Më shumë se 120 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar në një autostradë në jugperëndim të qytetit të Multan, Pakistan, pasi një kamion cisternë me karburant u përmbys dhe shkaktoi një zjarr masiv.
Kamioni u përmbys në mëngjesin e ditës së sotme pasi ngasësi i kamionit e humbi kontrollin.
Kreu i ekipit të shpëtimit në provincën e Punjabit, Rizëan Naseer, është cituar të ketë thënë, se shumë persona tashmë janë vështirë të identifikueshëm, si shkak i zjarrit të madh.
Zyrtari i lartë i qeverisë lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal, i ka thënë televizionit shtetëror se numri i të vdekurve ka shkuar në 123 ndërsa më shumë se 100 janë të lënduar.
Ushtria paksitaneze ka deklaruar se do të dërgojë disa helikopterë për të larguar të lënduarit nga vendi i ngjarjes.
Televizioni Geo, ka cituar disa dëshitarë të cilët kanë thënë se disa persona kanë qenë duke konsumuar duhan, çka sipas tyre mund të ketë qenë shkaku i nisjes së zjarrit.