Selami flet për të vërtetën e takimit me Bashën: Ja çfarë ndodhi në selinë blu

28 Qershor 2017, 12:19Politika TEMA

Ish- deputeti Eduard Selami ka sqaruar të vërtetën rreth njoftimeve për një takim me kreun e PD Lulzim Basha në selinë e PD.

Selami tha se nuk ka zhvilluar takim me Bashën, por me grupin e punës në PD.

Kujtojmë se pasi Basha njoftoi ngrirjen e funksioneve të tij një ditë më parë dhe hapjen e garës për kreun e ri të PD, Eduard Selami me anë të një statusi në profilin e tij në “Twitter” shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

“Me efekt të menjëhershëm, kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i PD dhe tua delegoj dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e PD sipas parimit një anëtar një votë. Unë kam projektin tim, do ta vlerësojnë demokratet ne një gare te hapur te ndershme dhe te barabarte. Gjeja me e lehte për mua do te ishte te largohesha por e di se cfare ka ndodhur…jo duke ikur por duke luftuar deri ne fund me demokratet dhe per ta”, tha Basha një ditë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje