Torobell, në Korçë i thonë një budallai pa drejtim! Por që të na vinte nga Zagrebi një torobell Kosove dhe të na fyente se: “Ne nuk ditkemi të votojmë”, kjo të lë vërtetë me gojë hapur! Torobellët dhe Torobelli, prej shumë kohësh sulmojnë qeverinë e nganjëherë dhe opozitën, por kurrë bandën e “Lavjerrsit” dhe hajdutëve e kriminelëve të vërtetë.
Me disa artikuj të paguar, me të njohur dhe nga ai vetë, Torobelli na tregon se paskemi votuar qeverinë e drogës dhe të krimit, pra atë të zhgënjimit. Në fakt Torobelli jeton në Zagreb dhe tani ka ca kohë që sillet qark si gazetar dhe na tregon se, nuk është ai që mendon kështu, por një revistë gjermane dhe një gazetë austriake, që me shkrimet e tyre, na paskan “marrë në qafë” duke na e nxirë keq imazhin. Natyrisht torobella ka dhe gjerman, austriak, italian dhe kroato-serbo-kosovar… e as që i preket një “fije nderi” Shqipërisë nga lloji i tyre.
E vërteta është se, për ne rëndësi kanë partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë inkurajuar, iniciuar dhe përshëndetur të gjitha reformat e qeverisë aktuale, si ajo territoriale, e drejtësisë, e arsimit dhe luftën e paprecedentë ndaj informalitetit si: vjedhjeve të energjisë sikur të ishte mall pa zot, vjedhjeve të pronave dhe ndërtimeve pa leje, duke e kthyer vendin në “xhungël” dhe luftën bashkë me partnerët, me krimin dhe drogën. Sipas gjykimit tim, këto nuk quhen zhgënjime në sy të shqiptarëve, e në gjuhën shqipe këto quhen ndryshime, pra… shpresë!
Torobelli duhet ta dijë, se shteti i Lazaratit nuk prodhonte vetëm drogë, por ishte një sfidë e turpshme ndaj qeverisë së “Qoftëlargut” dhe një njollë e zezë për Shqipërinë. Nëse Torobelli dhe torobellët nga diaspora mendojnë se, një qeveri duhet të shkuli metastazat e krimit në më shumë se tre vjet, atëherë Merkel duhet të i’a lërë vendin kësaj qeverie, që të pastroj Gjermanin nga tonët e kokainës dhe heroinës.
Torobellat e kuptojnë shumë mirë, sepse nuk është ky qëllimi i tyre. Është urrejtja ndaj Edi Ramës, sepse ka “ndërhyrë” në punët e brendshme të shtetit pa flamur të Kosovës, duke folur në mes të Beogradit për çështjen kombëtare dhe për këta “atdhetarë” quhet “arrogancë”! Në fakt kosovaro-shqiptarët duhet të votonin sa për sy e faqe dhe ta falenderonin Ramën, sepse ka mbrojtur si askush tjetër në të gjitha rangjet diplomatike të drejtat e kombit shqiptarë.
Për njerëz të lexuar siç na hiqen torobellat, diplomacia është punë e vështirë për një politikan, nëse nuk je diplomat dhe artist. Torobellat, Skraparat, Buzhkalat e bukshkalët, janë të mikluar dhe gudulisur në prapanicë për të cicëruar, sepse padrejtësisht janë shtetas shqiptarë-antishqiptarë! Them antishqiptar, sepse thirrjet e tyre për të mos votuar Ramën dhe fyerjet duke na dhënë mend se, paskemi gabuar duke votuar qeverinë e zhgënjimit, nuk janë në të drejtën e tyre, por në mllefin dhe inatin e të poshtërve.
Mos u tallni me veten tuaj dhe analfabetizmin matemetikor që ju turpëron si shkencëtar, askush nuk e ka braktisur qeverinë, sepse në Shqipëri zotrinj Toro nuk janë as 2 milion e 4oo mijë votues dhe 45.16% nuk është për këtë numër votuesish, por për 3 milion e 500 mijë votues dhe që të flini të qetë me ëndrra braktisje, në votime kanë marrë pjesë afro 70% e shqiptarëve, që jetojnë e punojnë në Shqipëri, një numër spektakolar, që do ta kishte zili çdo vend në Europën e sotme. Do ishte më i lartë, nëse të dëshpëruarit e PD, të zhgënjyer si ju torobella, nuk do e kishin braktisur partinë e tyre, duke mos gjetur alternativë politike në interes të tyre.
Shqiptarët nuk janë torobella, janë të mençur shumë më shumë se ju dhe ndoshta kanë menduar si shqiptarë në vendin e tyre, në të drejtën e tyre, pa u ndikuar as nga nëna dhe as nga babai, e jo më nga budallai si soji i juaj… në verdiktin që do merrnin duke votuar. Shpresën e shqiptarëve nuk mund të na e ktheni në zhgënjim, ju torobella të zhgënjyer, se nuk fitoi partia, që i’u paguan për të nxjerr vrerë dhe helm, si mjet për ta kthyer dhimbjen e humbjes në forcë!/
Hallall zoti Bala
O torrobell Anri.Sigurisht qe nuk di aritmetike.A ka me 1 milion shuplaka? kete me thuaj.Prit te mbyllen kutite dhe flasim.Nje gazetar tifoz i nje partie e ul vleren e profesionit nen ZERO.Turp, Turp, Turp
Ti mo Xhulio i zgjuari, kur rrihesh me dike heren e pare duhet grushti i fuqishem 1 miljon, pastaj pasi e shef qe tjetri po bie ska nevoje me per 1 miljon por edhe me grusht me te lehte e rrezon… a e more vesh? Nuk presm neve Buzhalat apo bezhdilat te na japin mend..
Leh… bravo leh fort se nga lehja juaj popullit i hapen sytë dhe voton gjithnjë PS…mos e ndërprisni të lehurit edhe pse ju dridhen dhëmbët nga nervat ?
Anri: Mss u lodh veten me keta filo serbet e Kosoves Toro&Buzhala and co.
Mire ua ke bere plehrave. Jane disa nga ata qe e mbajne veten me te dijshem se shqiptaret e Shqiperise! Meqe kane punuar si gastarbajter ne Zvicer dhe Gjermani, kur Shqiperia mbahej e mbyllur nga Enver Hoxha. Por kane harruar shprehjen “katundar o bre burre, me te rrjepe 7 lekure, qytetar s’behesh kurre”. Edhe keta megjithe vitet qe kane ne Zvicer dhe Gjermani prapeseprape mbeten te trashe dhe te pazhvilluar.
FORCA ! Mendimi, perkushtimi, pergjegjesia ndaj vendit dhe popullit, ai fitoi dhe ai do fitoje. Ata qe kane shtepine ne Holande, Beograd apo ai qe e ka shtepine ne Tirane por kompanite e diamanteve ne Kongo, shkurt Esattoptanerit, vdekjen kane per te gjetur mbi ate truall shekullor. Vjen nje kohe dhe shlyhen te gjitha mekatet qe ke bere ashtu si beri dhe ILiri apo Saliu. Vonon, por nuk mungon. FORCA Shqiperia, per t’ju bashkuar familjes madhe europiane, per mireqenie, begati, dhe krenari per vete dhe gjithe te tjeret. Zagaret rrugeve rrine dhe do lehin, por me nje te tundur kembet, nuk do dine se ku te futen.
Po ku jeton ti mor idiot i mjere. Ne hene a ne mars. Nese ka nje gje qe nuk duheta hapesh ate kamare, qe duhet te ishte goje dhe qe qelbet si vrime haleje, eshte droga, qe nen rilindjen e mafies mbuloi tere Shqiperine dhe Lazaratizoi cdo cep te ketij vendi. Me miliardat e droges u blene edhe votat me te cilat gezohet sot timonieri i madh, shoku Mao Rama e rotvailera si puna jote qe gezohen se do te hane ndonje kocke nga gostia e madhe. Koncesione pa fund. Tepsine e keni vetem tani. Po te drejte keni ti hani te gjitha perderisa delet, qe i mjeruat akoma me shume ne kater vjet, ju dhane dinjitetin per nje these miell. Sa me shume t’i mjeroni aq me lehte do t’i blini prape pas kater vjetesh.
Big like,Anri.