Kriza e emigrantëve në Evropë, kërcënimi i parë vjen nga Italia. Ja se çfarë pritet të bëjë

28 Qershor 2017, 23:24Bota TEMA

Italia kërcënoi se do të ndalojë anijet e vendeve të tjera që të zbarkojnë emigrantë në portet e saj.

Kërcënimi nga Roma vjen ndërsa i dërguari Italian në BE Maurizio Macri, paralajmëroi bllokun se situata në Itali ishte bërë e papërballueshme.

Më herët, kryeministri italian Paolo Gentioloni tha se vendet e tjera europianë kanë kthyer kokën në krahun tjetër duke braktisur Italinë.

Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, besohet se rreth 10 000 njerëz kanë tentuar të shkojnë në Europë nga Afrika e Veriut.

Në Itali, gjatë këtij viti kanë mbërritur më shumë se 73 000 emigrantë, një rritje prej 14% nga e njëjta periudhë e një vitit më parë.

Roja Bregdetare italiane udhëheq operacionet e shpëtimit, por shumica e anijeve në Mesdhe drejtohen nga organizata jo qeveritare dhe i përkasin vende të tjera, përfshirë vende të BE-së si Gjermania dhe Malta. “Reuters”, bazuar në burime brenda qeverisë Italiane, thotë se ideja që të mos lejohen anijet humanitare të vendeve të tjera të kthehen në portet italiane është diskutuar.

Sipas burimit të “Reuters”, Italia ka mbërritur në pikën e ngopjes dhe nuk mund të pranojë më emigrantë.

Ligjërisht, nuk është e qartë nëse Italia mund ta bëjë këtë, pasi rregullat për zbarkimin e emigrantëve përcaktohen nga ligji ndërkombëtar.

Komisioneri europian për emigrimin Dimitri Avramopulos tha se Italia ka të drejtë për gjenden e vështirë dhe i bëri thirrje Europës që të reagojë, edhe me ndihma financiare, por fjalët e tij mbetën në nxitje, pa premtime serioze për Italinë e braktisur nga BE.

2 komente në “Kriza e emigrantëve në Evropë, kërcënimi i parë vjen nga Italia. Ja se çfarë pritet të bëjë”

  1. kozmo says:

    Nuk mbetet gje tjeter , vetem qe ITALIA te braktise Europen !!!!

  2. refugjati prej Marsi says:

    Do ta qani Gadafin , do ta qani me oiiiii………oiiiiii …… por skeni per ta ngjallur dot jo !! Ju kishte paralajmeruar se vrasja e tij do te ishte katastrofe per Europen . Shembet murin mbrojtes tani beni balle hordhive te refugjateve ……. miliona e miliona do vine beni durim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje