Gabimi me votat e PDIU-së, Shpëtim Idrizi rrezikon mos jetë në Parlament. Ja çfarë ka ndodhur

28 Qershor 2017, 16:15Politika TEMA

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një ditë pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha KZAZ-të e vendit ka nisur grumbullimi i procesverbaleve me rezultatet për çdo qark.

Drejtoria e të Dhënave në KQZ, si në çdo proces zgjedhor duhet të kontrollojë të gjitha të dhënat e hedhura nga sekretarët dhe komisionerët e KZAZ-ve për të certifikuar më pas edhe rezultatin përfundimtar të mandateve të deputetëve të rinj në Parlamentin e ardhshëm.

Por, me mbylljen e procesit të numërimit, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit ka bërë një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të rishqyrtuar 30 vota në KZAZ 35 në njësinë 5 në Tiranë, që në tabelat e rezultatit përfundimtar paraprak i janë regjistruar një partie tjetër.

Në KQZ, ku thonë se kjo situatë mund të ketë ndodhur si pasojë e një gabimi të sistemit elektronik, por çka është më e rëndësishmja, një numër i tillë nuk ndryshon ndarjen e mandateve të deputetëve të Tiranës.

Kërkesa e PDIU-së nuk do të konsiderohet një ankimim, pasi në Drejtorinë e të Dhënave në institucionin kryesor të zgjedhjeve, çdo procesverbal me rezultatet e dërguara nga të gjitha KZAZ, kontrollohet për parregullsi.

Deri më tani, kjo kërkesë e PDIU është e vetmja e dërguar në KQZ nga partitë për parregullsi në proces. Një ditë më parë ish-deputetja Mesila Doda foli për 16 raste kur janë bërë gabime me votat e PDIU në Tiranë dhe sipas saj, rivendosja e saktë e të dhënave rikthen mandatin për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

3 komente në “Gabimi me votat e PDIU-së, Shpëtim Idrizi rrezikon mos jetë në Parlament. Ja çfarë ka ndodhur”

  1. ermal says:

    gabimi i leshit. do me i ble tani ato qe mungojne. ik mor plehere dhe me plehra ju qe botoni false news te idriz hajdutit me cizme

  2. asd says:

    Te padurueshem dhe pa asnje sens humori apo karizme; Dy gomere me pak ne parlament; Shpetimi dhe Mesila.

  3. Bido says:

    He me gjys Cami Tirons, e pe qe as ne Tironen tate nuk i more dot votat pse ???? Ja vut shklemin Cameve dhe po beni politike te madhe Patentash dhe zhavorri…. Ceshtjen Came ja varet ne qafe sikur ukjut melicite, firmes Jurdike Angleze qe para 10 vjetesh. Pika , pika qe sju ra, dallkauke me Cizme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje