Disa ore me pare, pasi ishte mbyllur procesi i votimit, strukturat informatike te KQZ-se nuk ishin te aksesueshme nga publiku (duke filluar qe nga faqja kryesore e KQZ ne web). U raportua me pare per nje sulm te organizuar, lexo ketu per me shume, dhe nderkohe faqja e KQZ-se rihapet ne web.
Kontaktuam prane AKSHI, agjencia shteterore pergjegjese per pjesen me te madhe te infrastrukturave shteterore te IT-se, per te kuptuar cfare po ndodh dhe nese po merren masa per te mbrojtur strukturat shteterore ne teresi dhe ato zgjedhore ne vecanti. Ky sulm i mundeshem paraqet nje interes te vecante, sidomos po te kemi parasysh debatet ne USA per mundesine e hackerimit te sistemit zgjedhor amerikan nga hackera ruse, debatin qe u mbajt ne France perpara zgjedhjeve presidenciale, por dhe debatin vendas mbi mundesine e realizimit te sistemit te votimit/numerimit ne format elektronik, debat ky qe u sponsorizua ne vecanti nga Lulzim Basha deri ne naten e marreveshjes se 18 majit.
Nga AKSHI na thote se ka ndodhur nje sulm i tipit DDOS, te permasave goxha te medha, dhe qe ka qene i perqendruar ne serverat e KQZ-se por qe ka dhene pasoja te ndjeshme ne tere infrastrukturen e AKSHI-t per shkak te permasave te sulmit. Aktualisht sulmi eshte neutralizuar dhe mund te themi qe jane marre disa masa. Kjo eshte realizuar nepermjet bashkepunimit te AKSHI-t me ISP-te vendase me te cilat AKSHI eshte i lidhur ne internet. Kjo shkeputje nuk demton aksesin ne faqet publike vendase, ose me sakte mund ta demtoje ne nje mase shume te lehte. Nderkohe po analizohet logs-et e sulmit per te pare mundesine e masave te metejshme.