VIDEO/ Thyen pa dashje byzylykun, i bie të fikët kur mëson çmimin

29 Qershor 2017, 13:55Lifestyle TEMA
VIDEO/ Thyen pa dashje byzylykun, i bie të fikët kur mëson

Një turiste në Kinë i ka rënë të fikët pasi theu aksidentalisht një byzylyk i cili kushtonte 34 mijë euro.

Gruaja po vizitonte një dyqan të byzylyqeve xhadë në Ruili City, jugperëndim të Kinës, kur aksidentalisht theu një byzylyk teksa po e provonte. Fatkeqësisht për të, byzylyku u nda më dush, raporton People’s Daily Online.

Pamjet tregojnë gruan e cila pëson shok kur mëson çmimin e byzylykut. Xhade është një produkt luksoz në Kinë dhe përfaqëson shëndetin e mirë dhe jetën e gjatë.

Pas dëmtimit, pronari i dyqanit u tha se vlera e byzylykut ishte 38 mijë euro. Familja i ofroi atij 9 mijë euro, megjithatë ai refuzoi duke thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Ndërsa një ekspert i pavarur e vlerësoi vlerën e tij rreth 23.5 mijë euro, shumë për të cilën familja e saj pranoi ta paguante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje