Kërkoi ta nxirrnin nga selia Bashën, Pastori i njohur i përgjigjet Rulit: Turma do të vrasë bariun...!

28 Qershor 2017, 13:43Politika TEMA

Pastori i njohur Akil Pano ka reaguar me nje status te gjate ne faqen e tij ne FB, pas sulmeve dhe thirrjeve te forta anatemuese ndaj Bashes, pas humbjes dramatike te zgjedhjeve te 25 qershorit.

Pano ne pergjigje te deklarates se Rulit dhe paralelizmit qe ai beri per nxjerrjen e Bashes nga selia, ashti si Jezusi nxori tregtaret nga tempulli, shkruan se ai nuk sheh kete rast, por nje Jezus tjeter.

“Unë shoh një Jezus tjetër! Shoh Jezusin përballë turmës së akuzuesve të cilët duan të vrasin bariun duke projektuar mbi të, pafuqinë e tyre”- shkruan ai.

Postimi i pastor Akil Panos:

Skena që unë shoh, miq demokratë!

Kryëzojeni…kryqëzojeni! Goditeni, mallkojeni… projektoni mbi të gjithë fajin, humbjen, rrëzimin dhe dështimin, për ‘parajsën’ tuaj të humbur tashmë dy herë.

Skena e lashtë e anathemas (mallkimit) publike që i bëhet Krishtit prej turmës, erdhi e gjallë tek unë, pasi dëgjova thirrjet mallkuese, fyese, poshtëruese, denigruese, të bëra prej një grupi jo të vogël, kryesisht ish-senatorëve deputetë, të partisë më të madhe opozitare në vend.

Këtyre zërave, me një shpejtësi të beftë iu bashkua kori i zërave të disa analistëve, pronarëve të medias, aksionerëve të politikës, kryesisht përfitues jo të vegjël të pushtetit, të cilët derdhën gjithë kupën e zemërimit, hidhërimit, gjykimit, fajit dhe ndëshkimit të tyre mbi njeriun të cilin duan ta shohin mbi kryq. T

hërrasin të rrëzojnë, kryqëzojnë, ndëshkojnë e largojnë, pasi kanë vendosur mbi kryqin e drunjtë të caktuar për kryetarin e tyre, mbishkrimin; Mbreti i Fajit. Kjo skenë ishte e pregatitur prej kohësh, çarku ishte ngrehur për prenë kilometra të tëra rrugëtimi, përpara tendës së mbledhjes së demokratëve.

Dikush duhet të paguajë për humbjen, dështimin, rrëzimin dhe pafuqinë e familjes e cila, shtegëton, ndeshet, fiton dhe humb një, dy a më shumë beteja në historinë e saj.

Skenë e cila ka shkelmuar duke shkallmuar moralin, etikën, kulturën dhe gjithçka të dëlirë që lidhet me parimet konservatore të djathta në platformën e ndërveprimit politik.

Ballkanizim copëzues që rend të riprodhojë armiqësi, ndarje, rigrupime, e më së tepërmi vrasjen politike të liderit. Ky është problemi ynë kryesor, lideri. Kur ai është dobët, s’mund të na udhëheqë, kur është i fortë themi se është diktator! Cili është në të vërtetë lideri që duam!?

Përgjatë 25 viteve të rrugëtimit tonë post-komunist, jemi treguar të paaftë dhe shumë të kursyer të lartësojmë vlerat në jetën e liderit, por kemi qenë të zellshëm të amplifikojmë dobësitë e tij. Por cili është lideri që duam!?

Oh, kjo është e lehtë; natyrisht, liderin që na vlerëson duke na dhënë një pozitë në formaconin tonë politik, liderin i cili na çon në fitore.

Por rruga e liderit që çon në ftore, natyrshëm kalon përmes shtegut të dhimbshëm të humbjes.

Miq të mi demokratë!

Lideri nuk prodhohet brenda ditës, e as një dekade.

Ruajeni liderin, kultivoni vlerat e tij, rrituni sëbashku me të, bëjuni mburojë shigjetave të ndezura që tani kanë zënë diellin mbi kryet e tij. Kujtoni vlerat e familjes e cila qëndron dhe lufton për të vetët. Në të kundërt, e ndarë ndër vete, ajo s’mund të qëndrojë.

Skena që unë shoh, nuk është skena të cilën z.Ruli përmend në statusin e tij publik. Unë nuk shoh ‘Jezusin i Cili me kamzhik nxjerr tregtarët jashtë Tempullit,’ Unë shoh një Jezus tjetër! Shoh Jezusin përballë turmës së akuzuesve të cilët duan të vrasin bariun duke projektuar mbi të, pafuqinë e tyre.

Shoh burrin, i cili merr përsipër të paguajë çmimin e fajit të pafuqisë së familjes! Të gjithë familjes, në veçanti pjesës së saj më të brishtë.

Vëllezërve që zgjodhën të mos ndeshen, jo prej drobitjes nga betejat e së shkuarës, por prej ambicjes për pushtetin brenda familjes.

Motrave të cilat nisën ankesat se u ndjenë të padëgjuara, e se harruan atë që prej natyre e japin pa u kursyer në familjen e tyre prindërore; dashurinë dhe përkushtimin. Shoh ‘miqtë’ të cilët në orën më të vështirë, braktisin bariun më një puthje.

Por gjithashtu, shoh morinë e vëllezërve, motrat dhe miqtë, të cilët duan familjen dhe bariun.

Shoh realitetin e politkës dhe strukturave shoqërore në Shqipëri. Shoh nevojën në parlamentin e ri për opozitarizëm të fortë dhe konstruktiv. Shoh një kastë të re e cila duhet të çojë përpara reformat e rëndësishme për progresin e Shqipërisë.

Miq të mi demokratë! Lutem që Zoti t’ju japë urtësi të dalloni stinën politike në të cilën ndodhet vendi dhe të ndërmerrni hapat e nevojshëm drejt ringritjes të familjes tuaj e cila ka peshë historike në demokracinë e Shqipërisë. Përzemërsisht, Rev. Akil Pano

35 komente në “Kërkoi ta nxirrnin nga selia Bashën, Pastori i njohur i përgjigjet Rulit: Turma do të vrasë bariun…!”

  1. autokton says:

    I nderuar z. Pastor Akil Pano,
    Jezusi nuk i kishte lyer duart me gjakun e protestuesve, si Basha;
    Nuk kishte grabitur fondet e ndonje rruge si ajo e Kombit dhe nuk tregohej lapangjoz si ky. Prandaj, krahasimi i Bashes me Jezusin – me fal se po ta them haptas – eshte thjeshte nje blasfemi. Kini kujdes kur flisni. njerezit kane te drejte te thone ate qe mendojne por pastoret kane detyre te flasin si duhet dhe jo te blasfemojne.
    Mund te kishit thene thjesht, se “nuk i ka Basha te gjitha fajet per kete humbje”.
    Por edhe ne kete rast, ju nuk duhet, si njeri i fese te mbani qendrim politik.

    1. Holta says:

      O Pastori i bythkes time, po une ty nuk te jap derrat te me rruash jo te degjoj fjalet e tua. Shko laj koken o kokepalare i rruges se Kavajes aty ku ka shume b.q.

    2. Aleksander says:

      Atehere ,meqe z.Pano duhet te heshte,dil ti a dikush tjeter ketu nga keta qe te japin mend te gjithe e…gratis,dhe bejini te kuptojne LUKUNISE se ruleve topalleve patozeve e gjithe atyre, qe nga bythegrisur u bene me vila prej Pd-se e politikes,bejini pra te kuptojne se ne ç’pozite jane vene.THELBI or trim,i nderhyrjes se pastorit NUK ESHTE BASHA !!!-Kjo nderhyrje SHUME DREJTE dhe shume efikase ka ne fokus qendrimet e ketyre PLEHRAVE PIAVICA-USHUNJEZA qe vetem kane trashur zverkun me gjakun e Pd-se dhe popullit,dhe tani kerkojne serish te perfitojne e te rihipin mbi kurrizin e Pd-se duke rrezuar Bashen qe keq a mire por e SPASTROI nje pjese te mire te Pd-se.Dhe keta, po i hipen prape Pd-se, heret a vone i ke NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE.Basha duhet te pergjigjet para drejtesise per ato qe ka bere dhe kjo NUK DISKUTOHET.POR ama,me kuraje e me kosto personale, beri dhe nje spastrim te domosdoshem te pd-se dhe kjo eshte ne te mire te vendit. Shqiperia ka nevoje per opozite dhe kush do ta beje ?…ilir meta qe eshte kryemafioz apo Jozefina e keta te tjeret qe po bejne çmos te rimarin partine qe ua hoqi nga dora pikerisht Basha ?!-Apo familja berisha qe…me mire mos flasim !-Si perfundim,me duket shume me vend nderhyrja e pastorit dhe nuk po diskutojme Bashen,per te cilin do te vije dita dhe VETTING-u do te flase.In primis INTERESI I SHQIPERISE,popullit shqiptar,hyrja ne BE…te tjerat vijne pas ketaj .

      1. eeeeej says:

        DEBIL! Te dhjefsha “pastrimin” e Bashes dhe “pastorit” bashke!
        E vetmja opozite e vertete eshte Partia Komuniste,e vetmja qasje politike ne bote qe ka lidhje me te verteten! Te gjitha te tjerat jane “pirdh pirdh se lirohesh”! Ceshtja eshte se askush nuk e pelqen te verteten ne kete bote,sepse e verteta dhemb!!!!

  2. Sikur-te-isha-Malua says:

    Thua qe je njeri i zotit? Merru me punet e zotit ‘Pastor’… Per politike i kan dale zotet me kohe Shqiperise!

    1. Lugati says:

      o njeri feja osht nona politikes…pranej mos ja fut kot…fierak i nderuar pd duhet te mbaj me doemos lulzim bashen kryetar..ka dhe luli gabimet e veta por esht njeri i drejte dhe i mire..tashi po qe i zoti ne zgjedhjet per kryetar te pd duhet ti japi shkelmin final..1 klanit berishes..h.ruli..pollo..selami..topalli..malltezi kto jane karakurva komuniste…pd po nuk hoqi ket grup kanceri nga trupi..nipat dhe femijet idealopolitik(PS) te enver serbit do ta mbajne peng gjate ket popull..dhe arsyeja eshte se ne te djathtet kur na tradhton klasa politike e jonane ne vend qe te votojme shkjome zbavitemi ne plazh nga inoti(dhe une jam i pari qe bej ket pune kam 15 vjet qe nuk votoj)kurse krahu tjeter PS=PPSH kane nje te thonme sic e thekson nje komentus ktu ke tema shume here ..te majtet thojne nuk dum..uje ..drita..buke..pune ..mirqenie vetem partia te jete mire..dhe e 2 para votimeve te gjithe socialistet bojne sikur i ka mbetur hatri dhe thojne qe nuk do votojne asnje parti..por kur vjen dita i gjen ne radhe ne oren 6.30 qe presin te votojne..respekte firaku

      1. luli says:

        sodoqofte poshte komunzmi..bravo lugat.jam kurioz te ma shpjegosh kuptimin e emrit lugat

        1. BUJARI JU DEGJON says:

          Ta them une kuptimin:”Lugat” dmth “Lugen e kam gati – po fitoi Luli” ?

          1. Lugati says:

            bravo b…ari ti e gjete..qeke profesor per kto gjona

      2. sit .back. _and_ relaks says:

        Spoongat, me pelqen si e dridhni bishtin. Eshte e gjitha ceshtje pushteti brenda partise e cila do reflektohet me vone si pushtet ne qeverisje. Lufta per pushtet brenda PD nuk eshte lufte per principe apo e reja kunder te vjetres, progresi kunder konservatores jo, eshte thjesht lufte per placke dhe mbi te gjitha per te ruajtur bythen e saliut dhe familjes se tij e cila mesa duket me marreveshjen rama-basha eshte e siguruar. Rama e tha troc dje ne mitingun pershendetes qe une Lulit i garantoj nga ana ime respektimin e marreveshjes, Luli nga ana tjeter duhet te respektoje te tijen. Por qe te respektoje Luli te tijen duhet qe te jete kryetar i PD perndryshe me cdo kryetar tjeter marreveshja nuk vlen dhe per kete Rama i erdhi prape ne ndihme Lulit duke e falenderuar dhe thurur lavde te tipit zgjodhi shqiperine mbi partine etj pordhe me rigon elektoral. Pra Rames i intereson Luli ne krye te PD pasi me nje kryetar tjeter nuk i dihet se ca kursi merr PD dhe fati i Saliut (se nqs nuk e ke kuptuar Saliu dhe familja e tij ishte gjith arsyeja perse u ngrit cadra dhe u tensionua situata, nuk ishte kanabisi por garancia per Saliun pas aprovimit te vettingut). Nejse me pelqen kur e tregon veten nje shqiptar i vertete dhe i bashkohesh menjehere thirrjes Mbreti Vdiq – Rrofte Mbreti.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo pastor
    Pd i duhen kshilla te tilla ne keto momente.
    Kemi votu 25 vjet per PD
    Por ja paskemi fut kot.
    Jo mevota jone per keto hijena pushteti.
    Basha jua beri mire.

  4. Rei says:

    Ik or trap,s eshte faji jot,eshte i atyre qe ngelen duke nxjerre nje prift qe perfaqeson 5 besimtare ne Shqiperi.

  5. Nini says:

    I paske hy politikes i sdashur pastor. Pse nuk fole kur vodhi parate e rruges, pse nuk fole kur shiti detin, pse nuk fole kur vrau njerez te zotit ne mes te rruges, pse nuk fole kur e la tiranen te renkonte. Bej punen qe ke marre persiper dhe mos ne jep mend kur ste kerkohet.

  6. mekatari says:

    Nje njeri qe te tjeret e therrasin pastor sheh Jezusin tek Luli…!!
    O njeri qe te tjeret te therrasin pastor kujdesu per delet qe te jane besuar dhe mos na ofro idhuj te tjere tokesor.
    Boll jemi zhytur ne idhujtarine e kesaj bote

  7. ILIRET says:

    Nuk e lexova shkrimin, por po te riperseris repliken e nje viti me pare:- Pastor (bari), ruaj grigjen tende sic te meson zoti. Ose largoje ungjillin dhe mer teseren e ruaj grigjen e Partise Demokratike!

  8. Aman says:

    Pas pastorit te njohur qe nuk ia var kush mbetet opingaxhiu i njohur, teneqexhiu, kallajxhiu, hidrauliku, mekaniku, elektricisti, parrukierja, estetistja, bebisiteri e me radhe te japin opinionet e veta te vyera.
    O redaksia, poi filtrojini njeçike lajmet more, hiquani llumin! Aman

  9. Xen deledashi says:

    Ky me këtë surrat edhe pastor ???? Hahahahhaaa

  10. Emigranti says:

    Epo te krahasosh Krishtin me nje plehre politike, vetem pseudoprifterinjte e Shqiperise e bejne. Ne ka zot, eshte duke pire ndonje kokerr per te zbutur inatin tani.

  11. lili says:

    bobobobo, cfare idiotsi,po jo vetem edhe mekat per nje pastor te ngrehe nje parallel mes krishtit e ketij idioti qe masakroj popullin, vodhi popullin, tradhetoj popullin!
    edhe ky prape kerkon te kemi meshire per kete idiot? Jo Cdo gje paguhet nje dite ka thane Zoti…
    Edhe pse une deshiroj qe sa ma gjate ky debil te qendroj ne krye te PDse ,qe t’a shkaterroje edhe ma shume ate mut parti,plot gjynahe

  12. Ivan i madh says:

    Kete trapin pastor acfare dialli eshte me se miret ky me punet e zotit apo te politikes dhe vecanti ne mbrojtje te nje vrasesi (21janarit) dhe tradhetarit te Shqiperise (shitja e detit Greqise) sic eshte konia e kriminel Berishes, Lulushi. Dime qe ne shtetet laike si Shqiperia feja eshte e ndare nga shteti e politika po ky politikan me velladon cfare do ketu me keto brockullat e tia. Apo me qe është sezon plazhi dhe ska ke te genjeje me brockullat e tij ne kishe dhe vihet ne mbrojtje te nje te degraduar moralisht dhe politikisht duke futur e fraza fetare nga bibla. Pastor o mbaje velladon e parazitet o shko keshilltar prane Berisha Lulushit se do jesh me i besuar.

  13. eli-tiv says:

    …nuk e kuptoj si mund ta uli ky pastor figuren e Krishtit….Krishti beri mbrekullira..e u flijua per mekatet e te tjereve…Lulezimi eshte mekatar me ndergjegje..Krahesimi i sakte me shembujt ne bibel — eshte me prostituten…pra luli ketu eshte prostituta qe i gjithe fshati filluan ta gjuanin me gure..donin ta vrisnin…POR Krishti i ndaloi duke ju thene…ti gjuaje ai qe nuk ka mekate..me pas asnje nuk ngriti doren se ishin mekatare..shkurt te gjithe pd-iste jane si luli..PASTOR luli eshte prostituta

  14. Pallatet Agimi says:

    Perfaqesues i fese ti!? Po ky Jezusi yt eshte shume konkret o pastor i mjere. Ai per ty deri dje ka patur fytyren e Sales, e sot ate te Lulit, pra fytyren e atij qe ty te le te abuzosh e cfrytezosh te varferit; te mjeret, te vuajturit, ata qe edhe nje here ne 4 vjet ju jepet nje shans i vockel, edhe ate fytyra jote perpiqesh t’a cfrytezosh per vete.
    Pi mire po pse ai “Jezusi” yt nuk eshte apo nuk ka qene ndonjehere Edi Rama? C’nuk i kane punuar ketij te mjeri. E kane perdhosur padrejtesisht, jane mare me kockat e te jatit te vet, i kane poshtetuar te jemen, e kane perdhunuar moralisht te shoqen e femijen e vet, e kane quajtut e vazhdojne t’a quajne kriminel, bandit… pikerisht ate qe populli “delet” e verteta te Perendise (ne se ekziston) e kane zgjedhur si te pare dhe e duan ne krye, e ti vazhdon ende te meresh e ti dalesh per “zot” njerezve me te degjeneruar te ketij populli…
    Jazek te qofte. Ti nuk je ne gjendje te lidhesh breket e tua e jo te qetesosh me teorite tua dogmatike mashtruese turbullirat e shqetesimet qe ka ky popull. Rri aty e meshoi asaj kishe qe te mbareshtron ty si gic e mos vazhdo me te hash m…armalate, se te ngec ne fyt e te behet helm. Mekatar! Vafsh ne stodhjavolo vafsh!

    1. lomi says:

      jane bo gjithe shkencetar e fillozofa

  15. fieraku NGA ferrasi says:

    Miku im lugati ne te dy jemi te djathte ne
    Gen ne shpirt.
    Falenderoj Zotin qe s’na ka Bo te majte.

    1. undefined says:

      Fierak ti te jesh i djadht gjuthe diten e gjithe naten nuk te pengon njeri perkundrazi por kjo nuk te jep ty dhe te tjereve te drejte te mbeshteni nje trap si ky Pastori i kkk qe flet percart apo te mbroni nje legen si Lulushi qe vodhi rrugen vrau ne Bulevard e shiti Detin mjaft me budallalliqe por ngrihuni nga gjumi ju te djadhtet kkk dhe ftilloni ate Parti se u bete gazi Botes

  16. shoku says:

    E, o pastor, po mire o, lulin gjete a i vrare ta krahasosh me Jezu Krishtin?
    Ndoshta ti krahason menyren me te cilen po reagojne pdistet ( pse nuk e di ti si reagojne ata? Nuk e ke mesuar keto 25 vjet se ata jane si kafshet e egra qe SHQYEJNE KEQ E ME KEQ njeri-tjetrin, njelloj si komunistat qe vrisnin e spiunonin shoku-shokun qe ti merrte me sy te mire partia) dhe te ngjan me sjelljen qe i ben Jezusit.
    Menyra e sjelljes se Lulit eshte 100 vjet drite larg nga ajo e Jezu Krishtit.
    Prandaj po ben kaq vape ne Shqiperi.

  17. drejtesi says:

    Edhe ne vitin2009 pas humbjes se zgjedhjeve E.Rama nuk dha doreheqjen apo jo?

  18. pjeter says:

    I nderuar zoti pastor, shqiptaret nje lideri te pd-se i dhane 25 vjet kohe per tu rritur, kurse ai ngeli po ai i aventuarvete djalerise komuiste,dhe ai lider na i dogji shqiperine, na ndau ne veri e jug, dhe ne fund qershia mbi torte, na dhuroi nje lider te pa rritur, e sa vjet dote na duhen akoma te presim deri sa te behet burre lideri yne?Sali Berisha eshte fajtori kryesor , lideri i pa rritur mund te jete djale shume i mire, por nuk eshte asgje tjeter vec nje produkt i saliberishes per pd-ne, dhe nuk mund te prodhoje asgje pozitive, vetem humbje te garantuara, ndoshta eshte qellimi i saliut,ta marri me vete per atje ku eshte nisur pd-ne,por edhe pse saliu e mban veten per kreatorin e kesaj partie, e dine edhe guret qe ate e ngulen aty nga lart, tani ka nga ata qe kan kontribuar ne krijimin e pd-se, dhe e kane per zemer, nuk mund ta lene sali berishen ti beje homazhet e fundit kesaj partie, pd-ja duhet te ri behet nga e para, ne menyre demokratike, duhet te denjesoje emrin qe mban, ndryshe, do te pushoje se egzistuari ne nje te ardhme shume te afert.

  19. #a#=°° says:

    Ka mundési ky Ka paré djallin te sytë e Ramës.
    Po jo mor daku se I duken ashtu sytë nga konsumimi I madh I “miellit”
    Kjo gjé shkakton kolesterol të larté dhe fryrje e nzirje té syve ???

  20. eg says:

    Ky ngjan me shume si pusht dhe nuk ka fare pamje pastori.

    1. christian says:

      Ky palo pastor nga surrati duket qe eshte nje palaco.

  21. ligji says:

    ky akil pano eshte thjesht nje cope injoranti.

  22. pastor si ky durresi ka plot says:

    S’ka faj “pastori” se miell amerikan eshte ai. Shesin ne Shqiperi ate qe nuk e blejne me ne amerike. Fajin e kane Fevziu me ndonje tjeter qe e nxjerrin ne televizor kete fare malli, qe ben gol ne cdo debat, dhe i kane shtire ne mendje se mund te merret dhe me analiza politike e te krahasoje Krishtin me Lulushin.

    Meshiro o Zot! Meshiro o Zot! Meshiro o Zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje