Që Partia Demokratike pësoi humbjen më të thellë të jetës së saj politike, ky nuk përbën më lajm.
Por çudia ka ndodhur në një fshat të Tepelenës ku banorët e ndëshkuan PD-në duke mos i dhënë asnjë votë.
Bëhet fjalë për qendrën e votimit 4377 në fshatin Veliqot, i cili ka dhënë 81 vota për Partinë Socialiste dhe 57 për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Zona njihet si mbështetëse e së majtës, por kësaj here duket se ka votuar bindshëm për Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Banorët e fshatin kanë dhënë edhe 11 vota për Partinë Republikane, pjesë e koalicionit të djathtë. Dy vota kanë shkuar për Partinë Libra.
Nga 222 votues, kanë votuar sipas KQZ, 151 prej tyre dhe asnjë votë nuk është konsideruar e pavlefshme.