Si do të reagonit nëse një person i armatosur do t’iu kërcënonte me thikë?
Me siguri që, do t’iu zinte paniku dhe nuk do të dinit çfarë të bënit, por ky oficer policie në Tailandë ka dhënë shembullin më të mirë të ruajtjes së qetësisë dhe neutralizimit të situatës pa gjakëderdhje.
Kur një person i armatosur me thikë hyri në rajonin e policisë në Huay K*ang, ai u prit me krahët hapur nga oficeri Anirut Malee.
Agresori 45-vjeçar kërcënon me thikë, por Malee duket mëse i qetë, teksa përpiqet ta bindë që t’i japë thikën.
Kur ai bindet, oficeri i policisë e merr dhe e hedh tej armën, ndërsa përqafon agresorin. Pas kësaj, agresori ulet në karrige dhe duket se falënderon oficerin e policisë.
Sipas Malee, “Agresori ishte një muzikant, i cili kishte punuar si truprojë prej disa ditësh dhe nuk ishte paguar. Veç kësaj, i kishin vjedhur edhe kitarrën dhe ishte tepër i stresuar.”
Malee i tha se kishte një kitarrë dhe mund t’ia jepte, si edhe e ftoi për darkë. Më pas, agresori i paidentifikuar u dërgua në spital për një vlerësim të gjendjes së tij psikologjike, ndërsa ndaj tij nuk janë ngritur akuza.