Te Partizani i sezonit të ri ka patur shumë largime por Lorenc Trashi është gjithmonë aty i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e kuqe me paraqitjet e tij në fushë.
Mesfushori 25-vjecar i cili është pjesë e Partizanit që prej vitit 2014-të, i bëri analizë përgatitjeve të 15-herë kampionëve gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që shfaqi të gjithë besimin se Partizani i ka mundësitë për ta eliminuar skuadrën bullgare të Botev Plovdiv për të siguruar kualifikimin në turin e dytë të Europa Leagues.
Pavarisisht largimeve të lojtarëve të rëndësishëm, si Torassa, Ekuban, Ramadani e Cektovic, Trashi është optimist se ky Partizan i ka mundësitë të ketë një rrugë të ngjashme me atë të vitit të kaluar në kompeticionet europiane.
Eksperienca e fituar një sezon më parë është një plus i madh për Të Kuqtë e Starovës, edhe pse mesfushori nuk i krahason kurrësesi bullgarët e Botev Plovdivit me hungarezët e Ferencvaros-it të cilët Partizani i eliminoi vjet në turin e dytë të Championsit.
E ardhmja dhe titulli kampion, Trashi nuk fshihet dhe e di se cfarë kërkon.