Tronditet Kisha Katolike e Vatikanit/ Kardinali australian akuzohet për abuzim seksual

29 Qershor 2017, 09:06Bota TEMA

Arkëtari i Vatikanit dhe figura më e vjetër katolike e Australisë, kardinali George Pell, është akuzuar për vepra seksuale në Australi.

Akuzat lidhen me ngjarjet e pretenduara të kohëve më parë, bëri me dije policia në shtetin e Viktorias.

Këto akuza janë bërë nga më shumë se një person i vetëm, shpjegoi zv/komandanti i policisë Shane Patton. Megjithatë kardinali Pell, i cili prej kohësh është vendosur në Vatikan, i ka mohuar me forcë akuzat.

Si arkëtar i Vatikanit, Kardinali Pell konsiderohet zyrtar i rangut të tretë në Kishën Katolike.

“Kardinali Pell do të kthehet në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur, për të pastruar emrin e tij pas këshillave dhe miratimit nga mjekët, të cilët gjithashtu do ta këshillojë për angazhimet në udhëtime,” tha Kisha në një deklaratë ditën e sotme.

“Pell tha se pret me padurim ditën e tij në gjykatë për t’u mbrojtur me forcë ndaj akuzave”.

1 komente në “Tronditet Kisha Katolike e Vatikanit/ Kardinali australian akuzohet për abuzim seksual”

  1. Tirana says:

    Nuk eshte lajm trondotes. Eshte lajm i zakonshem ,pasi nuk eshte hera e pare , kur perfaqsues te fese edhe ne rangje te larta jane marr me probleme seksuale. Mos kujtoni se ata qe jane veshur me vellon e fese nuk kane ndjenja , burra apo gra qofshin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje