330 vëzhgues të huaj monitorojnë zgjedhjet të djelën, më 26 qershor japin opinionin

23 Qershor 2017, 16:10Politika TEMA

Vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, vëzhguesit ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR që monitorojnë procesin zgjedhor do të dalin në një konferencë për shtyp ditë e hënë në datën 26 qershor.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.

“Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, Koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesëve afatshkurtër të OSBE-së, pasuar nga Paolo Corsini, Kreu i delegacionit të APKE, Marietta Tidei, Kreu i delegacionit të Asamblesë së OSBE-së, Eduard Kukan, Kreu i Delegacionit të PE-së dhe Ambasadori Peter Tejler, Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it”, thuhet në njoftimin e OSBE/ODIHR. Mësohet se konferenca do të zhvillohet në orën 14:30 të së hënës.

1 komente në “330 vëzhgues të huaj monitorojnë zgjedhjet të djelën, më 26 qershor japin opinionin”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    eh sa po e rruajne ”erdoganin” keta ”vezhgues”[ te mirepaguar nga BE] per votimet ne Shqiperi……………!
    gjume ne sy nuk do te vene persa dite qe do te ”vezhgojne”………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje