Sekretari i Qendrës së Votimit Kolanec në Maliq, Meti Koçiu, ka denoncuar në polici kërcënimin verbal që i është bërë sipas tij nëpërmjet telefonit nga ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi.
Sipas Koçiut gjithçka ka ndodhur pas debatit që ai ka patur me disa militantë socialistë për çështjen e blerjes së votave në zonën e Maliqit.
I kontaktuar nga “News24” lidhur me këtë denoncim, ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi nuk ka dashur të shprehet, duke e cilësuar këtë “një deklaratë ordinere”.
Në përgjigje, Peleshi është shprehur:
“Reagim për një deklaratë ordinere?? Jo”.