Greqia dhe Shqipëria, “sherr” për bimët mjekësore

3 Korrik 2017, 12:14Sociale TEMA

Agjencia e lajmeve “Associated Press” i ka dedikuar një artikull një problematike të evidentuar mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket bimëve aromatike e mjekësore.

Artikulli i publikuar ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare duke gjetur hapësirë ripublikimi në media të tjera si Washington Post, Fox News, ABC News etj, raporton Tv Scan.

Artikulli citon autoritetet greke që thonë se “bandat e shqiptarëve të varfër po kalojnë vazhdimisht kufirin për të korrur ilegalisht në mal bimët medicinale, e kryesisht çajin e malit.

Plaçkitësit më pas i shesin bimët për eksport te kompanitë farmaceutike ose kozmetike; një biznes që i siguron vendit dhjetëra milionë në vit”.

E në këtë proces, shqetësimi është se po shkatërrohen edhe bimë të rralla e të rrezikuara.

Në Greqi është e ndaluar me ligj që të marrësh më shumë sesa një sasi të vogël për përdorim vetjak të bimëve të egra.

Por ky ndalim nuk ekziston në Shqipëri, që është një nga shtetet më të varfëra të Europës. Por më e rëndësishme është se bimët zakonisht shkulen e kjo ndalon rigjenerimin natyror, kërcënon ekosistemin dhe i lë malet të zbehura.

Shqiptarët pretendojnë se bimët janë aty dhe grekët nuk i marrin ato, ndaj pse të mos përfitojë dikush?” vijon artikulli.

Në artikull citohet ambientalisti grek Christos Toskos i cili shprehet se gjatë 5 viteve të fundit kjo problematikë është thelluar e kalimet e kufirit për këtë qëllim janë bërë të përditshme.

Muajt e fundit, në operacionet e realizuara për këtë qëllim, policia greke ka arrestuar të paktën 10 shqiptarë që kishin marrë dhjetëra kilogramë bimë. Në fund të qershorit tre persona u kapën me 136 kilogramë që ishin ngarkuar në dy kuaj dhe në një gomar, vijon artikulli.

Gazetari ka intervistuar edhe Filip Gjokën, kreun e shoqatës së bimëve aromatike e mjekësore i cili shprehet se shumë shqiptarë të varfër po kalojnë malet në Greqi për shkak se këtë vit ka pasur mangësi në bimët mjekësore e aromatike për shkak të temperaturave të dimrit të kaluar.

Në fund, artikulli evidenton nevojën e zgjidhjes së kësaj problematike mes autoriteteve të të dy vendeve.

4 komente në “Greqia dhe Shqipëria, “sherr” për bimët mjekësore”

  1. Nuk says:

    Skini pare gje akoma…do ju marrim edhe farat e bimve te buta…hahahaha…ky eshte nje fenomen qe eshte i perhapur “keq” ne shqiperi…keshtu qe nuk e bejne me te keq e bejne nga gomarlleku total.

  2. Duri says:

    Mbasi rropen pyjet e veta ,nuk lane peme , gjethe e lule ne kembe tani po i turren atyre greke ta bejne shkretetire si ne shqiperi

  3. Jimi says:

    Kesaj i tone : te keshdy b…a nje ta cash e nje ta mbash!
    Greku uleret e bertet, rrezik ta aplifikoj si konflikt nderkombetar te cilin duhet ta zgjidhi vetem Haga, dhe per cfare!? per nje mullar bari qe shqiptaret paskan korrur ne skerkat e maleve qe ndodhen ne kufirin Shqiperi Greqi!
    Por shqiptaret, cfare duhet te bejne kur greku diten per diell kerkon te rrembeje hapsira tokesore e detare, ku ne menyre te paligjeshme nga konventat nderkombetare, vendos pklatformat dhe kerkon nafte ne zonen detare te Shqiperise? Ne kete rast e vetmja gje qe munde te bejne shqiptaret, eshte mbrojtja me arme dhe per kete jane ne te drejten e zotit.

  4. arbereshi says:

    Sinqerisht per te qeshur e per te qare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje