Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pranoi se nuk ka smartfon (“telefon të mençur”).
Ai i bëri komentet në një konferencë për media në Bruksel, së bashku me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas, vendi i të cilit nga 1 korriku merr presidencën e radhës së BE-së.
Juncker, duke bërë shaka tha se Ratas i ka dërguar ftesë për të shkuar në Talin në formë të kartolinës, “sikurse në shekullin 19”.
Burime në BE thonë se Juncker ka një celular të vjetër Nokia. Juncker është ish-kryeministër i Luksemburgut, por tha se me tendendat e tij teknikofobe “nuk do të mund të bëhej kryeministër i Estonisë”.
Estonia është një nga vendet më digjitale në botë dhe vendi i parë që ka prezantuar votimin në internet. Megjithatë, Juncker nuk është zyrtari i parë i lartë që i reziston teknologjisë së avancuar.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është në pushtet që nga viti 2005, nuk ka ende llogari në Twitter, njofton Rel.
Bravo. Ky eshte mesazh qe pak politikane e kuptojne. E kam shkruar me perpara; Smartphones jane mjete qe percjellin informacion. Ashtu sic japin informacion tek perdoruesi nga interneti; po ashtu grumbullojne informacion rreth perdoruesit. Mjafton nje hack nga jashte dhe smartphonit i aktivizohet kamera, regjistrohet zeri, shihen kontaktet, lexohen mesazhet (edhe te fshirat), shikohen fotografite e videot….
Qeveria e shkuar e Obames nxorri nje ligj qe nuk lejonte kongresment te kishin akaunte online.
Cdo gje eshte e monitoruar. Fale avancimit te teknologjise deri aty sa ajo eshte bere pjese e jetes , vete jeta e cdo qytetari perendimor eshte e monitoruar.
Kur dikush di gjithcka rreth teje, atehere e ka fare te lehte te te censuroj.
Uroj qe kete mandat zoti Rama ti reduktoj minutat qe kalon me facebook-un.