Më shumë e ka përmendur emrin e Noriegës Sali Berisha, sesa familjarët e ‘të ndjerit’.
Gjeneratat e reja as nuk e dinë (bile as që u intereson) se Noriega është i vdekur.
E marrin për një mafioz që s’ka çfarë i bën kush se i ka blerë me paret e drogës krejt dynjanë.
S’ka ditë të Zotit që nuk ia ka lëkundur eshtrat në varr, deri sot kur ‘Noriega’ ia ktheu ashtin e shpinës Sali Berishës dhe u kthye përgjithmonë në varrin e tij.
Kur ‘luan’ me lugetër e me emra të vdekurish, normal që do të përfundosh i ftohtë si vdekja dhe i trishtuar si fantazma që s’pajtohet me vdekjen e tij.
Sot kur gati krejt populli shkuan mbas ‘Noriegës’ , Sali Berisha s’mund ta quaj popullin ‘i droguar’ që shkon mbas një ‘Noriege’ ose ‘popull psikopat’ që shkon mbas një ‘psikopati’ prandaj më së miri po i bie të ndahet nga ‘Noriega’ dhe ta gjej një emër tjetër si zëvendësim për emrin e Edi Ramën.
Në fakt, vetëm Amerika (dhe aty këtu ndonjë kokë) e ka kuptuar mesazhin se pse Sali Berisha e quante Edi Ramën bash ‘Noriegë’ e nuk e quante me ndonjë emër tjetër, kur ka plot zgjedhje emra kriminelësh.
E ka quajtur Edi Ramën ‘Noriegë’ për t’i thënë Amerikës, se ‘unë e di’ se përveç ‘kriminel’, Edi Rama është edhe agjent i juaji, siç ishte Noriega, edhe kriminel, edhe agjent i CIA-s, për tri dekada e kusur.
Një herë agjent-përherë agjent, po nejse, e di bashkëvuajtësi Sali Berisha, të cilit Amerika ia deshfroi ‘Noriegën’ pak si me vonesë ?
P.S. Mos e ngacmoni humbësin.
As s’është kulturë, as s’është fer.
Fituesit heshtin (buzëqeshin pak, pa i zhveshur dhëmbët) dhe prandaj duken madhështorë.
KIMETE NJEHERE U PRISHA ME TY.
TANI KERKOJ QE TE NDREQEMI, KUPTOHET VETEM NESE DESHIRON.
E FORTE JE, DESHIROJ QE E TILLE TE MBETESH.
Si u prishe ? Ne çkuptim ?
Shpjegohu se shqipja është e ngatërruar
Nuk mendoj une sic mendon ti Taqka.
Ne mendime nuk jemi pajtuar, pak jemi acaruar dhe jemi hidheruar.
Bravo Kimete. Si gjithmone e njeh shume mire realitetin shqiptar. Pergezime!
Oj Kimete Birisha, fort po i lakon sharjet e Birishes per Ramen, a thue se po dalin nga goja jote! Tash po don me e rregullue me Ramen ? Ne ktu n´Shqipni nuk e marrim per sakllam bac Birishen tand sepse e dim mir kush asht e kush e ka pjell kush ka qene kush e solli e kush e mbajti ne pushtet e ku do t´perfundoje.
Ik oj Kimete e baj njat makiazh se s´jan pun per ty kto. E tash po t´masakrojne me komente qi ste duhet vetja ma per gja.
Ramen e do Zoti dhe shqiptaret, se nuk asht gojepismuti dhe kriminel si baca jot Birish i shpellave.
Prap Rama ste dhjet tu ad ka nevoje per shkrimin tend
Le ne merua qe te nxjerr me ate foto te shpifur.
ja doli prape kjo bobobobo..kokrra katunares me fuston te kuq e me taka n’venezia..qija motren ksaj pune
Me pamjen dhe emrin dukesh ne rregull,por…..ke probleme me mbiemrin.Mendoj do te ishte me mire qe ti leme si fituesit dhe humbesit kohe qe te reflektojne per ckane kaluar dhe cfare presin prej tyre.Ne shtepine e te varurit nuk permendet litari….
Znj.Kimete! Me vemendje kam ndjekur shkrimet e tua dhe janeshume brilant.
Sa i takon atij shkrimit negativ ndaj Rames, jam dakord sepse ai njelloj mendjemadhesie e ka
madje edh te spikatur,vecse duhet thene qe tani per tani ai eshte me i miri mes gjithe
“udheheqesve” tane.
Mos u trishto nga ndonje koment jo ui pelqyeshem. Ti i jep sharm edhe vete
gazetes Tema qe une e ndjek vijinesisht. Faleminderit.
Kimete pasi lexova konstatimin tuaj, qe nga njera ane, i drejtohet nje kali tashme te ngordhur, dhe nga ana tjeter, ne menyre jo te drejtperdrejte elozhon Edi Ramen, mu desh te ndaloj pak dhe te rimendoj nese jeni ju, qe para disa kohesh, me nje menyre fare te sinqerte, pershkruat nje perplasje aspak te kendeshme, qe ti ne menyre aksidentale, ose jo, nuk ishe pershendetur nga Edi Rama. Dhe me te drejte, ose jo, e parashtrove kete sjellje aspak te hijshme, te pakten te nje burri ndaj nje gruaje, dhe me tutje ndaj nje personi te njohur publik, ku harbuteria dhe mungesa e fineses, ju shtyu juve te reagonit.
Pikerisht sot ne menyre te panevojshme dhe ” indirekte ” ne dukje, por fare direkte ne kuptim, i ben Rames nje lloj zaslloni te panevojshem, ndoshta e influencuar nga strecet dhe tutat qe ai perdori ne fushate duke imituar basketbollistet e NBA, nje ender e vjeter e tij per tu bere basketbollist, por qe nuk u realizua ne te ri. Mesa duket arroganca dhe harbuteria e tij, e kryen efektin tek ju, dhe ju e keni marre ate si nje shenje seduce-lleku, dhe pikerisht ketu gabove ose fitove, sepse shume nga ato vajzat e bashkise qe sot vetem me urdher te tij, dalin neper podiume, dhe mundohen te shkelqejne dhe te duken te afta, pasi nuk i njeh njeri, dhe eshte vetem ai qe vendos nese ato duhet te behen shefe, drejtoresha, deputete, dhe kostua ne keto raste eshte fare e ulet thjesht perdorim dhe percmim, pa guxuar te hapin njehere gojen.
Nese do te ishe menduar dy here dhe do ti kishe qendruar shkrimit te pare, me gjithe deshiren per tu prononcuar, do te kishe menduar me korrektese shprehjen qe ” fitimtari nuk gjykohet “, do kishe lene penen dhe do te kishe menduar nje teme tjeter, se sa kete shkrimin e sotem qe padashur te rreshton tek, shefet dhe drejtoreshat e bashkise, por qe nuk i thote asgje publikut, sepse tymi i produktit, mbetet po aty ne nargjilete e Tiranes, Athines, Romes e Amsterdamit, pa guxuar ta mohoje askush…..
Kjo gazetare eshte Ban analize aq sa ja pret hamendja, her pro rames her kunder, apo her pro berishes her kunder, sja ka nevojen personalisht asnjerit
ha.. ha.. Pse humbi Sali Berisha o vajze e zgjuar… Humben pensionistet, humben biznesete vogla, humbi te rinjet shkollor per pagesen e stazhit. Po Pd nuk fitoi por nuk humbi asgje..Ai as nuk e ka dashur pushtetin per vete dhe as nuk e do. PD kurre nuk do ta bleje pushetin S’ka cfare i duhet nje .. pushtet i blere. Kush vret veten nuk ka kush t’i marre gjakun thuhet ne Kosove dhe ne Shqiperi. Basha dhe Berisha e kryen detyren e tyre. Paralmruan ase Drago da te blej vota dhe i bleu. PD nuk duhet t’ i njoh zgjedhjet….Kaq.
Lugati respekte!
gjithashtu firak i nderuar
Kimete ju po idealizoni Ramen, kur dihet qe ka bere plot gabime apo tolerime. Nuk pajtohem me ekstremizmin tuaj tip kamikaz. 4 vjetet e pare te Rames shkuan pa ndonje shenim suksesi ne zhvillimin e demokracise, as te ekonomise; Tu perkdhel Ilir Meten e tu ndertu ndonje qender qyteti (me parate tona) … kaq ishte 4 vjeteshi. Per keto 4 vjet qe vijne progami i Rames eshte enigme. Me habit ky enthusiazmi yt ne krahasimin banal Berisha – Rama. Berisha eshte nje “i vdekur”, ndersa Rama nje “ne detyre”. Ne se doni te lavderoni Ramen, shikoni nje aspekt tjeter; ate te pritshmerive dhe realizimeve konkrete.