Durrës, lëndë plasëse në zyrën e LSI-së

23 Qershor 2017, 09:09Kronika TEMA

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në një nga zyrat elektorale të LSI-së, në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi në lagjen 18, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur  një sasi eksplozivi, në hyrje të zyrës elektorale.

Eksplozivi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale. Policia bën me dije se sasia ishte e vogël, por nuk jep detaje në lidhje me llojin e lëndës plasëse.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

4 komente në “Durrës, lëndë plasëse në zyrën e LSI-së”

  1. Demokrati i 91-it says:

    Edhe kete e sajuat mor plehrat e LSI-se??!!Tek gropa qe i keni bere te tjereve do te bini vete.Boll me behuni me serioze se nuk i ha njeri me keto.

  2. Andrea says:

    I kane vene vete LSI qe mbas zgjedhjeve mos ti njohin

  3. true says:

    Me siguri e kane vendosur dy vllezrit kokshinik Koka.

  4. durresi says:

    Me te vertet. Nuk e di pse por kam bindjen e plote qe e kane bere vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje