Kryeministri i rikonfirmuar i 25 qershorit u ka prezantuar tashmë shqiptarëve “bocetin” e programit të tij të qeverisjes. Edi Rama ka provokuar një diskutim të gjerë në rrjetet sociale, lidhur me prioritetet e mandatit të dytë dhe me rrugën që duhet ndjekë qeverisja, në pyllin e madh të krizave e problemeve që kalon Shqipëria e sotme.
Është lehtësisht e imagjinueshme se një kryeministër në detyrë e di fort mirë se ku i pikon çatia shtetit që ka drejtuar për katër vite. Aq më tepër një politikani si Edi Rama, i cili ka nisur ta zgjerojë bazën e njohjes së halleve të qeverisjes, qysh në fundin e viteve ’90 kur u zgjodh ministër i kulturës. Strategjia që Edi Rama po adopton këto ditë, pas daljes së rezultatit të 25 qershorit, synon diçka tjetër nga identifikimi i listës së vatrave të zjarrit që do t’i duhet të shuajë katër vitet e ardhshme.
Duket se nisma e kryeministrit për të instaluar një dialog me qytetarët, prej të cilëve të marrë shënim gjithsa ata thonë dhe pretendojnë nga qeveria e re, ka të bëjë më shumë më mbajtjen gjallë të procesit vital të komunikimit që një maxhorance i duhet të ketë më shtetasit që e kanë votuar. Por ndoshta më shumë, edhe me ata që s’e kanë votuar. Fjala është për atë pjesë të shoqërisë që e sheh me mosbesim piskamën elektorale të Edi Ramës, për timonin vetëm dhe për tepsinë e pastruar nga duart e tjera që kishin pjesë aty për katër vitet e shkuara.
Rama ka hasur shpesh në fushatë njerëz të bezdisur nga premtimet e politikës, nga falsiteti dhe hipokrizia e saj. Regjistrohen pa vështirësi raste ku njerëz të zakonshëm i kanë dhënë dorën në një takim a miting elektoral, duke i thënë se nuk do ta votojnë, sepse një zyrë hipoteke që kërkon para nën dorë, një praktikë e rëndomtë administrative e zvarritur, një sherr prone ku shteti refuzon të bëjë arbitrin, një eksperiencë e keqe në një shkollë a spital apo një nëpunës që ka kërkuar ryshfet për të hedhur një firmë – të gjitha këto, në fund të katër viteve mandat, i llogariten (me të drejtë) kryeministrit të vendit, si një dështim i tij politik dhe menaxherial. Kjo masë e madhe shqiptarësh pret sot, së bashku me 760 mijë votuesit e PS, një ndryshim radikal drejtimi, nga i vetmi timonier që ka mbetur në autobusin e qeverisjes.
Problemet që Edi Rama rigjen në tavolinën e tij të punës janë të shumta dhe të jo të lehta për t’u zgjidhur. Ekonomia, vendet e punës, pastrimi i qeverisjes nga drejtuesit rastësorë, futja në kabinet e peshave vërtet të rënda, e jo e servilëve që e kanë krahasuar këto kohë me të gjithë rilindasit dhe heronjtë e të shkuarës, rivitalizimi i të gjithë asaj pjese të shtetit që sot duket apatike dhe pasive, një platformë reformash të qarta ku duhet kërkuar dhe marrë konsensusi i opozitës, kjo është vetëm një pjesë e sfidës që socialistët e dinë se duhet ta mbajnë mbi shpinë të vetëm, pa mundur të përdorin më alibinë e “aleatit hileqar”. Largimi i duarve të tjera nga tepsia duhet të na japë një kontroll më të fortë mbi të gjitha hallkat e shtetit, nga qeveria e deri tek organizmat e kontrollit të mjedisit, ushqimeve, karburanteve, pronave, hipotekave e licensave gjithfarësh. Rama e ka kuptuar drejtë se institucionit e kontaktit me qytetarin, janë prova e tij zjarrit. Aty do të ngrihet ose do të rrëzohet imazhi i shtetit. Aty do të provohet nëse ai ka mbajtur fjalime boshe nëpër Shqipëri, apo nëse ka propozuar një tjetër vullnet politik nga ai i katër viteve të shkuara. Ai ka kuptuar gjithashtu se turizmi dhe bujqësia do të jenë të vetmet komerdare shpëtimi për një vend që nuk prodhon as Ferrari dhe as centrale bërthamore. Të shohim nëse këtë intuitë të saktë do ta kthejë në politika afatgjata dhe produktive për të ardhmen e Shqipërisë.
Shqipëria ka sot një rrugë delikate drejt daljes përfundimtare nga tranzicioni postkomunist. Konsolidimi i institucioneve, lufta kundër korrupsionit të përhapur në të gjitha katet e shtetit, hapja e negociatave të anëtarësimit, janë të gjitha hallka të lidhura pazgjidhshmërisht mes tyre. Pas tetë vjetësh gjithçka do të peshohet me produktin real të dalë nga këto sfida tinëzare dhe komplekse. Rama po drejton një makinë, e cila ka shumë pak marzh gabimi. Na premtoi se po ta kishte vetë timonin, gjithçka do të ishte më e lehtë. I takon tani të na bindë se ndërkohë që nuk ka fare patentë makine në jetën reale, di të drejtojë në mënyrë të paqortueshme anijen e lodhur shqiptare.(Javanews)
Rama duhet te largoj nga tepsia ,partiaket e PS qe kane 27 vjet ne “drejtim”,duke kaluar nga pushteti lokal ne ate qendror e anasjelltas.
Keta jane me te koruptuarit qe ka kjo parti,duhet ti largoj nga funksionet drejtuese.
Tek PS ka nje pakic me testa,te cilet e mbajne kete monopol,duke ndare tepsine sipas “kontributit”.Nga njerez me shkolla te mesme,kane kapur doganat,me ndihmen e “korespondences” !
Rama do ndodhet perblle presioneve te te gjitha partive qe jane jashte kualicionit,e para eshte PD qe nepermjet mosdorheqjes se ministrave teknik,kerkon te perfitoj leshime qeveritare.Te njejten gje mund te thuhet per LSI,ku kerkon nepermjet presionit,ti luten perseri per pjesmarrje ne kualicion.
a e dini kongen..o shofer shofer kamioni ka te shko rrota te shkon timoni..ene.puna ketij
Problemet e ketij vendi evidentohen lehte. Ato Jane te shumta e te veshtira pasi Shqiperia eshte boshatis pervec tre- kater qyteteve. Per fshatin nuk behet fjale, pa rruge, uji e drita, aty vazhdon mesjeta. Cfare bujqesie do zhvilloje qeveria ne ngastra nje e dy dylymshe? Mendoj se Rama duhet te perqendrohet me shume ne realizimin e politikane dhe ideve. Tu largohet pak teorive e teoricienve dhe ti meshoje administrimit sidomos kontrollit te puneve ne ministri dhe bashki.
Ilir Beqja, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Arben Ahmetaj. Blendi Klosi
Nese arrin Rama te kontrollohj dhe menaxhoj me keto 5 pika kyce ne kete vend, atehere shpetojme te gjithe.
Keto 5 pika jane gjysma e lekeve te buxhetit te Shqiperise, qe po te investohen dhe me sy mbyllur Rama arrin te ndryshoj Shqiperine.
Ne te kundert Rama deshton
SNOB, AVENTURIER, DELIRANT
Rama nuk e mbyll dot tranzicionin, z. Skënder Minxhozi, madje largimi, rrëzimi, ndëshkimi i tij mund të klasifikohet si epilog tranzicioni. Ju, në këndvështrimin tim, z. Minxhozi, mbeteni nga të paktët analistë-opinionistë që nuk ia keni dorëzuar 100 % shpirtin djallit… Zbrisni në tokë, me këmbët trokë dhe me mend në kokë… Aventurieri Rama do të na fusë tani në aventura të reja, sidomos tani, kur PD-ja nënshkroi autonekrologjinë… Shqipëria duhet të çlirohet nga antiShqipëria dhe aventurierët, psikiopatët, delirantët, anadollakët oksidentalë janë të tillë… Z. Minxhozi, flisni, se jeni nga të paktët esëll në ato panele me deficientë…
z. Minxhozi si te kuptoj une si njeri i thjeshte?
Kam bere gabim qe e votova Edi Ramen dhe do pendohem?
Ke ndonje zgjidhje tjeter?
Ka ndonje rruge tjeter Shqiperia per te ecur vec punes e sakrifices apo ti besonin çudirave qe do benin partite sh.p.k.?.
Degjoj te ashtuquajturat analiza nga po analiste qe ose flasin si e ema e zeqos ne maje te thanes se nuk duan ta njohin realitetin e e hidhur te kultivuar gjithe keto vite dhe i turren Edi Rames per deshtimin!!!. Me ke e krahasojne shqiperine apo keto 4 vite doli nga shinat rivalizuese me gjermanine?.
Kur Ti pranon qe ky vend eshte si nje pyll i pakalueshem nga problemet e problematikat je gati ti quashe deshtim perparimet e vendit?
Une kete gati-gati kuje ndaj fitores se P.S. e shikoj si problemin e honorareve tuaja se ishit mesuar me kampionat te shpifur politik duke bere krim me kthimin e popullit ne tifoze e spektatore te bjerrjes se jetes para syve te tyre dhe jo ndricimit te perpjekjeve qe duhen bere.
Madje media amplifikonte mos pagmin e energjise mos pranimin e kuponeve tatimore etj.etj. deri ne lote rreke, rreke per te varferit se ju hoqi Rama nga duaret pasurine e lene nga Saliu!!!.
A mendon ti si do kalohet shtermberimi i mendesise se cilitdo individ ne vendet e punes atje ku marin parate (kjo edhe per juve) se betonin e riformon por psiqika e kalbur qe ze vend ne strukturen shteterore gerryen me shume se acidi?.
Na mereni me komente shifrash sikur zgjedhjet u zhvilluan ne vend normal dhe doni te thoni se u hodhi siren shqiptrareve Rama.
Joooooooo! Shqiptaret e vuajtur per jete me te mire pasi kaluan endrrat e Çeqeve te bardha pane sinjalin dhe besuan se Edi Rama do beje me te miren e mundeshme per kete popull.
Akuza mediatike per Ilir Beqajn se beri tendera skandaloze!!! Denoncimi ne prokurori nuk nxori gje. Po te semuret e dializes qe ata dinin se ç’hiqnin i pyetet nese jane te kenaqur?
Po maturantet qe aplikuan te paret i pyetet nese jane te hidheruar se nuk zune vende ne fakultete ata me pesa apo u ndjene te lumtur qe mundimi e perkushtimi i tyre u dha dinjitetin e duhur?.
Mundet te me keshillosh ndonje “strateg” nga keta te sh.p.k-ve qe do beje me te miren per kete vend?
Se pame disa nga keta qe i “shpetuan” shqiptaret nga kapja e drejtesise prej Edi Rames edhe pse u investuan Sh.B.A-te e B.E-ja ne kete “mekat”.
po po
Sfida e pare e Rames eshte Ekonomia e punesimi. Ka nje zgjidhje ne vendet rreth nesh vijne mbi 40 milion turiste ne vit. nga keta ne shqiperi vijne rreth 300mijene vit .Shqiperia duhet te kete oferte per 4 milion .gjermane .franceze,angleze nordike,etj ne vit .Kjo kerkon qe rreth 300milion euro cdo vit te investohen nga qeveria ne fushen e turizmit e sektoret e lidhur direkt me te,vecanerisht ne zonat turistike per rruge, porte e ne turizmin kulturor,bujqesi e agrobiznes Sfida e dyte eshte administrata shteterore.a-Duhet qe per administraten me ligj te vecante te ndertoje nje proces vetingu.B duhet te ndertoje sistem karriere si ne ushtri ku askush te mos kete mundesi qe pa nje stazh vite pune te gdhihet shef,drejtor,minister apo deputet.C-duhet te vazhdoje informatizimi ite dhenave qe dote coje ne uljen e informalitetit e te korrupsionit.Kjo do te coje dhe ne pergjysmimin e numurit te administrates e ne dyfishimin e rrogave.Sfida e trete eshte reforma ne aresimin e mesem te gjithe nxenesit qe mbarojne klasen e 9 me mesatare me pak se 6.5 nuk duhet te shkojne ne gjimnaz por ne shkolla1-2 vjecare falas per hidraulik,xhenerik,rrobaqepsi etj ne cdo qytet.Jane keta qe me para ndotin sistemin e aresimit deri ne universitet.
Populli si komentues jeni shume drejt dhe kete e
them me shume sinqeritet, por jane te pakte jane
ata që e kuptojne thell problemin.
Ky eshte gazetar i zoti por që të lexohet e adhurohet
nga te gjithe i duhet dhe te kritikoi.
AFTESIA- I VETMI KRITER PER ADMINISTRATEN
Se eshte me PS-ne apo me PD-ne, me LSI-ne apo me PDIU-ne, me PR-ne apo me PLL, me x apo Y , me parti apo parti nuk ka asnje rendesi…
I vetmi kriter per punesimin ne administrate nga Ceremi e deri ne Butrint, nga Konispoli e deri ne Vermosh, nga Washingtoni e deri ne Tokyo, nga Wellingtoni e deri ne Londer duhet te jete aftesia.
Edi Rama e tha fare qarte gjate fushates se midis nje socialisti te zjarrte dhe nje josicialisti te paafte do te zgjidhte te dytin.
Ky eshte e duhet te mbetet shpirti dhe kriteri i vetem per cdo emerim e per cdo Reforme ne administrate duke filluar nga zevendes kryeministri e deri tek kryeplaku i fshatit, qe nga rojtari i pyellit e deri tek ambasadori shqiptar ne Washington… ne cdo Halle te qeverisjes.
Ti gjejme njeriun e afte punes dhe jo punen te paaftit !
Midis partishmerise dhe aftesise te mbreteroje aftesia. Midis metitokracise dhe militantizmit te sundoje metitokracia, domethene aftesia.
Nje qeverisje e afte kerkon domosdo punonjes te afte!
AFTESIA- I VETMI KRITER PER ADMINISTRATEN
Se eshte me PS-ne apo me PD-ne, me LSI-ne apo me PDIU-ne, me PR-ne apo me PLL, me X a Y , me parti apo parti nuk ka asnje rendesi…
I vetmi kriter per punesimin ne administrate nga Ceremi e deri ne Butrint, nga Konispoli e deri ne Vermosh, nga Washingtoni e deri ne Tokio, nga Wellingtoni e deri ne Londer, kudo qofte e kushdo qofte te jete aftesia.
Edi Rama e tha fare qarte gjate fushates se midis nje socialisti te zjarrte dhe nje jo socialisti te afte do te zgjidhte te dytin.
Ky eshte e duhet te mbetet shpirti dhe kriteri i vetem per cdo emerim e per cdo Reforme ne administrate duke filluar nga kryeministri e deri tek kryeplaku i fshatit, qe nga rojtari i pyllit e deri tek ambasadori shqiptar ne Washington… ne cdo hallke te qeverisjes.
Ti gjejme njeriun e afte punes dhe jo punen te paaftit !
Midis partishmerise dhe aftesise te mbreteroje aftesia.
Midis meritokracise dhe militantizmit te sundoje meritokracia, domethene aftesia.
Nje qeverisje e afte kerkon domosdo punonjes te afte!
AFTESIA- I VETMI KRITER PER ADMINISTRATEN
Pasftesia eshte vrasese e qeverisjes se nje shteti !
Se eshte me PS-ne apo me PD-ne, me LSI-ne apo me PDIU-ne, me PR-ne apo me PLL, me X a Y , me parti apo parti nuk ka asnje rendesi…
I vetmi kriter per punesimin ne administrate nga Ceremi e deri ne Butrint, nga Konispoli e deri ne Vermosh, nga Washingtoni e deri ne Tokio, nga Wellingtoni e deri ne Londer, kudo qofte e kushdo qofte te jete aftesia.
Edi Rama e tha fare qarte gjate fushates se midis nje socialisti te zjarrte dhe nje jo socialisti te afte do te zgjidhte te dytin.
Ky eshte e duhet te mbetet shpirti dhe kriteri i vetem per cdo emerim e per cdo Reforme ne administrate duke filluar nga kryeministri e deri tek kryeplaku i fshatit, qe nga rojtari i pyllit e deri tek ambasadori shqiptar ne Washington… ne cdo hallke te qeverisjes.
Ti gjejme njeriun e afte punes dhe jo punen te paaftit !
Midis partishmerise dhe aftesise te mbreteroje aftesia.
Midis meritokracise dhe militantizmit te sundoje meritokracia, domethene aftesia.
Nje qeverisje e afte kerkon domosdo punonjes te afte!
Ne rast se akoma nuk jane evidentuar problemet,dhe si pasoje nuk ka as program qeveritar per 4 vjetet e ardhshme,atehere lum na per kto qe jena.
punsurit jane:Te gjithe ato ae jane antaar te Partis (ka njerz qe kane ndrruar disa Parti vetem qe te qendrojne ne pune).Si ka mundesi qe ka nga ato qe ne nje familje jane prej 4 deri 5 veta jane ne po kaqe Parti e te gjithe te punsuar sipas pjeses se tepesis qe ka ndare pushtet……Jane ba te gjithe shoferat drejtor,gjykates,prokuror e tjere me diplloma fallco(qe nuk kane mbaruar as te mesmen,nuk din as te shkruajn e te lexojnenuk din se ku bia as shkolla ku ato jane pisur me diplloma fallco,sa lende ka dhene provim ,nuk kana asnje shok qe mund te njofin ne shkolle ).
Komunitet habite kur i shikon qe jane zyrtar e dalin dhe neper Tv ,duke bera analiza……….