Armando Sadiku pritet që gjatë kësaj merkatoje vere të transferohet në Izrael te skuadra e Maccabi Haifa.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Zurichut, është vënë në shënjestrën e klubit izraleit që pas paraqitjes fantastike që Sadiku bëri në sfidën mes Izraelit dhe Shqipërisë duke shanuar një du golësh spektakolar.
Sipas mediave izraelite, kjo është java vendimtare në të cilën Maccabi Haifa do të vendos për të plotësuar apo jo kushtet ekonomike që kërkon skuadra zvicerane.
Kërkesat ekonomike për pagesën e Sadikut janë të pranueshme, por problem mbetet shuma që kërkon Zurich.
Në rast se dështon ky transferim, atëherë në pritje të lojtarit është skuadra tjetër izraelite Hapoel Ber Sheva.