Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime vijuan edhe dje aksionin për monitorimin e situatës në terren dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si në zonat periferike, ashtu edhe brenda qytetit.
Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendruan në zonën e Dajtit, Babrrusë, Kombinatit, rruga e Kavajës, Pallati me Shigjeta, Ali Demi etj, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, grupet e punës në terren kanë verifikuar 997 abonentë, familjarë dhe biznese. Gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe shkëputur 318 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 21 gjoba për familjarë dhe 11 të tjera për biznese të ndryshme.
Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar në organet ligj zbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ndërsa është bërë edhe shoqërimi i tre personave në polici.
Gjithashtu, falë masave të marra nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime, janë lidhur një numër i konsiderueshëm i kontratave të reja.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe eliminimit të abuzimeve me ujin e pijshëm nga subjektet private, ku janë marrë të gjitha masat për ndërprerjen e lidhjeve të ujit që përdorej nga lavazhet e makinave apo për ujitje.
Qytetarët të cilët kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm apo konstatojnë raste të lidhjeve të paligjshme, mund të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion, 0800 44 88 të Ujësjellësit të Tiranës.
Taks forca punon me fushata apo gjate gjithe vitit,Keto drejtues medioker te taks forces duhet te shkarkohen dhe te zevendesohen me njerez qe jane te perkushtuar per pune,Punonjesit e saj po keshtu jane te korruptueshem,se jane marre ne pune me klientalizen tarifllek dhe me rrushfete,Qe per mendimin tim edhe keto duhet te pastrohen,PERSHENDETJE,
Po ca jan keto tuba o Zot na shpeto! Po jane gjithe keto vite Z . V. dhe vazhdojm te paguajm uj te pijshem te ndotur, gjynah prej Perendie. Veproni ,veproni sa me par eshte urgjente, mendoni sikur te jeni ju dhe femijet tuaj. Esht gjynah te merrni voten tull dhe te mos pergjigjeni per nevojat me njerezore. Beni te pamunduren kjo esht paresore mbi paresoret , lerini menjan taksa e gjoba po veproni se iken 12 vite drejtimi bashkiak dhe asnje gje per ujin, TURP e faqezez> Paguaj si derri dhe te semuremi per Fajin tuaj. Mblidhni mendjen se e drejta vonon por nuk harron. Jemi te indinjuar ne kulm, na ik mendja teksa, ham ushqime qe nuk kontrollohe nga Shteti, nuk taksohet fshatri per masakren qe po ben. Pijm uj dhe lajm en me uj batak , prej tubash fekalesh. Mjer, mjer i ziu popull askush se can.,… . DEGJONI< VEPRONI< INVESTONI NE USHQIM UJ<SHERBIM SHENDETSOR. Kaq beni kaq.
Kontrolloni vini veton ne keto , thirrini mendjes, DEGJONIIIIIIIIIII!!!!!!!!