PSG, në garë për James Rodriguez

1 Korrik 2017, 19:40Sport TEMA

Paris Saint Germain vendos emrin mes skuadrave kandidate për shërbimet e James Rodriguez.

Sipas portalit “Goal.com”, klubi parizien ka nisur bisedimet me futbollistin kolumbian, e ardhmja e të cilit duket se është larg Realit të Madridit.

Gjithnjë sipas “Goal.com”, drejtuesit e klubit parizien kanë nisur prej kohësh punën për lëvizjet që do të bëjnë në merkato, me synim përforcimin e skuadrës në mënyrë që të rikthehet te titulli kampion në Francë.

Në listën e dëshirave të Paris Saint Germain janë shënuar tashmë emrat e Agueros, Sanchez, Mbappe, e tani atyre u shtohet edhe James Rodriguez, agjenti Jorge Mendes i të cilit ka shumë miqësi me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique.

Duket se është pikërisht Mendes, që po shtyn James Rodriguez drejt klubit transalpin, ashtu siç bëri edhe me mbrojtësin Pepe, i cili do të lërë klubin iberik për të kaluar në Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje