Uashingtoni i Donald Trump-it është i paralizuar

30 Qershor 2017, 09:19Bota TEMA

4 korriki duhet të sjellë amerikanët së bashku. Është një ditë për të festuar se si 13 kolonitë e reja u bashkuan kundër sundimit britanik për të filluar eksperimentin e tyre të madh me qeverisje popullore. Por, këtë 4 korrik amerikanët janë të ndarë nga moskuptimi i ndërsjellë: midis republikanëve dhe demokratëve, por edhe midis punëtorëve të fabrikave dhe studentëve të universitetit, banorëve të periferive dhe atyre të qytetit. Dhe pastaj ekziston Presidenti Donald Trump, jo vetëm një simptomë e ndarjeve të Amerikës por edhe një shkaktar i tyre.

Trump fitoi pushtetin pjesërisht sepse ai foli për votuesit që mendojnë se sistemi funksionon kundër tyre, siç tregoi dhe raporti ynë i posaçëm këtë javë. Ai premtoi se, duke pastruar Uashingtonin e elitave dhe lobistëve që janë shumë budallenj ose egocentrik për të vepruar për të gjithë kombin, ai do të rregullonte politikën e Amerikës.

Qasja e tij nuk është po funksionon. Pesë muaj në mandatin e tij të parë, Trump kryeson një kulturë politike që është edhe më helmuese se kur ai mori detyrën. Votuesit e tij kryesorë janë shumë besnikë. Shumë biznesmenë ende besojnë se ai do të sjellë shkurtime taksash dhe derregullim. Por optimizmi i tyre qëndron mbi një terren gjithnjë e më të ashpër. Presidenca Trump është rrënuar nga gjykimi i dobët dhe nga mundësitë e humbura. Qeveria federale tashmë po tregon këte sforcim. Herët a vonë, dëmi do të përhapet përtej kufirit edhe në ekonomi.

Nga deti në det të ndritshëm

Humbja e besimit të Amerikës në politikë nuk filloi me z. Trump. Për dekada me radhë, votuesit janë ankuar për bllokimin e Uashingtonit dhe ndikimin në rritje të lobistëve, shpesh atyre me xhepa më të thellë. Francis Fukuyama, një teoricist politik, fajësoi për këtë prishjen e “vetokracisë”, një rrëmujë e interesave dhe përgjegjësive konkurruese që mund të bllokojnë pothuajse çdo reformë ambicioze. Kur bota ndryshon dhe qeveria federale nuk mund të ngrihet në nivelin e sfidës, argumenton ai, zhgënjimi i votuesve vetëm që rritet.

Trump gjithashtu ka nxitur mosbesimin. Ai ka identifikuar në mënyrë të saktë fushat ku Amerika ka nevojë për reforma, por ka bllokuar reagimin e tij – pjesërisht për shkak të egos së tij të pakontrolluar. Merrni për shembull taksat. Askush nuk dyshon se ligji i taksave i Amerikës është një rrëmujë e mbushur plot me hapësira boshe dhe kompleksitete. Por planet e reformave të zotit Trump tregojnë qartësisht shkurtime për të pasurit që e bëjnë ligjin më çoroditës se kurrë. Gjithashtu, kujdesi shëndetësor. Në vend të reformimit të Obamacare, republikanët janë në përfundim të një projekt-ligji që do të linte miliona votues të Trumpit më të sëmurë dhe më të varfër.

Institucionet janë të pambrojtura. Shtëpia e Bardhë ka të drejtë të ankohet për agjencitë e mbivendosura dhe konkurruese të Amerikës, të cilat krijuan shumë burokraci nën Presidentin Barak Obama. Megjithatë, përpjekja e saj për të reformuar këtë “shtet administrativ” është shkatërrimi i makinerisë ma anë të së cilit duhet të funksionojë qeveria. Armiqësia e zotit Trump ka dëmtuar tashmë gjykatat, shërbimet e inteligjencës, departamentin e shtetit dhe mbikëqyrjen mjedisore të Amerikës. Ai kërkon shkurtime të thella buxhetore dhe nuk ka arritur të mbushë emërimet presidenciale. Nga 562 pozicione kyçe të identifikuara nga Washington Post, 390 mbeten pa të nominuar.

Po aq e dëmshme sa ajo që zoti Trump bën është mënyra se si e bën këtë. Në fushatë u zotua të luftojë interesat e veçanta. Por zgjidhja e tij – të punësojë biznesmenë shumë të pasur që lobistët ta kenë shumë të vështirë për ti blerë – nuk është aspak zgjidhje. Vetëm shikoni vetë Z. Trump: pavarësisht nga përpjekjet e tij me gjysmë zemre për të shkëputur presidencën dhe biznesin familjar, askush nuk e di se ku përfundon njëri dhe fillon tjetri. Ai premtoi të jetë një dealmaker, por impulsi i tij për të zhdukur kundërshtarët e tij dhe skandalet rreth rolit të Rusisë në fushatë, kanë bërë që shanset e bashkëpunimit ndërpartiak të jenë edhe më të largëta. Mungesa e respektit për ekspertizën, të tilla si sulmet ndaj Zyrës së Buxhetit të Kongresit mbi vlerësimin e saj si të dobët të reformës së kujdesit shëndetësor, e bën Uashingtonin vetëm më partizan. Më e rëndësishmja, shpërfillja e Trumpit për të vërtetën shkurton atë që mbetet nga baza e marrëveshjes ndërpartiake. Nëse nuk mund të pajtoheni për faktet, gjithçka që ju arrini është një përplasje e hapur e fiseve rivale.

Fitimi egoist nuk njeh më turp

Optimistët thonë se Amerika, me diversitetin e saj të pamasë, pasurinë dhe rezervat e zgjuarsisë njerëzore dhe të elasticitetit, mund ti marri të gjithçka në anën e saj. Z. Trump vështirë se është presidenti i parë i keq. Ai mund të jetë i tillë rreth vetëm katër vjet – nëse vazhdon kështu. Në një sistem federal, shtetet dhe qytetet e mëdha mund të jenë ishuj të kompetencës mes mosfunksionimit. Ekonomia e Amerikës është me sa duket në shëndet të vrazhdë, me bursat pranë niveleve të tyre më të larta të të gjitha kohërave. Vendi dominon teknologjinë dhe financat globale, dhe prodhuesit e saj të naftës dhe gazit kanë më shumë ndikim sesa në çdo kohë që nga vitet 1970.

Këto janë elemente shumë të rëndësishme. Por ata vetëm e zvogëlojnë dëmin që po bëhet në Uashington. Reforma e kujdesit shëndetësor ndikon në një të gjashtën e ekonomisë. Dyshimi dhe mosbesimi prishin gjithçka që ato që prekin. Nëse amerikanët e aftë largohen nga një karrierë në shërbimin publik, burokracia do të bartë plagët. Përveç kësaj, një president i keq gjithashtu vendos për kostot e mundësive. Fuqia në rritje e monopolit të kompanive është bërë e pakontestueshme. Shkollat ​​dhe trajnimet janë të pamjaftueshme edhe kur automatizimi dhe inteligjenca artificiale janë gati të transformojnë natyrën e punës. Nëse zoti Trump shërben tetë vjet të plota – të cilat, pavarësisht sulmeve nga kritikët e tij, janë të mundshëm – çmimi i paralizës dhe paaftësisë mund të jetë i madh.

Rreziqet janë tashmë të qarta në politikën e jashtme. Duke iu bindur besimit se elitat e Uashingtonit e shesin Amerikën lehtësisht, Trump po bën dëm të vazhdueshëm ndaj udhëheqjes amerikane. Partneriteti Trans-Pacific do të kishte ngulitur konceptin e Amerikës për tregjet e lira në Azi dhe do të mbështeste aleancat e saj ushtarake. Ai u largua prej saj. Refuzimi i tij ndaj marrëveshjes së klimës në Paris tregoi se ai nuk e sheh botën si një forum ku vendet punojnë së bashku për të zgjidhur problemet, por si arenë ku konkurrojnë për përparësi. Vendimmarrja e tij e çoroditur dhe krenaria e tij me autokratët, i bën udhëheqësit e aleatëve të tij të çuroditurr nëse mund të varen nga ai në një krizë.

4 korriku është një kohë për të kujtuar se Amerika ka rinovuar veten në të kaluarën; Mendoni për krijimin e një shteti modern të Theodore Roosevelt, New Deal e Franklin D. Roosevelt dhe revolucionin Reagan. Në parim, nuk është tepër vonë për Z. Trump për të përqafuar mbi-partitantizmin dhe për të adresuar çështjet reale. Në praktikë, është gjithnjë e më e qartë se ai është i paaftë për të sjellë një rilindje të tillë. Kjo do t’i bjerë pasuesit të tij./The Economist – Lexo.al/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje