Platforma "Shqipëria që duam"/ PS nis turin në Shqipëri, falënderim dhe dëgjim i votuesve

4 Korrik 2017, 15:31Politika TEMA
Platforma "Shqipëria që duam"/ PS nis turin në

Ky do të jetë një tur dëgjimor, por edhe për të mbledhur bashkë problematikat kryesore në secilin qark, për të dalë më pas me një analizë të plotë për 3 prioritetet kryesore, të cilat në gusht do të bëhen pjesë e raporteve të 5 grupeve të punës që do të kryesohen nga Ruçi, Peleshi, Ekonomi, Ahmetaj dhe Xhafaj.

“Falenderoj PS, kryesinë e PS dhe Edi Ramën për gjithë besimin që më ka dhënë. Faleminderit të gjithë skuadrës fituese të socialistëve. Faleminderit që më keni dhënë kaq shumë besim pasi edhe ju e dini tani që vetëm PS mund ta bëjë Shqipërinë shtetin që ne duam”, shprehet Mimi Kodheli.

Edhe drejtuesi i qarkut të Elbasanit Taulant Balla turin e dialogut me qytetarët e nisi me falenderim dhe premtimin për ripërtëritjen e administratës shtetërore.

“Të gjitha strukturat e PS, nga sot e tre muaj me radhë do të merren me një analizë të thellë të rezultatit, pritshmërive dhe faktorëve. Në 25 Qershor ne fituam besimin e shqiptarëve dhe nuk do ta zhgënjejmë atë.

Por si do të funksionojë për 4 javët e ardhshme turi dëgjimor dhe falenderues i socialistëve? Në të do të përfshihen të gjithë kandidatët, pjesë e garës së 25 qershorit, fitues apo edhe ata që mbetën jashtë parlamentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje