Deputetja Hajdarmataj thumbon kritikët e Bashës: Boll me fletërrufe. Në krye të PD ka një kryetar të përhershëm...!

28 Qershor 2017, 19:14Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar lidhur me humbjen e zgjedhjeve të kësaj force politike me 25 qershor.

Nga ana tjetër ajo u ka bërë thirrje kolegëve të saj që të mos publikojnë më fletërrufe online por është koka për analizë dhe reflektim.

Ndërsa më tej ajo shkruan se “Në krye të PD-së ka një “kryetar të përhershëm” dhe ai është anëtari dhe militanti demokrat!”

Statusi i plotë i deputetes tropojane:

Koha për analizë, debate, reflektime dhe jo më për fletërrufe online apo shfaqje mode në televizion.

Kolegëve (sepse për mua në politikë nuk ka ISH), ju lutem mos u vetëfyeni më para sakrificave dhe punës aq fisnike të cdo demokrati e demokrate, në struktura dhe jashtë tyre, me këtë kryqëzatë mllefesh.

Në krye të PD-së ka një “kryetar të përhershëm” dhe ai është anëtari dhe militanti demokrat!

Pas çdo fushate e aq më tepër të atyre që mbyllen me disfatë, vjen koha për analizë, debate, reflektime por jo për fletërrufe.

PD është parti e lirisë dhe vlerave të saj. E tillë duhet të jetë edhe gara dhe vota e lirë.

Ne që luftojmë aq shumë që Shqipëria ta arrijë këtë, duhet të japim shëmbullin së pari nga shtëpia jonë politike.

Të presim të qetë dhe të punojmë për standardet e 22 Korikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje