Burim Kukeli drejt kalimit tek Lugano

3 Korrik 2017, 16:06Sport TEMA

Burim Kukeli pritet të transferohet nga Zyrihu tek ekipi i Luganos

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli pritet të largohet nga Zurich, pasi nuk bën më pjesë në planet e kësaj skuadre.

Sipas mediave zvicerane, interesim për ta transferuar Kukelin ka shfaqur skuadra e Luganos.

Marrëveshjet mes dy klubeve janë shumë të mira, pasi kanë shkëmbyer vazhdimisht lojtarë në vitet e fundit.

Si rrjedhojë, kanë filluar kontaktet mes palëve për të mundësuar këtë transferim që do të ishte i vlefshëm si për dy klubet, ashtu edhe për vetë futbollistin 33-vjeçar i cili ka qenë pjesë e Zurichut që në vitin 2012.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje