Balla falenderon PSD dhe PAD që vendosën të mbështesin PS: Bashkë për votën kuqezi

23 Qershor 2017, 21:39Politika TEMA

Pas vendimit të kandidatëve të PAD dhe PSD për të mbështetur PS në zgjedhjet e 25 Qershorit, kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka falenderuar këto parti për mbështetjen.

Falenderoj PSD dhe PAD Elbasan që vendosën të mbështesin Partinë Socialiste.

25 qershori është dita kur të gjithë duhet që me një votë të bashkuar kuqezi, për Nr. 2, për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie”, shkruan Balla ne statusin e tij.

Ky vendim vjen dy ditë para zgjedhjeve, ku kandidati i PAD Arben Hoxha dhe ai i PSD-së Taulant Sinani kanë shprehur mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste.

Ata u kanë bërë thirrje votuesve të tyre të votojnë për Partinë Socialiste të Shqipërisë

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje