Botuesi i mediave Mapo replikon me ish-ministrin e Jashtëm demokrat, Besnik Mustafaj që kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës
Miku im Besnik Mustafaj, në nxitim dhe panik të pazakonshëm, i kishte kërkuar që sot dorëheqjen Lulzim Bashës për rezultatin e dobët në zgjedhje.
As që i dyshoj qëllimet e mira të këtij njeriu të mirë dhe me vlera në jetën publike, por jam kundër gjykimit thellësisht jopolitik të situatës, kontekstit dhe liderit Lulzim Basha.
Po, është e vërtetë, Lulzim Basha nuk arriti ta sjellë në pushtet PD-në brenda një mandati opozitar, po kush nuk e dinte këtë. Vetëm budallenjtë!
Së pari, është shumë e rrallë, madje aksidentale, që qeveria në fuqi të mos e marrë një mandat të dytë për performancë apo inerci, inerci apo performancë, nuk ka rëndësi.
Së dyti, kush mund t’i kërkojë sot llogari Lulzim Bashës për rezultatin, kur ai u bë zot i veprimeve të veta vetëm së fundmi, jo më pak se pesë-gjashtë muajt e fundit. Vetëm maskarenjtë do të ishin ata që do ta kërkonin këtë llogari, kur ai u bë lider i vërtetë i partisë vetëm këto muajt e fundit.
Së treti, kush mund ta llogariste që kontributorët e humbjes së vitit 2013, deri para disa javësh, protagonistë të luftës opozitare, nuk do kontribuonin bindshëm edhe me humbjen e thellë të 2017-ës.
Ky është konteksti, të cilin miku Mustafaj e neglizhon.
Po ashtu, diçka e madhe e strukturore ka ndodhur në spektrin politik së paku prej 20 vitesh: tripolariteti, LSI dhe figura e Ilir Metës në politikën shqiptare, të cilin Lulzim Basha as është përgjegjës që e shkaktoi, as mund të jetë herkul politik që ta zhbëjë.
Prezenca e LSI në spektrin politik duhet të menaxhohet.
Mesa duket është e qartë tani e tutje se pa LSI-në nuk mund të ketë rotacion politik kundrejt të majtës as në të ardhmen.
Pikërisht tani kur Lulzim Basha po formëson identitetin e tij politik, profilin e tij dhe stilin e tij, ai nuk mund të ndëshkohet, ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë korrigjime, por assesi të tërhiqet.
Sigurisht Partia Demokratike ka nevojë për një proces, spektri i djathtë ka nevojë për një strukturim përtej PD-së.
Partia Demokratike duhet të jetë parti korrentesh e nuancash dhe jo një parti unicentrike.
Por për të gjitha këto ka kohë: një proces i hapur primaresh brenda PD dhe të djathtës duhet të zhvillohet në një koncept federues si qendrat e djathta të shumë vendeve perëndimore, duke braktisur modelin unicentrik të deritashëm të Partisë Demokratike, që mund ta realizonte një lider karizmatik dhe historik si Sali Berisha, por që fatkeqësisht e aplikoi me naivitet Basha.
Për të gjitha këto ka kohë dhe analiza sapo ka filluar.
Por në këto ditë, kur të gjithë duan të shikojnë difektet dhe paaftësitë e Lulzim Bashës, unë dua të rendis disa merita të tij, jo të pakta, jo të thjeshta për t’u arritur në një kontekst të vështirë politik si Shqipëria.
Së pari, Lulzim Basha është lideri më i besueshëm politik i të djathtës për partnerët perëndimorë, SHBA dhe Gjermania.
Së dyti, ai i solli Shqipërisë një standard të ri me luftën e fituar për dekriminalizim.
Së treti, me luftën e tij për reformën në drejtësi, krahas faktorëve të tjerë, ai e përmirësoi dukshëm këtë proces dhe e rriti besueshmërinë e tij për të gjithë shqiptarët.
Kurse me marrëveshjen Rama-Basha, edhe pse humbi vetë shumë në planin taktik dhe brenda partisë, ai i dha një kontribut të madh Shqipërisë, duke themeluar plotësisht bashkë me kryeministrin, zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke hequr kriminelët nga politika dhe fushata, duke mbajtur administratën larg përdorimit politik në zgjedhje, duke na dhënë një fushatë evropiane.
Kjo sakrificë në planin partiak dhe personal, për interesin publik, duhet të jetë një meritë publike dhe jo një kosto për figurën dhe të ardhmen politike të Lulzim Bashës.
Për të gjitha këto arsye, Basha është figura politike më me vlerë e opozitës.
Ai ka arritur të bëjë shndërrimin gjeneracional në politikën shqiptare, ai ka arritur të imponojë një kulturë të re politike.
Si i tillë, ai është një aset për politikën dhe të djathtën shqiptare.
Madje është aseti kryesor.
Kundërshtarët e tij janë dukshëm pa vlerë.
Ata do të ishin një fat më i zi për të djathtën shqiptare.
Sigurisht ata duhet të jenë të pranishëm, duhet të kenë rolin dhe proporcionin e tyre.
Por rivalizimi me Lulzim Bashën, pasi janë përgjegjës për humbjet e të shkuarës dhe kontribues për humbjen e sotëm, është një miopi.
Dhe së fundmi, Lulzim Basha ka shumëçka për të ndryshuar në profilin dhe aksionin e tij. Sigurisht që katër vjet përvojë si lider i opozitës dhe si djalosh i ri 43-vjeçar që është, i kanë dhënë një përvojë të çmuar për të qenë i qartë dhe i vendosur në veprim; për të mos pasur ekuivoke në ideologji; për të pasur sensin e masës dhe realizmit; për të krijuar dhe rritur netuorkin; për të partnerizuar me luajalitet me partnerët kombëtarët dhe ndërkombëtarë.
Të prodhosh një lider politik nuk është e lehtë për një parti, për një krah politik, për jetën politike.
Vazhdimi i Lulzim Bashës në politikë dhe në krye të opozitës është një interes publik i dorës së parë.
Të gjithë për parim mund të fillojmë të jemi nga sot opozitarë.
Të opozitës euro-atlantike të Lulzim Bashës.
Ja dhe katnari prej Labinoti qe e nxori koken. Po ky qe i vogel i kishte fotot me xhaxhin. A ka me punist se ky qe kerkon te haje ne dy canake. Kete eshte per ta kallur ne burg per demet qe beri me reformen ne arsim dhe me arsimimin e studenteve qe kalojne nga UET.
Nuk ka perse e jep doreheqjen Basha . Te priten zgjedhjet ne parti ku te krijohen mundesi reale per konkurim (duke menjanuar 100% ndikimin e z. Berisha , dhe duke inkurajuar pjesemarrjen e politologve te rinj) ) . Thelbi i konkurimit te jete : “Cilat jane rruget per reformimin e Pd-se ?” Pd-ja nuk duhet analizuar vetem per periudhen e fundit , por per gjithe veprimtarine e saj paskomuniste . Etj , etj .
Çili po tejkalon edhe nexhnije hoxhen edhe Vito kapin edhe lenka çukon – bastard !
Kjo eshte perverse !
Listen e beri vjerri dhe kunati TURP !
Te iki ne arrati si derdimen – kaq dhe nuk e mbron dot as ZOTI jo çilushet !!
Bravo.
Hajri (Henri) Ciljeta (Cili) e festove Fiter Bajramin? Nje Hajri si puna jote vetem ramazon dhe bajrom mund te komentoje, fushat e tjera jane jashte fushes se ekspetrizes tende.
PD duhet ta beje dikush tjeter dhe jo Basha. U provua disa here si minister, si kryetar bashkie, si kryetar partie dhe deshtoi me sukses.
O lereni filozofine boll me. PD dihet qe gjithmone ka fituar fale dhunes, Basha humbi sepse nuk ishte i dhunshem si babai i tij shpirteror Saliu. Basha ishte nje miks, donte te fitonte me pak dhun e me shum brockulla, por si duket truri i tij si levozhge arre nuk ishte i afte. Pra me mire do te kishte qen strategjia qe PD din me mire, dhuna. Saliu qe nga 1991 ka dhen shembuj se si ka vrare e ka shitur kete komb per hir te karriges se tij. Kete here humben se PD kurr nuk ka qen demokratike ne realitet per vec emrit. Sot shqiptaret nuk votuan me frike por me qytetari. Votuan kush punon per kete popull, qe ashtu sic e la PD veshtire te sherohet per 4 vite. Ndoshta PD mendoj te perdorte LSI qe me dashuri dhe qetesi te rrenonte PS, por ja qe edhe Muta na doli nje kokerr injoranti qe degjeneroj ne ditet e fundit kur pa se po i ikte prej duarsh pozita e partise pyke qe luante peshoren kurve. Pra Fundi i tyre quhet Vettingu tani syte nga PS qe sot ka rastin me te mire te tregoje se sa vlen se kurre me nuk do ti vije ky okazione ne jete.
Z.Çili keni plotesisht te drejte.Per te gjitha aresyet qe ke permendur L.Basha nuk mund te terhiqet pikerisht tani kur filloj te mesoj te beje politike.\
Vetem dua te theksoj nje te mete te madhe ne prezantimin e programit ekonomik te PD ku L.Basha pretendoj se ishte me i miri(ne fakt vetem ai kishte program ekonomik).Duke qene se punoj ne nje kompani me mbi 80 punonjes natyrisht eshte diskutuar edhe programi ekonomik i PD.Asnje nga punetoret qe perbejne shumicen dermuese te votuesve nuk kuptonte se cfare perfitimi do te kishte pikerisht ay nqs PD do te ulte tatim fitimin nga 15% ne 9% dhe po kaq taksen mbi page kur kjo e fundit pothuajse nuk i prek fare ata.Dy pronare shoqerishe qe kemi afer ishin vene ne listat e deputeteve e kjo perkthehej per punetoret se paskan vendosur ti ulin taksat vehtes se tyre.Nga ana tjeter nuk duhet te premtosh ne ajer se do ulesh taksat per biznesin e vogel kur 80 % e tyre nuk kane takse fare.Ulja e taksave duhej shoqeruar me spjegime per pasojat qe ka ekonomia dhe per pasoje xhepi i punetoreve.Ata jane shumica aktualisht
Ke plotesisht, te drejte,Henri edhe une mendoj qe Z. Lulezim Basha duhet te vazhdoje te jeté kryetar i PD-se dhe se bashku ta cojme perpara PD-ne dhe demokracine e Shqiperise,te luftojme kunder Erdoganit te Shqiperise! Rrofte Republika e Re
Cili esht deformimi tipik i katunarit me fytyr te verdh i paushqyer pavarsisht se cfar esht sot. Ti mjeran qe na jep dhe mend ben mir ta kthesh koken nga labinoti ku je rrit me dhi se kur flet ti na hap zorret. Plehr e ndyr kur te ecen dhe ty fjala. Rama humbi mijra vota prej teje.
O naim po te therras me emrin e vertete se ky emer qe ke tani nuk te shkon se eshte per mbreter dhe jo per katunar si puna jote nga labinoti.Ke ngelur kurve dhe e dredh sipas interesit po te njofim kush je deri dje mroje sali pleren o KURVE.
O Naim o deformim i njetiut te sotem te keq qe e more ndertusen Suma dhe e bere deputete. O fshatar qe vdes per fshatare e i fut ne kuvend. Qe do e pesoni nje dit kjo sdo mend po ceshtje kohe esht.
Mendimi I’m : PD ( Berisha ) ka abuzuar kaq shume me shqiptaret sa qe kurr s’vjen ne pushtet sa te jete Berisha padishah ne PD .Asnje pergjegjesi s’ka Basha .PD totalisht duhet pastruar qè te behet e besueshme per shqiptaret
Ky labinotsi, nuk eshte kaq budalla sa duket me kete shkrim, por e ka provuar shume here gjate karieres se tij qe di ti llustroje cizmet e padroneve te tij, me shkathtesine e fshatarit qe ka nuhatje me te zhvilluar se te tjeret per qytetin. Inteligjenca e tij eshte qe kap ne ajer mendimet e shefave.
Sa te kete idiote te tille nuk bene hajer Shqiperia,vazhdimi ne S(T)ALINIZEM me force dhe vullnet te hekurt nga PD ,mbrojtja e familjes Se karaxhixhit eshte dhe do jete fundi i nje klike antishqiptare .Luli vocerr ushtar besnik por edhe idiot servil doli nga politika Shume shpejt.
Refuzoj te lexoj artikullin. Mjafton …EUROAtlantike…..autori ka shum probleme memorie .PD . Dhe Cili mund te jen shum….. por jo Euroatlantik………. z.Henri fam.berisha e Salvo ..PD e beri detyren edhe per4 vjet…dispiace per TE…???
Problemi me i madh eshte se ca si ky bejne politikat e arsimit ne lidhje me shkollen e larte ne Shqiperi dhe me zgjedhjet e fundit sahanlepiresit et Edit do te vazhdojne te lerojne ne kurriz te popullit te paditur duke shitur “dije”. Shanset te behet Shqipera dhe keto 4 vjetet e ardhshem mbeten te uleta… na duhet nje Makron dhe jo nje batutaxhi pa projekt ekonomik te bindshem. Uroj t’a kem gabim per Edin, se per Cilin jam 1000% i sigurte ne pafytyresine e tij fshatarake.
I dashur Henri, Ti mirë e ke në planin moral dhe frymëzues, APO MERAKU INTELEKTUAL PËR OPOZITËN, por Luli ka problem me personalitetin si DREJTUES.Ai nuk din të punojë në ekip.Eshtë njeri që nuk mban fjalën, tip mashtruesi. Tip i ftohtë zyrtari, nuk është popullor aq sa të bjerë edhe në nivelin e njeriut të thjesht puntor.Duke qënë se mban ngjitur pas vetes vetëm një garniturë shërbëtorësh, ngado që ka shkuar, përfshi këtu edhe kunatin, dyshoj se është një njeri i korruptuar.Kur ka arritur, në raste të veçanta, të shkëputet nga Berisha, i pëlqen vetem mendja e vetë, të cilën e ka katastrofë.Ka simptoma të theksuara të delIrIt të madhështisë.