Partitë mbyllin sot në mbrëmje fushatën zgjedhore.
E shtuna do të jetë heshje zgjedhore, çka do të thotë që askush nga politikanët nuk mund të flasë.
Mitingun përmbyllës Partia Socialiste e zhvillon në Vlorë, ora 19:00 në sheshin e Lungomares.
“Me Vlorën dhe për Vlorën kuqezi, në stacionin final të flamurit kombëtar, në rrugëtimin drejt 25 qershorit”, shkruan kryeministri në Facebook.
Ndërsa rivali i tij Lulzim Basha, e mbyll fushatën në kryeqytet me një miting në sheshin “Nënë Tereza”.
Në Tiranë po sot zhvillohet dhe mitingu përmbyllës i Librës së Ben Blushit.
Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka përzgjedhur Fierin në orën 19:00 për të finalizuar 30 ditë fushatë.
Në zgjedhjet e të djelës votuesit do të duhet të përzgjedhin mes 18 partive që garojnë këtë rradhë të vetme pa koalicione.
Fushata ishte përgjithësisht e qetë me përjashtim të toneve të ngritura mes 2 ish-aleatëve Rama e Meta.