016 (pa folur per vitet me pare), apo nuk beri reformen administrativo-territoriale qe rreth 400 njesi administrative te shperndara neper ate Shqiperi te vogel, e ktheu ne 60 duke menjajuar shushunjat qe rrinin gjithe diten kot neper zyra dhe hanin me leket tona, apo nuk po ben reformen me te madhe e te rendesishme ate te drejtesise, duke spastruar rrethet dhe rrjetet korruptiive si ne drejtesi ashtu dhe ne politike. Po, ka shume ende per te bere. Sigurisht! Dhe do ta bejne,

  6. lori2 says:

    E cila eshte kjo alternative e re, dhe pse PS nuk qenka e tille? Apo ka bere pak per te shlyer borxhet e Sales dhe Lulit, apo nuk ka bere reformen ne universitetet qe shisnin diplomat per ca para dhe nxirrnin ne tregun e punes injorantet qe te rrezikonin edhe jeten me paditurine e tyre, apo nuk ka bere reforma ne legalizimet e qindra mijra banesave qe i shperndau si kepurdha neper toka bujqesore Sala me Lirin, apo nuk bere reformen e pensioneve, qe sot e kesaj dite shume vende evropiane e kane zili, apo nuk beri reformen ne energji, qe hynin si te deshinin te ardhurit neper rrjete dhe na linin pa drita, apo nuk ka bere reformen urbane te sa e sa qyteteve, qe kane rritur me 176% numrin e turisteve per periudhen janar-maj, krahasuar me 2016 (pa folur per vitet me pare), apo nuk beri reformen administrativo-territoriale qe rreth 400 njesi administrative te shperndara neper ate Shqiperi te vogel, e ktheu ne 60 duke menjajuar shushunjat qe rrinin gjithe diten kot neper zyra dhe hanin me leket tona, apo nuk po ben reformen me te madhe e te rendesishme ate te drejtesise, duke spastruar rrethet dhe rrjetet korruptiive si ne drejtesi ashtu dhe ne politike, apo nuk ka spastruar e rindertuar mbi 250 km kanale kulluese dhe vaditese per bujqesine…. Po, ka shume ende per te bere. Sigurisht! Dhe do ta bejne,

  7. Tepsexhesha says:

    Po pse moj kare vjen nga Amerika dhe nuk kerkon te votosh
    Nga Amerika si gjithe bota! Quhet votim ne distance teoriikisht! Apooo ke ardh per ndonje cope nga tepsia! Normal se kur deshton andej vjen e hapesh bythesh ne shqiperi derisa ta cajne marmiten! Kare femer! Go and live your fucking life, looser!

    1. armand says:

      Debil/e s’eshte kjo qe vjen nga amerika per te votuar. Kjo punon dhe jeton ne itali dhe Rama ta ka shkruar qe eshte “prima donna” ne skenat e baletit. Pjesen e tepsise ja u le zorraxhinjve “barkthare” qe s’kane bythe per pune te ndershme.
      Lexo me vemendje idiot/e 24 KARatesh.

  8. Emer says:

    O sylesha, nga Ameriqia ka ardh ai tipi kurse Anbeta punon dhe jeton ne Itali qe eshte vetem 1 ore larg Tiranes. Thellohuni perpara se te shprehni injorancen tuaj me tastiere dhe/ose me vote!

  9. Pallatet Agimi says:

    Ambeta Toromani? E ku ka njeri e shqiptar t’i rezistoje kesaj artisteje madheshtore, kur ne vite te renda te shqiptarise gjithecka qe lidhej me Shqiperine te bente per te qare nga hidherimi e kejo mjelme e baletit boteror te bente te lotoje nga kenaqesija artistike qe rezatonte e krenarija kombetare qe na dhuronte ne saje te talentit, sakrifices e shpirtit te saj si te nje zonje qe zbret nga qielli.
    Kisha vendosur te mos dilja ne votime. Por tani jo! Te vije e te votoje ajo qe na ka ushqyer me shprese e miresi, e une jo, me vret zoti. Pas teje e bukura, e mrekullueshmja, hijeshija shqiptare, zonja Toromani! Nr. 2 pa diskutim, s’ka rendesi se si e ka emrin.

    1. katnari te shtri kabllin says:

      me ke mallengjy per zotin shkrim i papam..vetem une paskam qene palla qe su mallengjete kur e shifte

  10. Asus says:

    S’ka si mos ti besosh shijes se Anbeta Toromanit dhe ardhjes qe nga italia per votim. Ajo qe ben art ne skenat italiane shikon dicka pozitive ne punen e Edi Rames. Prandaj ajo vjen, per te mbeshtet dhe inkurajuar ndryshimin e nisur. Bravo Ambeta!

  11. vaso says:

    Mendoj se nuk eshte mire te votojne emigrantet.Problemet e perditshme i vuajne ata qe jetojne ne Shqiperi.Atyre u takon gjykimi.Ne ketej jemi kaluar.

  12. lexues says:

    Ka padyshim emra shqiptaresh te shquar qe i kane bere vend vetes ne vendet ku kane emigruar. Shume prej tyre kane mare tituj te larte shkencore e punojne ne institucione te larta shkencore. Nuk kam asgje kunder kesaj balerines shqiptare qe ka bere emer ne Itali, po ajo qe me ben pershtypje eshte se pse “e mbeshtesin” Ramen ato shqiptare qe jane bere te njohur jashte me shfrytezimin e talentit te tyre te kembeve e jo te kokes. Doli nje futbollist me pare qe i beri reklame Rames, e tani del nje balerine qe qenka e dashuruar me te. Qe te dy suksesin ja dedikojne me shume sigurisht jo kokes se tyre, por kembeve. Edhe njehere ne respekt te talenti te balerines e te futbollistit, ju uroj atyre suksese ne profesionin e tyre, por le t’ja lene politiken atyre qe zanatin e kane te lidhur me koken e jo me kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje