Në një qendër votimi me numrat 15/61 në Kamëz, procesi i votimit nuk është hapur ende, pasi në komision mungojnë 3 anëtarë të tij, përkatësisht nga Partia Demokratike 2 persona të caktuar për të qenë në komision dhe 1 person tjetër nga Partia Republikane.
Komisionerët e ndodhur aty tashmë treguan që po presin kolegët e tyre dhe hnuk dihet arsyeja e mos paraqitjes së tyre.
Ndërkohë, një incident tjetër është shënuar në Himarë ku votuesit nuk gjejnë emrat në listat e votimit dhe kjo ka sjellë konfuzion dhe sorollatje në më shumë se katër qendra votimi.
Gjithashtu incident ka pasur edhe në Dibër ku prej natës së mbrëmshme ka humbur vula dhe pritet zëvendësimi i saj.
Deri më tani këto probleme janë të zgjidhshme, përjashto incidentin e mbrëmshëm në Sarandë ku një komisionari i janë djegur tre makina në oborrin e shtëpisë.
Kujtojmë që këtë vit të drejtë vote sipas të dhënave zyrtare janë plot 3.452.260 shqiptarë, por mbetet të shihet nëse do votojnë të gjithë.
Mësohet se janë angazhuar 7 mijë forca policore, për të garantuar procesin zgjedhor
UN; di me 100% të sigurt, se numri i votuesve në lista, është e bazuar nga gjendjet civile.
Kjo, pasi edhe dy prej fëmijëve të mi, që banojnë në Amerikë, (një prej tyre i lindur në Amerikë, pra është edhe shtetas amerikan), i kanë emrat në lista si votues.
Pra, të gjithë ata shqiptarë jashtë Atdheut, ligjërisht prej moshës madhore si të tillë, e kanë emrin të përfshirë në lista votuesish.