PD e quante të shkarkuar në qershor, Trump gradon Hoyt Yee dhe e dërgon me mision në Ballkan

23 Qershor 2017, 13:22Rajoni TEMA
PD e quante të shkarkuar në qershor, Trump gradon Hoyt Yee dhe e

Vetëm një muaj më parë, mediat pranë Partisë Demokratike deklaruan se Hoyt Brian Yee është tashmë një i shkarkuar dhe po zhvillon vizitën e fundit në Ballkan.

Ndërkaq Eno Bozdo, një zyrtar i lartë i PD-së, shkruan në faqen e tij në FB se Hoyt Yee është tashmë një rudiment i administratës Obama dhe në largim.

Por pas paktit ndërmjet Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ka rënë edhe propaganda që sulmoi jo vetëm ambasadorin Donald Lu dhe zyrtarin e lartë të DASH Hoyt Yee, por edhe numrin dy të Departamentit të Shtetit, Tom Shannon, i cili më 21 prill priti ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushatin.

Por ditën e djeshme, Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka promovuar sërish me një mision special në Ballkan kreun e Byrosë së Euroazisë në DASH, Hoyt Yee, që e ka emëruar si kreu i delegacionit amerikan në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vendimi është i publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë dhe përbën një dekretim më shumë për ta veshur me pushtet diplomatin, i cili arrit të zgjidhë personalisht dy kriza të mëdha; atë të Maqedonisë, ku detyroi presidentin Gjeorgje Ivanov që t’i japë mandatin e krijimit të qeverisë së re, ndërkohë që nxori PD-në nga çadra dhe detyroi të bëjë pakt me Edi Ramën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në delegacionin që Trump ka emëruar për të marrë pjesë në ceremoninë e sotme në Beograd, përveç Hoyt Yee, bën pjesë edhe ambaadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, si dhe Drejtori për Ballkanin dhe Kaukazin i Këshillit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, Mark Tervakoski.

Zyrtari i lartë i DASH, përveçse do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri serb, pritet të takojë edhe të emëruarën si kryeministre të Serbisë, Ana Brbabiç, e cila shikohet si një zgjidhje jo sipas kërkesave të Moskës.

Ndërkaq, të shtunën Hoyt Yee do të jetë në Prishtinë për të diskutuar mbi qeverinë e re të Kosovës si dhe do tu urojë publikisht shqiptarët për Fiter Bajramin.

Pas vizitës së Hoyt Yee, do të mësohet se kush do të formojë qeverinë; Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo një tjetër.

Një shenjë u dha në fakt edhe në intervistën e analistit të njohur Daniel Serwer, i cili deklaroi se është ende e parakohshme që Albini të formojë qeverinë.

Ndërkaq, pas Prishtinës, Hoyt Yee mbërrirn në Tiranë, ku do të shikojë live vullnetin e shqiptarëve se kujt do tu japë të fuqinë e drejtimit të vendit.

Hoyt Yee do të drejtojë misionin e vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e 25 qershorit, ku pritet të shkojë në vendet e cilësuara si “të nxehta”, ku dhe do të japë një mesazh të rëndësishëm publik.

Ndërkaq, ditën e hënë pritet që Hoyt Yee të takohet me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për të rinovuar marrëveshjen e tyre pas zgjedhore, e cila pikërisht nga rezultati do të ketë formën dhe peshën e tij.

Edhe nëse nuk do të ketë një bashkëqeverisje PD-PS, tashmë është e vendosur që Rama e Basha do të firmosin me shkrim angazhimin e tyre për të implementuar deri në fund reformën në drejtësi.

Kjo do të thotë që me votat e PD-së dhe PD-së do të zgjidhet Kryeprokurori i ri që kërkon 84 vota, do të zgjidhet Kryeprokurori i ri Special që kërkon 84 vota, do të zgjidhet Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit që kërkon 84 vota, do të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Prokurorisë dhe anëtarët e Këshillit të Lartë gjyqësor që duan sërish 84 vota.

Ndërkaq pezull është edhe seanca e Gjykatës Kushtetuese për vettingun, për të cilën amerikanët janë të shqetësuar.

Ndaj Hoyt Yee vjen në Ballkan me një gradë më shumë presidenciale, siç duket për ta fuqizuar më shumë.(Tesheshi.com)

9 komente në “PD e quante të shkarkuar në qershor, Trump gradon Hoyt Yee dhe e dërgon me mision në Ballkan”

  1. uau says:

    Meten e paska perdorur Sala si leve proruse?

    1. aua says:

      Po !! Dhe i ke rene kokes !

      1. adi says:

        E di kush eshte nje nga te keqiat me te medha te rilindjes.
        Aroganca , duke qene te bindur se shqiptaret per nga inteligjenca nuk ndryshojne nga majmuni.
        Shiko ca tallje qe I bejne keta inteligjences se shqiptareve:
        Askund ne artikull nuk duket qe Trump ta kete graduar kete tipin kinez. Bile duket qarte qe Trump e ka percjellur. Ka aritur niveli i gazetarise rilindase qe I del fjala cim pekes dhe ketyre jo.

  2. fshatari pafshat says:

    Me nje fjale PS fiton bindshem, te dielen. E sjell Yee rezultatin e EXITPOLL-it. Ndersa PD, pas zgjedhjeve, do te marre leksione per mundesine e qeverisjes demokratike – pas kater vitesh. Nuk dihen fati i Zi apo i Bardhe i Metes dhe Berishes ?!. Po kjo nuk do te thote se YeeYeeYee, Rama dhe Basha nuk e dine, ose, e kuptojne.
    Cfare rastesie: Vucic behet president, zgjedhjet Kosova, zgjedhjet Shqiperia, formohen qeverite, te gjitha ne nje dite!?, dhe, i deguari afatgjate, special, i Putinit ne Ballkan, ai Petroshovsi apo si e ka mbiemrin?!!!!!!!!!!!!!!!!1 .

  3. capi dhia says:

    Lavdi shokut ENO BOZGDO dhe bashkeluftetareve te tij qe: per pak sa nuk e dhane jeten ne luften kunder imperializmit Amerikan qe udhehiqet nga armiku TRUMP. Lavdi. Amen.

  4. Xen deledashi says:

    Ama edhe ju merrni për bazë shkrimet e RD !
    Skini me ça merrni me duket

  5. Oni says:

    Bravo! Administrata te konsoliduara me zyrtare te pjekur, jo si ke ne me femije. Sidomos vitet e fundit ku pervoja quhet mekat. E ardhmja e Shqiperise eshte jo e mire mjaft te shikoni administraten… tung

  6. boom says:

    A ishte ky ai qe ishte blere me parate e droges?

  7. Lili says:

    Pas cdo deklarate anti VV te qeveritarve amerikan,VV fiton poena.Pra heren tjeter VV fiton pa nevoje koalicione,se sot shqiptaret po kuptojne se 27 vjet demokraci kot si ne shqiperi e 18 vjet pas luftes me nje gjendje si kjo qe kemi ne kosove eshte produkt i perkrahjes amerikane per njerezet qe shiten Atdheun e tyre per interesat e lobbive te huaj,po jo per interesat e shqiptareve e kombit shqiptar….Pra eshte ne duarte e Amerikes me vazhduar kete ´perkrahjé for the wrong ones a jo. Po fundi i dihet,e nuk eshte aspak ne favor te stabilitetit ne qofte se vazhdojne keshtu,ku edhe po t’i bejne bashke ´armiqté alla pd ps apo pdk ldk prape nuk arrihet asgje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje