Gazeta e PD-së, sulmon ashpër kritikët e Bashës: Inate personale, ai e bëri hapin e parë tani…

28 Qershor 2017, 15:30Politika TEMA

Gazeta “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD-së, ka mbajtur qëndrim të qartë sot pas sulmit të hapur ndaj kryedemokratit Basha brenda kampit blu, duke i kërkuar dorëheqen nga drejtimi i partise si pergjegjesi per humbjen e zgjedhjeve.

“Kryetari i PD i ka dhënë kështu përgjigje kritikëve të tij që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës.

Dorëheqja është një vendim personal kur e gjykon vetë personi. Në këtë rast, Basha ka vendosur që të ngrijë kompetencat e tij si Kryetar i PD, duke mos ndikuar në procesin e garës brenda partisë dhe duke ia deleguar këtë përgjegjësi dy nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm”- shkruan sot RD.

Nga RILINDJA DEMOKRATIKE
Për një garë të lirë me alternativa dhe pa inate personale

Kryetari i PD, Basha i hapi rrugë mbrëmë zgjedhjeve për postin e Kryetarit të PD me një anëtar një votë, duke shpallur vetngrirjen e tij nga posti si Kryetar Partie dhe duke ia deleguar këto kompetenca Sekretarit të Përgjithshëm, Ristani dhe dy nënkryetarëve të partisë.

Kryetari i PD i ka dhënë kështu përgjigje kritikëve të tij që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës. Dorëheqja është një vendim personal kur e gjykon vetë personi. Në këtë rast, Basha ka vendosur që të ngrijë kompetencat e tij si Kryetar i PD, duke mos ndikuar në procesin e garës brenda partisë dhe duke ia deleguar këtë përgjegjësi dy nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Ajo çfarë kërkohet nga kritikët është se ai të mos kandidojë më për postin e Kryetarit, mirëpo a mund të jetë kjo një kërkesë legjitime në një parti dhe një shoqëri të lirë që operon me rregullat e garës dhe votës.

Humbja e PD dhe shifrat aspak pozitive kanë sjellë një dëshpërim të madh tek demokratët, por duhet ndarë mirë ky dëshpërim i demokratëve nga kalkulimet për interesa politike të individëve të caktuar.

Në garën për Kryetar të PD është i lirë të kandidojë kushdo. Askush nuk është i përjashtuar nga gara dhe rregullat e saj janë të përcaktuara. Do të votojnë demokratët dhe rezultati që del prej tyre do të duhet që të respektohet. Është koha që PD duhet të reagojë për rezultatin e zgjedhjeve, por në asnjë mënyrë reagimet të kthehen në inate personale.

Nëse do të lejohet që inatet personale të mbizotërojnë, atëherë kjo nuk do të sjellë asnjë dobi nga thelbi i garës, i cili nuk është për të zëvendësuar një individ me një individ tjetër, por për të ringritur një parti fituese, tek e cila nuk është i tepërt askush dhe ku të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të arritur suksesin dhe fitoren.

Gara nuk ka nisur ende, ndërsa ajo që shihet është se ka shumë mllef dhe shumë pak konkurencë. Është koha që të ketë konkurencë dhe ballafaqim idesh dhe alternativash. Drejt kësaj duhet të shkohet në mënyrë që nesër askush të mos ndjehet humbës, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në garën për Kryetarin e Partisë.

Basha ka bërë hapin e parë, duke u zhveshur nga kompetencat në parti, por askush nuk mund të ndalojë atë dhe askënd tjetër që të rikandidojë për postin e Kryetarit të Partisë. Heqja e të drejtës së kandidimit nuk mund t’i mohohet askujt në një shoqëri të lirë. Sa më shumë vlera të konkurojë aq më i mirë do të jetë produkti.

Demokratët kanë ditur të tregojnë gjatë këtyre viteve se ata nuk janë votues ushtarë sikurse ndodh me socialistët. Ata janë një busull e mirë politike që dinë të vlerësojnë individët dhe dinë të peshojnë fituesit dhe humbësit. Për të kuptuar më mirë këtë mjafton të shikohen votat e demokratëve ndër vite.

3 komente në “Gazeta e PD-së, sulmon ashpër kritikët e Bashës: Inate personale, ai e bëri hapin e parë tani…”

  1. lili says:

    ah ah ah ah ; po sa ‘demokratike’ ne leter po na dell partia !
    ah ah ah sikur nuk e di populli se n’ate parti nuk pyet kush per délégatetet ,anetaresine etj etj. Vendos Njeshi, e vetem Njeshi.. Pritni se halla s’keni pa gje…
    Njeshi do na befasoje prape me vendimet e tij..

  2. Likja says:

    Basha ziu u be per gjynah !

  3. albani says:

    O Lul Basha, o Salih Brisha, o PD!

    Ju keni marre fund nje here e pergjithmone. Ju asnjehere nuk qeni Parti Demokratike, dhe madje nuk e meritoni kete emertim.
    Si me Bashen, si me Berishen Bije, si me vete Salihin, ju nuk do te beheni kurre parti. Jeni nje klan, dhe keshtu do te vdisni fare, deri ne frymemarrjen e fundit.

    Per sa kohe te jete ai qen aty (ne PD), ajo shtepi (SHQUP-i), era mut do te mbaje.

    Nese nuk keni force te hiqni qenin e lidhur ne prag te SHQUP-it, eshte mire te mos flisni fare.

    Ne koke te Kryetarit tjeter! Mbase Jamarber Malltezi, se keshtu behet edhe stafeta nga burri i gruas tek burri vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje