"Balena Blu"/ Parandalohet vetëvrasja e të miturës në Korçë, kishte arritur në nivelin e 30-të të lojës

30 Qershor 2017, 14:33Kronika TEMA

Policia e Korçës ka parandaluar vetëvrasjen e një shtetaseje të mitur, e cila në rrjetin social “Facebook” ndiqte udhëzime dhe ishte bërë pjesë e lojës “Balena Blu”.

Sipas burimeve të policisë më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative, se një shtetase 15-vjeçare, banuese në Qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social “Facebook”, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.

Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të veprimeve, midis strukturës të lartpërmendur dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi i kësaj shtetaseje, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje.

Sqarojmë se shtetasja e mitur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.

Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të dhëna të tjera, nuk mund të jepen pasi rasti i mësipërm është nën hetim.

Materialet i kaluan Prokurorisë  të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet  99 e 22 të Kodit Penal.

 

 

1 komente në ““Balena Blu”/ Parandalohet vetëvrasja e të miturës në Korçë, kishte arritur në nivelin e 30-të të lojës”

  1. papa tfgs1 pousti says:

    Sa budallej mban kjo toke mbi siperfaqe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje