Gjici: Projekti im te Kukësi vazhdon

28 Qershor 2017, 17:02Sport TEMA

Kualifikimi në Champions vijon te mbetet nje objektiv kryesor per Kukesin. Presidenti I kampioneve te rinj te Shqiperise, Safet Gjici shprehet optimist per levizjet e bera gjate kesaj periudhe merkatoje dhe beson se deri ne diten e ndeshjes, skuadra do te arrije te krijoje profilin e nje rivali dinjitoz edhe perballe nje kundershtari me eksperience ne arenen europiane.

Blerjet e realizuara deri me tani, ka rritur cilesine brenda grupit te skuadres, por Gjici nuk ka ndermend te ndalet dhe premton serish per afrime te reja dhe ku objektivi mbetet reparti i sulmit.

Megjithate shpenzimet e bera gjate kesaj periudhe per konfirmin e pjeses me te madhe te skuadres qe u shpall kampione, blerjeve te futbollisteve te rinj dhe zhvillimin e fazes pergatitore ne Austri mund te mos jene te mjaftueshme per te thyer kundershtaret ne Champions. Kjo pasi Presidenti I Kukesit ne informacionet e siguruar eshte bindur se do te perballet me modelin se si duhet te jete organizuar nje klub futbolli.

Ndoshta informacioni I mbledhur per menyren se si eshte I organizuar rivali I tij ne Champions, por me se shumti synimi i tij per t’iu perafruar ketij modeli, si dhe realizimi i premtimeve te bera se fundmi ne fushate kane shtuar deshiren e Gjicit per te nisur nje projekt madhor ne qytetin e Kukesit.

Kukesi pas nje eksperience te sukseshme ne kater sezonet e fundit ne Europa Lige, do te konkuroj per here te pare ne Champions dhe debutimi historik do te jete ne daten 12 korrik ne Tiraspol te Moldavise./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje