Cicërimat, dhe jo udhëheqja, është përgjigja e Trump ndaj hakimit rus

28 Qershor 2017, 13:01Bota TEMA

Në një raport gjithëpërfshirës të javës së kaluar, The Washington Post tregoi se politika e ngushtë e mendjemadhësisë nga administrata e Obamës dhe republikanëve të kongresit i lejuan Moskës t’ja hidhnin kryesisht të pandëshkuar për sulmin ndaj procesit zgjedhor amerikan.

Komuniteti i inteligjencës tha në gusht se Presidenti Vladimir Putin i Rusisë po drejtonte një sulm të gjerë kibernetik në zgjedhjet e vitit 2016. Përgjigjja e administratës Obama, megjithatë, ishte e vonuar dhe e dobët, pavarësisht shqetësimeve të saj.

Por Presidenti Trump, përfituesi i synuar i hakimit të Moskës, nuk ka qenë vetëm i kujdesshëm, por gjithashtu jashtëzakonisht indiferent ndaj asaj që duhet të ketë qenë një shqetësim kritik jo-partizan i sigurisë kombëtare që nga dita e tij e parë në detyrë.

Për gjashtë muaj, z. Trump ka pasur qasje të lirë në inteligjencë mbi hakimin. Ai ka pasur gjashtë muaj për të autorizuar veprime të fshehta, për të propozuar sanksione më të ashpra ekonomike, për të urdhëruar një përgjigje më të fortë diplomatike dhe për të mbrojtur sistemet zgjedhore. Ai nuk ka bërë asgjë që të mbushi syrin. Në vend të kësaj, Shtëpia e Bardhë po lobon kundër legjislacionit të miratuar nga Senati këtë muaj duke imponuar sanksione më të rrepta ndaj Moskës, pjesërisht për shkak se ligji përmban një dispozitë që e bën më të vështirë për z. Trump t’i heqë ato. Dhe Shtëpia e Bardhë po shqyrton kthimin në Moskë të dy përbërësve që u përdorën në Shtetet e Bashkuara nga spiunët rusë, që u konfiskuan nga administrata Obama në fund të dhjetorit.

Në një raport të 6 janarit, komuniteti i inteligjencës theksoi përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet si “shprehja më e fundit e dëshirës së gjatë të Moskës për të minuar rendin liberal demokratik të udhëhequr nga SHBA-të, por këto aktivitete treguan një përshkallëzim domethënës në drejtpërdrejtshmërinë, nivelin e anagzhimit, dhe fushëveprimin e përpjekjeve në krahasim me operacionet e mëparshme. “Në një paralajmërim se masa duhet të merren tani, zyrtarët e zbulimit thonë se Rusia do të dyfishojë përpjekjet e saj në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë pas suksesit të saj në vitin 2016 dhe se mekanizmat zgjedhore duhet të mbrohen para zgjedhjeve për Kongresin të vitit 2018, dhe në vendet evropiane, të cilat janë edhe më të rrezikuara.

Gjatë fundjavës, zoti Trump, i cili ka minimizuar raportet për ndërhyrjet ruse në zgjedhje dhe lidhjet e mundshme me fushatën e tij, ishte duke vepruar sikur raporti i Post ishte i pari që kishte dëgjuar për kërcënimin rus. Duke shfrytëzuar mundësinë për të ndryshuar temën nga hetimi i F.B.I. për ekipin e tij dhe nëse ai ka penguar atë hetim, ai kritikoi zotin Obama.

“Arsyeja që Presidenti Obama nuk ka bërë asgjë për Rusinë pasi u njoftua nga CIA për ndërhyrje është se ai priste që Clinton do të fitonte … dhe nuk donte të ‘rrokulliste anijen’,” shkroi ai në twitter të hënën. “Ai nuk u ‘mbytë’, ai u pengua, dhe kjo i bëri keq Hillarit dhe Demokratëve”.

Me këto tweet-e a ishte z. Trump duke pranuar atë që ai nuk e kishte bërë më para, që Rusia kishte për qëllim ta ndihmonte atë? Vetëm javën e kaluar, ai u përpoq të diskreditonte gjetjet e agjencive të tij të inteligjencës për këtë qëllim si “mashtrime” të demokratëve dhe “justifikim për humbjen e zgjedhjeve”. Por të hënën ai dukej se po thoshte se zoti Obama nuk iu kundërpërgji ndërhyrjës së Rusisë vetëm sepse mendonte se znj. Clinton do të fitonte gjithsesi. Sido që të jetë, komuniteti i inteligjencës ka vendosur që Moska synonte të ndihmonte fitoren e zotit Trump dhe kjo i jep ngjyra perceptimeve për çdo lëvizje që ai bën.

Ndërhyrja e Rusisë në demokracitë globale është një kërcënim i thelluar që kërkon një përgjigje të bashkuar. Si kryekomandant, z. Trump ka një përgjegjësi të betuar për të mbrojtur kombin kundër kërcënimeve nga kundërshtarët e huaj. Deri më tani, rusët po fitojnë, ndërsa ai ciçëron nga mënjanë./The New York Times – Lexo.al/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje