Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë, në një takim entuziast.
Rama në fjalimin e tij ka sulmuar LSI-në, duke thënë se kjo parti ka lajthitur dhe po lajthit një vend të tërë.
Ai u thënë vlonjatëve se nëse votën e kthejnë në biletë për Dashin e Havasë, jazëk u qoftë!
“Unë ua them vlonjatçe, çamëve të Vlorës, nëse në fletën e votimit, në vend që ta bëni flamur kuqezi e bëni biletë mikrobusi për dashin e Havasë, jazëk ju qoftë.
Je anëtar i LSI-së, aq më keq dhe aq më mirë.
Lërë sot atë parti në lajthitjen e saj dhe mos lajthit bashkë me atë që nëse të gjeti një punë të merr kuotë nga rroga”, tha Rama.
“Nëse të ofrojnë punë, të marrin kuotë mujore nga rroga. Nëse ta premtojnë një punë sot, ta gënjejnë, sepse ciflig për ta nuk do ketë të paktën për 4 vjet. Të ofrojnë hallvë për votë, hallvën mos e refuzo, ndërsa votën mos e bëj tepsi për hallvën e tyre”, vijoi Rama.
“Në 44 muaj kam bërë për Vlorën jo aq sa desha, po aq sa munda.
Në 4 vitet që vijnë, po ma dhatë përsëri besimin tuaj, dhe sidomos po ma dhatë me gjithë fuqinë, pa u ndarë nëpër çetat e Ilirit, Lulit, apo Dashit të Havasë, do bëjmë së bashku me skuadrën tonë 4-fishin e atyre që bëmë në këto 44 muaj.
Dua t’ua them deri në fund, sado të bëjmë, unë kurrë nuk lahem dot me ju për nderin që më keni bërë.
Dua të kërkoj falje për çdo abuzim në zyrat e shtetit.
Nëse ka një gjë që më bën të vij zor nga këta 44 muaj përpara jush e përpara çdo qytetari të këtij vendi, nga Vermoshi deri në Konispol, pa dallim bindjesh, është marrja me mend e rasteve të panumërta, çdo ditë, të abuzimeve të neveritshme në zyrat e administartës zgjedhore.
Shqipëria që kemi në zyrat e shërbimit të qytetarëve nuk është Shqipëria që duam.
Është një Shqipëri e vjetër, e lodhshme, dëshpëruese për njeriun që kërkon një hjipotekë, një leje, një liçencë..e duhet të marrë fund në 25 Qershor”, tha Rama.
Më tej Rama than se shqiptarët duhet të bashkohen për t’i dhënë fuqi PS për çmontuar sistemin e ‘tepsisë’, siç tha ai në administratën e shtetit.
Rama tha se me votë shqiptarët duhet të largojnë ato “çifligje të turpshme” të partive që krijojnë ndasi.
“Të mblidhemi e t’i themi jo cdo cifligu partie, e atyre që krijojnë ndasi vetëm e vetëm për të mos i lejuar ato çifligje të turpshme.
PS e kërkon votën këtë herë pa të tjerë në krahë, sepse në këtë stacion zgjedhor, ne nuk vijmë për pushtetin, por për shteitn që duam të ngremë për shqiptarët nga Veriu në Jug.
Të tjerët duan t’ju mbajnë juve të dnarë për të ndarë tepsinë e pushtetit për vete.
Unë dua t’ju bashkoj me njëri-tjetrin për ta çuar tepsinë e turpshme për skrap”, deklaroi Rama.
1. 2 km rruge ke bere ne Vlore. Kaq,asgje me teper.
Te uroj fitore te fuqishme heroi yne I dyte pas Gjergj Kastriotit.
dashi havase & vangjeli bakllavase ne furgonin e republikes se re hahahahahaa
thjeshte nje fjalim madheshtor
je forca dhe mbeshtetja jone,BRAVO…..
Rama ke shume qe per arsye te ndryshme nuk erdhen dote ne mitingun permbylles por duhet ta dish qe me mendje dhe zemer kane qene aty me ty dhe ekipin tend .Nje merak kam qe si shpjegohet qe njerzit e punes jane te gjithe me ty ,dhe dembelet jane te gjithe pa perjashtim llapaqener. Suksese per mandatin e 2 te
Z.Rama ka gjetur nje zgjidhje shume te mencme.Per te bere Shtet Ligjor.Shume veta nga seria GRI kane vendosur ti japin voten.Shpresojme qe Shqiperia do te behet ,duke u mbeshtetur ne Reformat e Duhura.