Vijon dilema e madhe në Kosovë se cili do të jetë kryeministri që do ta drejtojë vendin të paktën për 4 vitet e ardhshme.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka bërë ftesë AKR-së të bashkohet me ta për të formuar qeverinë e ardhshme, njoftojnë mediat kosovare.
Megjithatë, AKR-ja ka deklaruar se pavarësisht posteve të mira që i ka ofruar ky koalicion, ata nuk pranojnë të bashkohen me ta.
“Ne nuk do të lëvizim nga lidhja me koalicionin që kemi me LDK-në. Jemi në pritje të rezultateve dhe certifikimin e tyre”, ka thënë Bahtiri.