Humbja e territoreve të ISIS në Siri, ka bërë që luftëtarët e grupit terrorist të marrin arratinë.
Por, pamja e tyre me mjekra duket se iu vështirëson punën. Kështu, në një video të publikuar nga ushtria Siriane, tregohet një ambient i marrë prej forcave të ISIS, ku janë lënë edhe mjekërat e të ashtuquajturve luftëtarë.
Është ironike, pasi fillimishti atyre iu desh të mbanin mjekra për të vështirësuar identifikimin gjatë sulmeve nga forcat aleate, ndërsa tashmë që ajo u kthye në një simbol të tyre, iu rrezikon jetën.
Problemi qëndron se shumica e luftëtarëve të ISIS kanë qenë të huaj, kryesisht europianë, të cilët u zhvendosën në Siri gjatë konfliktit dhe tashmë, duke hequr mjekrat do të tentojnë të kthehen sërish në vendet e tyre të mëparshme.
Ndërkaq, shumë nga këta persona kanë arritur të kthehen tashmë në vende si Gjermania, Suedia dhe Britania e Madhe, ndërsa ankohen për diskriminim, pasi nuk arrijnë të gjejnë dot punë, për shkak të historisë së tyre si luftëtarë të ISIS dhe fotografive tronditëse të postuara më parë në Facebook.