Pas akuzave të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi dhe këshilltarëve të PD sot në media lidhur me zhvillimin e zonës pranë Policisë Bashkiake, ka reaguar edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Mazniku sqaron se Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlerësimit Mjedisor të Planit të Bashës, i cili parashikonte ndërtime për shërbime dhe banesa nga 8-11 kate.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaron se toka objekt diskutimi është pronë private e familjes Nela, dhe ligji i miratuar që në kohën e qeverisë “Berisha” (Foto 4), e përcakton qartë, që nëse një subjekt aplikon për leje ndërtimi, dhe kërkesa është në përputhje me planin, Bashkia është e detyruar ta miratojë lejen brenda 45 ditëve, ose në të kundërt, leja miratohet në heshtje dhe administrata e Bashkisë shkon për ndjekje penale.
Mazniku sqaron se në këtë situatë, e vetmja rrugë ishte që Bashkia e Tiranës të maksimizonte përfitimin në interes të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Në vazhdim të një telenovele familjare, sot doli dhe Dhëndri i Saliut, dhe ju bashkua kengës së Lulit dhe Kunatit të tij për ndërtimin tek Policia Bashkiake.
Dhëndri – Jamarber Malltezi është hartuesi i Vlersimit Mjedisor të Planit të Bashës. Plani i Bashës (Foto 1 dhe Fotot 2) në nënjësinë 7/8 ku po ndodh zhvillimi, parashikonte ndërtim për Shërbime dhe Banesa, me intensitet 2.8, me 8-11 kate. Ky Dhëndër hartuesi i Vlersimit Strategjik Mjedisor (Foto 3), që sot del me maske, vlersonte atherë që kjo ska asnjë problem për mjedisin.
Jo vetëm kaq, por sipas kompanisë, pas hartimit të planit nga Basha, firmosjes nga Berisha e vleresimit nga Dhendri, Kunati ka shkuar tek kompania ti kërkojë haraç. ( https://m.facebook.com/story.php… )
Kjo ishte bashkia që trashëguam. Luli e planifikonte, Dhëndri e vlersonte, Saliu e firmoste, Kunati arkëtonte.
Toka është pronë private e familjes Nela, dhe ligji (qe prej Saliut – Foto 4), e përcakton qartë, që nëse një subjekt aplikon për leje ndërtimi, dhe kërkesa është në përputhje me planin, Bashkia është e detyruar ta miratoje lejen brenda 60 ditëve, ose në të kundërt, leja miratohet në heshtje dhe adminstrata e Bashkisë shkon për ndjekje penale.
E vetmja rrugë ishte të maksimizonim përfitmin publik, nga kjo situatë.
1-Në zonë që do të zhvillohet, në përfundim do të ketë 11.500m2 hapsire të gjelbër dhe rekreative – PUBLIKE. Zona që Luli, Dhendri dhe Kunati quajnë lulishte, është 12.000m2. Pra thuajse nuk humbim hapsire duke qene se lirohet dhe hapesira tek Policia Bashkiake pas zhvillimit.
2-Kompania do të paguajë 5 Milion Euro takse në bashki fale 10fishimit te takses ne 2015en. Në kohë të Bashës do paguante 480.000Euro takse në Bashki dhe sipas vetë kompanisë kusurin e kërkone Kunati.
3-Për më shumë kompanisë i është kërkuar të ndërtojë një ndërtesë të re publike per bashkine 5 katshe dhe me parkim nëntoksor.
Pra nga një situatë ku nuk kishim dot rrugëdalje ligjore prej planit Basha, firmes Berisha, vlersimit Malltezi e gjobes Kunati – kemi maksimizuar interesin publik. Ky në thelb është konflikti, familjet Basha-Berisha-Malltezi-Kunati nuk kan hall publikun, por pse fitimi i tyre në këtë punë shkoi tek publiku e jo tek xhepat e tyre. Kjo është e verteta!
Paratë që kunati i Lulit dhe Dhëndri i Saliut i kërkonin si ryshfet nën dorë, sot shkojnë në buxhetin e bashkisë, për tu investuar në më shumë parqe, pemë, cerdhe dhe kopshte. Në thelb, ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre. Dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse sot, kunati i Lulit dhe Dhëndri i Saliut, janë hedhur në sulm. Ata kishin planifikuar, vlerësuar dhe miratuar një projekt për të fituar miliona për veten e tyre. Ata sot qajnë milionat e humbura
ne qenkemiplottttttttttt me profesora asistent drejtora,dhe nuk e dinim…………
yyyshtttttttt fare keqe .
i vendoset vetes tituj te pamerituar,te blere……
Perfaqesuesi i ndertuesit ka dy dite qe denoncoi presionin korruptiv qe i ishte bere nga kunati i Lulit, pra qe kerkonte gjysmen e prones, ne kembim te lejes se ndertimit. Jam kureshtar te di se prokuroria ka vepruar apo jo, pra ka nisur hetimin dukle u nisur nga te deklaratat e ndertuesit ? Ne nje vend normal e ka obligim penal nisjen e hetimeve, nisur nga faktet qe kane dale.
E para, plani urbanistik i Bashes eshte pezulluar menjehere nga Veliaj. Ne fuqi ka hyri plani i ri, i miratuar ne fund te 2016. Leja eshte dhene ne shkurt 2017, ne baze te planit te ri.
E dyta, prona mund te jete e kujtdo, menyren si mund te zhvillohet e percakton bashkia nepermjet planit urbanistik.
Me pak fjale, Arbi Mazniku eshte kokrra e genjeshtarit.
Me kete llogjike rilindase, Dyshja Rama-Veliaj bashke me “Baxhanaket” si Mazniku & Co. nuk e paskan marre zarfin e tyre per bekimin qe i kane dhene ndertimit te pallateve te ish uzina Enver, kur dihet qe vendosin per cdo Cope betoni qe ngrihet ne Tirane dhe jo vetem aty ?! Po mire mo, po kaq budallenj dhe te paditur e dine kete popull fatkeq keta shushunja qe mendojne ti hedhin hi syve me keto palo genjeshtra.
Interesante, se qenkan dhe firmat e Sazan Gurit e Romeo Hanxharit. Ketyre qe u ra bretku per mjedisin dhe u çane duke lejuar ndertime betoni shumekateshe. Kam kuriozitet te di dhe perqindjen e tyre ne meselene e kunatit e te dhenderrit.
Ti nenkryetar bashkie mos genje. Lejen e keni dhene ju, ti dhe erjoni. Ju jeni armiqt kryesor te gjelberimit ne Tirane. Gjoja po punoni dhe po shtoni siperfaqen e gjelber. Ku i kini ?. Ne anen jug – lindore te zones se ish Uzines Enverqene dy lulishte te vogla ne vazhdim te dy pallateve te ndertuar para 3-4 vjetesh, pra ishte ajo siperfaqe qe u kerkohet me ligj ndertuesve te mos e zene me ndertim por ta mmbjellin me peme. Me lejen e Veliaj, naten, fshehtas ato dy lulishte u prishen , u germuan themelet naten dhe u ngriten dy shtesa pallatesh ne drejtim te perendimit. Tu vij turp juve, por na vjen turp dhe neve qe u kemi votuar. Ndaloni ndertimin tek lulishtja ne fjale se nuk do te merrni asnje vote ne zonen nga pallati me shigjeta, fusha e aviacionit, unaza e deri ne selite. Erjoni na thote se po nderton park ne Kashar, ne Lunder apo ne Farke, me ke tallesh ore maskara, me se do te shkojne deri atje pleqte apo femijt e vegjel qe i nxirrnin gjyshet me karroce tek kjo lulishte qe ti e prishe si hajdut duke shkulur pemet naten, o ndyresira do t’na detyroni si kinezet te levizim ne rrjesht kur te dalim nga shtepite. Besua i tajvanit mori gjysmen e lulishtes ne qender dhe tani po na merr lulishten neve ketu. Thone se ka dhene 10 milion euro bakshish nga te cilat 4 i ka marre Erioni dhe 6 ustaji i tij. Ne u dham edhe kete radhe votat, por mbajeni mende dhe po betohemi” u pafshim mbi nenat tona” . Ndyresira. Ne gjithe zonen nga pallati me shigjeta e deri ne unaze nuk ka nje vend ku te ulen te shkretet pensionista. shikoni se sa afer jane ndertuar pallatet posht ish uzines, Ajo pak siperfaqe e lene boshe eshte zene e gjitha nga lokalet, ku do te dalin te zeste banore qe ua nxiu jeten Erjon Velija me lejet endertimit. Perendi mos na lere ne dore te ketyre maskarenjeve. Nxiua edhe atyre jeten ashtu sic po na e bejne ata. Merna haken o zot se jemi te deshperuar sa me ska. Mezi i kemi blere keto shtepi ketu dhe tani edhe qiellin nuk na lejon erjoni ta shohim . por duhet te shikojme komshinjte 6 metra me tej. Do t’na duket vetja si zhabat ne nje pus 10 m te thelle.