“Kritikët e Bashës të kenë guximin, si dikur Olldashi, të pranojnë se beteja e vërtetë e tyre është ajo me Berishën”

2 Korrik 2017, 11:04Blog TEMA

Nga Desada Metaj

Kjo nuk është hera e parë që në PD do ketë një garë të vërtetë për të zgjedhur kryetarin dhe këtë e dinë te gjithë ata që kanë hyrë dhe njëherë të vetme në PD. Edhe pse në fakt, duket se i mungon sharmi i 4 viteve më parë, kur Sokol Olldashi me energjinë, pasionin dhe dëshirën për të drejtuar demokratët pas humbjes së zgjedhjeve, ishte konkurrent i vërtetë dhe e nisi betejën pa vënë kushte.

Madje pa patur në krah as disa nga bashkëpuntorët apo miqtë e tij në parti, të cilët duke parë “vështrimin” e Doktorit kishin frikë të takoheshin me Olldashin edhe në kafe. Por ai i shkoi garës deri në fund, nuk u tërhoq edhe kur parregullsitë ishin flagrante, nuk u zemërua me partinë por nisi të bëjë një opozitë model në parlament, nga ato që do i mungojnë për shumë gjatë Shqipërisë.

4 vjet më pas, kur gara është në start dhe emri më serioz e që i jep legjitimitet garës kundër Bashës është ai i Patozit duket se dhe mbështetja për të dhe për grupin e tij është më e madhe dhe më e hapur se në sfidën e kaluar.

Një grup më i madh të pakënaqurish mbështesin atë që konsiderohet binomi Topalli – Patozi. Ka mes tyre demokratë të thjeshtë, njerëz me vlera që besojnë tek e djathta dhe kanë bindjen se partisë i duhet një drejtues i ri. Një prej tyre, i artikuluar qartë, pinjoll i një familjeje me shumë vlera dhe nga të rrallët apo në mos i vetmi përfaqësues i ish të përndjekurve, Tomorr Alizoti ngjall respekt me argumentimet e tij.

Për më tepër që jo vetëm gjatë fushatës e shihje në takime thuajse të përditshme me demokratë apo ish-të përndjekur, të lënë pas dore edhe gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD. Ka në grupin anti-Basha edhe nga ata që gjatë kohës që të përndjekurit hynin e dilnin në greva urie, shijonin frytet e pushtetit, që nuk mjaftoheshin vetëm me çfarë firmosnin në bordero por me lakminë e papërmbajtshme nuk dinë ende se ku i kanë llogaritë bankare.

Madje këta, që sot janë dhe më agresivët, në 4 vite opozitë vetëm heshtën, shkuan në Parlament si spektatorë, ndërsa darkave në vilën e Kryeministrit si vizitorë. Këta ish-qeveritarë që karrigen e patën dhuratë nga Berisha, për 4 vjet hynë e dolën në selitë e ambasadave apo në Bruksel me dilemën nëse përfaqësonin PD apo PS në këto takime.

Por, ka në listën e kundërshtarëve të Bashës dhe nga ata që janë në PD, që kanë shijuar frytet e pushtetit 8 vjeçar vetëm e vetëm se kanë qenë apo janë miq e shokë të fëmijëve të Berishës. Madje janë këta që sot ngrenë më shumë zërin për ndikimin e familjes së Lulzim Bashës, a thua se për 8 vjet me radhë nuk ishin ata që përfituan ç’të mundnin në emër të Gitës apo Zenit. Që zemëruan dhe larguan shumë demokratë me arrogancën e tyre e që bënë kërdinë në emër të raporteve personale.

4 vjet më parë kur zhvillohej gara në PD asnjë prej tyre nuk foli për statutin, rregullat e garës apo data base-n e PD. Por të gjithë sa më sipër janë sot bashkë jo se kanë ndonjë vlerësim apo “dashuri” për njëri tjetrin. Madje kush e njeh mirë PD e di që Topalli dhe Patozi kanë vetëm pak javë që komunikojnë pas shume vitesh moskomunikim.

Që urrejtja mes shokëve dhe miqve të familjes së Doktorit dhe Patozit apo Topallit ka qenë edhe pjesë e barsaletave që qarkullonin në PD. Që ata janë sot bashkë dikush mund të mendojë edhe që u dhimbset PD apo duan ta rimëkëmbin atë. Por po ta gjykosh pak më thellë nuk është tamam kështu.

Veç Patozit dhe Topallit asnjë nga emrat e grupit që i mbështesin nuk ka bërë opozitë këto 4 vjet. Madje edhe këta të dy mbështetën me rezerva çadrën e lirisë, të vetmin aksion serioz opozitar por nuk mund të thuash se u angazhuan në fushatë. Më skeptikët mendojnë se dhe punuan kundër e po të gjykosh traktet kundër që u vendosën në selinë e PD mund të mendosh pa frikë që niveli intelektual është në mos i mangët, qesharak.

Ky grup njerëzish që i bashkon kundërshtia me Lulzim Bashën kanë një gjuhë të ashpër me Kryetarin e ngrirë dhe ndikimin e familjes së tij. Po i keni dëgjuar ndonjëherë të përmendin publikisht familjen e ish-kryetarit? Sepse nëpër tavolina, sot e 12 vjet më parë ata ishin armiqtë që përmendeshin me zë të ulët.

A kanë folur deri më sot për mëkatet e qeverisjes se PD, për amnistinë e padrejtë që Lulzim Basha i bëri këto 4 vjet? Për mosfunksionimin e strukturave për shumë e shumë e vite në PD?

Jo, ata nuk flasin për këto sepse janë pjesë e shkatërrimit të demokracisë në PD, pjesë e vendimmarrjeve që e rrënuan çdo ditë e më shumë partinë. Dhe ky proces sigurisht që nuk ndodhi në 4 vjet.

Edhe pse për këto të fundit mban përgjegjësi kryesore Lulzim Basha, kryqëzimi i tij nuk është zgjidhje, as mënyrë për të hapur apo reformuar partinë. Sepse nëse ti kërkon “ta heqësh zvarrë nga zyra” Kryetarin e partisë asnjë njeri me dy pare mend nuk të vjen më në derë. Është në nderin e këtij grupi që tani që e “masakruan” Kryetarin e ngrirë të thonë dhe dy fjalë për ish-kryetarin, apo për burrin që sipas tyre ende tërheq fijet në PD.

Të kenë guximin, si dikur 4 vjet më parë, Sokol Olldashi e bëri i vetëm dhe pa rregulla loje, të dalin hapur dhe të pranojnë se beteja e vërtetë e tyre është ajo me Berishën. E në fund, para se të rendisin nene dhe rregullore partie, të pranojnë hapur se PD nuk ka qenë kurrë parti me struktura që funksionojnë rregullisht. Nuk ka ardhur asnjeherë në pushtet me kryetarë degësh apo seksionesh. Por ka qenë fitimtare vetëm kur fryma e saj opozitare ka thyer çdo pengesë të kundërshtarit në pushtet.

E për fat te keq, mllefet, inatet apo xhelozitë vetëm se e largojnë këtë frymë nga partia e vlerave të djathta.

13 komente në ““Kritikët e Bashës të kenë guximin, si dikur Olldashi, të pranojnë se beteja e vërtetë e tyre është ajo me Berishën””

  1. mira says:

    Kjo qenka Partia Demokratike ? Atehere pse shani Partine Socialiste se ju vodhi votat, kur punet tuaja i paskeni “lume e perrua”. Kur ish deputetet tuaj qenkan pasuruar ne menyre te jashtligjeshme perse nuk i keni denoncuar. Tani flisni per ndikimin e femijeve te Berishes,perse nuk e informuat ate “burre shteti e patriot te madh ” qe tu mblidhte rripat ?? si femijve dhe atyre qe pasuroheshin nen hijen e tyre ??? Kur paskesh qene keshtu, pranoni urimin :Ta gezoni humbjen per shume vjet!!!

  2. Fari~hu says:

    kush ka ndjekur me vememendje zhvillimet politike keto 27 ne shqiperi,dhe politiken ne p.d,sot ka ardhur koha qe gjerat te thuhen troc,dihet si e uzurpoi p.d Sali Berisha,dihet si i trajtoi medemek kryetaret e p.d. qe i emeroi,si e mori p.d pasi la postin e presidentit,si e emroi Lulin,po ashtu eshte me se qarte se ai do ta mbaje Lulin prap ne krye te p.d qe ta kete garanci per vete dhe familjen tij,prandaj asnje te mos shpresoje se sa te jete Sala dhe rrethi i tij mund te ndryshoje dicka per mire ne p.d dhe kjo duket qarte dhe ne qendrimet e kritizerve te Lulit,qe nuk kane kurajo te thone qe berisha e mban dhe do ta mbaje Lulin ne krye te p.d,po tjerrin turli lloj teorish pa prekur thelbin e problemit.

  3. Mondi says:

    Desada vetem 3 burra prane tij i kane thene “jo” Berishes dhe te tre jane perjashtuar nga oborri perandorak,nder to shefi yt qerosi Mero.Ti nuk je nga ato se je dhe femer fundja as Sokoli jo,por shqiptari e ka tradite nuk merret me te vdekurit.

  4. Mersin says:

    E moj vajze. E para, PD nuk ka qene asnje dite e djathte, te shohim, mbase behet. E dyta, ky eshte elektorati real i PD, 30% +- 1-2%. Asnjehere nuk ka fituar, por i ka manipuluar zgjedhjet me forma nga me antidemokratiket. Tani kam bindjen se do te qendroje gjate ne opozite, deri sa te reformohet dhe deri sa, keta qe moren pushtetin ta konsumojne ate shterueshem.

  5. laoura says:

    Pershendetje! NJE ANALIZE E SHKURTER POR KUPTIMEPLOTE NE RAPORT ME KOHEN, HAPSIREN DHE DESHTIMET E P.D.-se. Po flitete e shkruhet si nga kritizeret e Lulit dhe nga mbrojtesit qe hidhen ne flake ne mbrojtje te tij.
    C’do gje tashme eshte e qarte se Luli ka gabuar rendeshem ne drejtim te udheheqes se P;D; duke shkelur te gjitha normat e organizimit dhe drejtimit te partise.NDRYSHIMET NE STRUKTURAT (PAFUKSION)Te p.d.-se jane nje plane i menduar mire per ta bere partine sa me familjare dhe te in,kriminuar e duke fshire bazen e shendeteshme te militanteve dhe simpatizanteve.PARTIA DEMOKRATIKE SIC PO DEKLAROHET ESHE NE SHTYP E ME GJERE KA PROBLEME TE MEDHA IDEORE E VEPRUSE SI NJE LUFTE BRENDA LLOJIT ME TENDENCA FRYMEZUESE PER TE LUFTUAR PJESEN E SHENDETESHME TE PARTISE.LUFTA PER PUSHTET DHE HEGJEMONI ESHTE TEPER E ASHPER DHE DO TI KUSHTOJE P.D. PER NJE KOHE TE GJATE;TEORIT FRYMEZUESE DHE DEKLAMUESE TE LULIT JANE PA VLERE SEPSE NUK KANE RRENJE KU TE USHQEHEN VATEM ME SERVILIZMIN BRENDA PARTISE ;Roli i njeshit ne PARTI ESHTE z.Berisha QE VEPRON PAS KUINTAVE SI SUFLERE DHE AKTOR I KONTROLLIT TE VAZHDUESHEM TE SKENES DHE SHPERFAQJES DERI TEK QYTETARI DICITALE QE DELE ME AKTUALITET POR EDHE ME HISTORI; Njeriu i pazevendesueshem i Partise demokratike qe ushtron ndikim apsolute ne parti dhe ne vendimemarrje? asgje e rendesishme nuk behet pa miratimin paraprak te tij, Ai e zgjone nga gjumi Lulin dhe i jep mbeshtetje.? DUKE I VENDOSURE SHTYLLA MBAJTESE DHE KRIJUAR SIMBJOZEN E RRADHES;
    .P;SH.sHANTAZHI QE DREJTON NE SHTYP z.Jemin Gjana ESHTE NJEKOHESISHT VICI VERSA apo (bumerang).
    zONJA DESADA METAJ ESHTE NJE ZE I SINQERT QE DO TE KETE JEHONE EDHE MBAS ZGJEDHJES SE KRYETARIT TE PARTISE;Ka bere nje analize realiste te shkurter kuptimplota dhe kurajoze, nga ku shpalos eDhe vlerat me te mira te demokratese dhe demokracise.PER SHUME DEMOKRATE QE JU DHIMBSET PARTIA DHE DESHIROJNE RINDERTIMIN E SAJ ESHTE E QARTE SE DO TE KETE LUFTE TE ASHPER PER PROCESIN ZGJEDHORE KU NUK DO TE MUNGOJEN EDHE SHANTAZHET DHE VEPRIME AGRESIVE QE TE MBAJNE NE KRYE TE PARTISE NJE PERSONE TE “DEKOMPOZUAR POLITIKISHTE DHE MORALISHTE” qe do te kete humbje edhe merdrastike.qENIA E LULIT NE KRYE TE PARTISE PER KETO VITE SI EDHE ME PERPARA NUK ESHTE FITUES NE ASGJE? ESHTE PA VLERA VETEM VEPRON SI KALAMA QE DUHEN PLOTESUAR KERKESAT.NE MBESHTETJE TE LULIT KA PERSONAZHE QE I DALIN NE MBROJTE DUKE SHFRYTEZUAR FAKTIN SE AI NUK ESHTE I VETMI HUMBES I ZGJEDHJEVE POR KERKOHET SHPERNDARJA E PERGJEGJESISE SE TIJ,(. PA ASNJE ARGUMET ). zgjedhjet ne P;D. jane te manipulueshme sic u vertetuan edhe ne rastin para 8vjetesh ndermjet Lulit dhe Olldashit. LARGIMI I lULIT NGA DREJTIMI I P.D.-se DO TI SHERBEJ FORCIMIT E ZHVILLIMIT PROGRESIVE TA SAJ E KUNDERTA DO TE SJELL DISFATA EDHE ME TE MEDHA .
    BASHA NUK BENE OPOZITE PO DO TE STRUKET NEQOSHEN E QETE QE DO TI “DHUROJE” sULLTAN ERDOGANE RAMA;

  6. DALLTON says:

    Eh moj zonje PD ne vitin 90-92 doli me tjeter platforme dhe te tjera iderash ,por ajo nuk ra ne dore te atyre qe e kishin vuajtur ate system ,por ra ne doren e ustallareve qe I kishin sherbyer ati sistemi .Ajo endra e popullit qe do behemi si Europa ka 27-vjet dhe akoma nuk po realizohet se eshte gjalle akoma komunisti I fundit I Ballkanit “SALI-BERISHA”,i cili e mori ne dore PD me berryla duke hequr qafe si dikur armiqte e Partise dhe mendoi vetem per familjen e tij ku ZENI-e-ARGITA ,jane SHeiket e SHqiperise ,prandaj N.Q.S.VETINGU do te bej te mundur tu konfiskoje kete pasuri marramendese ketyre SHeikeve,qe permenda me lart ,atehere do te kete “DEMOKRACI”te vertete,ne SHqiperi dhe ne PD,por kete do ja leme kohes sa do realizohet ,se faktori I jashtem dhe I brendshem jane me mish e shpirt qe REFORMA-NE DREJTESI TE-VIHET-NE-ZBATIM.

  7. Kujt ja mban te perballen me intrigantin komunist sali,ai qe guxon shkon tek azemi,shkon tek gjuetari trebicka shkon ne krrab tek olldashi

  8. Mete Deda says:

    Moj zonjushe te paska lene mendja, nje here zgjedh se kush eshte kandidati serioz perballe Bashes megjithese ka edhe kanditate te tjere, kush ta jep ty kete te drejte ti fyesh te tjeret vec Patozit, mbaskesaj na tregon se kush ka mbetur perfaqesuesi i vetem i te persekutuarve me nje fjale heroi qe duhet degjuar me patjeter.I ke trute ne koke apo te kane shkuar ne vend tjeter.Hej bela, c’jane keto cudira qe po degjojme tani me zgjedhjet ne PD.Realizoj sa prapa ka mbet mentaliteti i njerezve kryesore te PD, shume i prapambetur.Nuk duhet te ishin as ne Parlament me kete prapambetje qe kane.

  9. tomsojeri says:

    Kjo PD esht e destinuar te mbetet si pasterma, sa te dal dimri Berisha nga punishtja ! Para disa ditesh lexova nje shkrim te Majlinda Bregut ! Nje shkrim me nivel nje shkrim intelektualeje qe nuk hyn ne rang shpelle e keshtu po e lexoja me kend ! Por cedo, aty nga fundi i futi nje te dhier duke i ber lavdi republikes se vjeter ,ate te Sali gjakatarit te ciilit i dedikonte madheshtin e PD.. Tju them te verteten me erdhi te perzier nga kjo bukuroshe ,lluksi intelektuale ,ku paturpesisht, shkaterimtarin e ter Shqiperis,kriminelin, hajdutin, percarsin dhe tradhtarin e madh ,me dy rjeshta i shprehte mirnjohje dhe dashuri ! Ptuuuuuuuuu qelbesir e lyer ,e shgeryer, qe zdi si te maresh poza, sa me te efekteshme, si Jozefina qe te dukeni te bukura para nesh ! Deri ku ju ka kompromentuar ky tradhtar, qe ju shpeton shurra prej tij o kalbesira ! Kjo gjendje e PD esht regjia e sakt e tij, me kelyshin qe la edhe kur sovrani e hodhi ne grop te mutit ! E ju akoma nuk guxoni ta hiqni qafe, te shpetoni partin tuaj ! Jeni kalbur shpirterisht e nuik ju intereson PD ja, por doni te vazhdoni rugen qe ai ju shtroi, sepse ju dha rastin te notoni ne lluksin e papar !
    Del kjo vajz e re e ju thot kte te vertet te madhe e rrezik ta linconi, ju garda berishiane e felliqur ,garda e korupsionit ,e degjenerimit shtetror ! Moret goditjen e dyt brenda 4 vjeteve, qe esht ne adres te mendorit tuaj e beni sikur skuptoni se dhisni gjak prej tij ! Sa koh qe neper gjokset tuaja do keni te varur medaljen me ftyren e tij ,kjo parti ska per te ber hajer ! E sa koh ,ftyra si ty, dalin ti shprehin mirnjohje e dashuri ,keq e me keq do perfundoni ! Ju nuk e doni kte popull ,ju nuk e doni Shqiperin ,ju e shkateruat Shqiperin dhe jeni te perlyer ne gjith katastrofen e saj !
    Ky popull ju tregoi vendin llumit politik e sa koha kalon me shum ndergjegjsohet e me shum goditje do jap ………

  10. BUJARI JU DEGJON says:

    Astrit Patozi,bashkeluftetar i perhershem i Kryekriminelit Sali Berisha kerkon te zevendesoje Lulzim Sali Berishen… ? ?
    Votojeni,pra,kete fytyre mut…kete dredharak,kete “reformator” e mik te Meros…
    Por shqiptaret e njohin mire dhe i thone Astrit Rrogozi…

  11. Besniku says:

    Kujt ia mban? Ikin si Olldashi, dhe pale ku perfundojne, ne ndonje gremine, apo humnere treqindmetroshe,
    Por, sa te jete Salih Karaxhici gjalle, nuk do te kere rimekembje te PD. PD nuk eshte themeluar per t’i sherbyer shqiptareve si parti, por Familjes se Naltmadherise se Tij – Salih Berisha.

    Ka Sali, s’ka PD!
    S’ka Sali, do te kete edhe PD!

  12. Raka says:

    Lolitaaaaaaaaa……………tallagjareeeeeeee

  13. Doni me per Belulin? says:

    Nuk e kuptoj pse i vene te gjithe rrotull e rrotull botes “demokratike”,kur e verteta duket si drita e diellit.E kane shprehur me se nje here publikisht Izet Hasxhia,Zef Brozi,Shenasi Rama etj.Kjo parti e ashtuquajtur “demokratike” nuk eshte parti,por eshte nje bashkim personash te ndryshem me interesa te ndryshme konglomerrate,te cilet vertiten e perdoren sipas rastit nga ai qe e uzurpoi kete parti,qysh ne themelimin e saj,me marifete dhe duke u imponuar tek Azemi e te tjere bashkethemelues.Biles, qoftelargu nuk ishte fare ne inicimin e themelimit…por eproret e tij…e urdheruan te marre frenat e kesaj morfome te re qe u vetequajt “demokratike”.Grupi i pardesyve te bardha-qe mori drejtimin e kesaj partie-ishin njerez te futur per te uzurpuar drejtimin e saj dhe per te bere ato qe populli shqiptar i ka pare e pesuar gjate gjithe kesaj periudhe.Ketij grupi iu bashkuan qysh ne fillimet e saj mijera e mijera njerez me ideale per demokracine,gjithe te persekutuarit politike,por dhe plot shushunja te tjera qe e shikonin se aty kishte para,prona,pushtet etj.Ne radhe te pare te kesaj levizjeje,e cila u be mode,ishin dhe te gjithe elementet,te rinj apo te rritur,me prirje kriminale,rrugecerit e asaj kohe,te cilet u perdoren me sukses si aktiviste per shantazhimin,frikesimin,kercenimin dhe goditjen, publike ose jo, te njerezve te tjere dhe sidomos te atyre me bindje te majta,te partise socialiste ose jo,por qe kishin frike dhe parandjenin se ardhja ne pushtet e krye-nonose se PD-se vetem te keqia mund te sillte vendit,gje e cila u vertetua ne praktike.Shume prej ketyre u bene biznesmene,politikane,mafjoze te llojeve te ndryshme etj.Etja e tyre per te ardhur me cdo kusht ne pushtet shpiku dhe vjedhjen e zgjedhjeve,pagesat e ndryshme ne kembim te votes,”pushkatimin”pa gjyq te mendimit ndryshe etj.Dhe pjesen e luanit,per kete shperthim masiv regresiv shoqeror e ka ,sigurisht AMBASADA AMERIKANE NE TIRANE,me Rajersonin,i cili,ne kundershtim me parimet nderkombetare te mosnderhyrjes ne punet e brendeshme te vendeve te tjera,bente krah Berishes fushate elektorale ne sheshin skenderbej dhe i premtonte Gramoz Pashkos Cekun e bardhe,I CILI DOLI SE ISHTE NJE LETER PER TE FSHIRE BYTHEN E RAJERSONIT DHE E BERISHES.Pra kjo eshte ne vija te pergjitheshme historia e partise demokratike dhe e bandes me pardesy te bardha te “kancerit”Berisha.Amerikes nga njera ane dhe Serbise,qe e kishte njeriun e tij,u interesonte kjo gje sepse ne kete menyre shkaterrohej “komunizmi” duke perdorur nje komunist te tipit Berisha!.Keshtu spjegohet qe pavaresiosht se dhe Berisha ishte komunist i devotshem,ata qe permbysen komunizmin,nuk shqetesoheshin te ishte ne krye te PD-se nje komunist 24 karatesh.Prandej dhe Berisha,here pas here,kur i eshte ngritur,ka marre ne ate parti Kacin e zi apo te tjere komuniste dhe kur e ka pare se nuk i jane dashur,ose kane ngritur pak koken,i ka sulmuar si “komuniste” etj etj.Pra ajo nuk eshte parti e djathte,me ideologji te djathte.Keshtu ajo i ka perdorur dhe te burgosurit politike,te persekutuarit ne pergjithesi sipas interesave te castit te Berishes,pa kritere ideologjike.
    Pra,qe PD-ja te ringrihet,te behet me te vertete demokratrike,sic pretendohet,duhet te shkeputet dhe te braktise kete background negativ,helmues te saj dhe me kryesorja,te deklarohet hapur,pa komplekse kunder plakut Mere-kancerit te PD-se dhe te shqiperise,qe edhe Amerikes i ka ngecur ne dore si dopjo gjashta.Ka burre qe t’a beje kete? JO! Ata ose Ai qe do guxoje te beje kete gje,do marre nga kryenonoja nje dhurate te cmuar,do perfundoje t’i beje shoqeri Azemit,Trebickes,Olldashit,Remzi Hoxhes,te vrareve te 21 Janarit etj.Ky eshte problemi.Dhe nje dhurate te ketij lloji e ka marre dikur dhe vete Edi Rama,por per fatin e tij nuk shkoi ne boten tjeter.Dhe Eduardi e di kete,(e ka provuar kur deshi dikur te bente nje propozim demokratik per ndarjen e postit te kryetarit te PD-se me ate te qeverise me duket dhe u detyrua brenda nates te shkoje prapa diellit ne amerike.)pavaresisht orientimit te tij properendimor dhe demokratrik;Patozi,po ashtu e di nga pervoja e tij;Arben Imami,megjithese i degjeneruar si person,e ka provuar,pasi nga siper tankut dikur me 1997 e themelues i partise AD,sikunder dhe Preci,Nikoll Lesi etj perfunduan duke i bere freski bythes se Sales.Kurse sot Jemin Gjana i bente thirrje nonose se tyre te hape “kutine e zeze” te tij dhe t’i therrase njerin pas tjetrit,te gjithe ata qe hedhin vickela,duke filluar me xhyzin,sepse i dine shume gjera asaj… etj.E kuptojne anetaret e ndershem te PD-se se ku fle lepuri?E njohin ata mire liderin e tyre “historik” se cfare mafiozi eshte,apoe kane kujtimin e shkurter?Sa per ne te tjeret si popull,e kemi te qarte se ajo parti u themelua si nje bande,vazhdon te jete dhe do te jete nje bande gangsteresh e te paudhit,Sali Berisha.Zgjedhjet do behen sic do ai dhe lulushi i tij,sepse ai i duhet atij te jete i sigurt se do e mbroje sa te kete fryme.Majlinda,Eduardi e ndonje tjeter jane te nje lloji tjeter,nuk jane si ata (por jo se nuk jane te infektuar nga semundja e Berishes),por nuk kane as forcen dhe as guximin t’i permendin emrin atij njeriu boterisht ,pa le me t’a akuzojne per ndonje gje.Allahu na ruajt! Ata qe i kane permendur emrin ketij kryebanditi ndodhen jashte vendit,sepse ai,vertet nuk eshte zyrtarisht ne pushtet,por zoteron mekanizmin e antishtetit dhe parane e zeze per te paguar kriminele te zakonshem e mafjoze te te gjitha niveleve per te asgjesuar kedo qe e rrezikon apo qe e shqeteson.Ky eshte problemi i PD-se.Perfundimisht,ajo mire eshte te vazhdoje te rrije ne opozite,deri sa vetingu te coje ne qyngje Berishen dhe femijet e tij hajdute me cizme te parave te popullit dhe te kujtdo qe verberisht,me apo pa dashje eshte implikuar ne veprimtari kriminale ne dem te popullit dhe vendit.PD-ja ose do rrudhet vazhdimisht pose duhet te dale nje shqiptar apo shqiptare qe nuk eshte pjese e kasaj bande,qe e do PD-ne dhe shqiperine dhe i ve vehtes detyre te prese nga rrenja kete ciban te ketij vendi dhe te mos trembet t’i permende emrin e t’a akuzoje bote4risht si person qe mban peng kete parti dhe kete vend.Per mendimin tim,njeri nga personat qe mund t’a fuse PD-ne ne rrugen e ligjshmerise dhe te demokracise do te ishte Bamir Topi.Do te mundej ai dhe nga ana tjeter,do pranonin ne PD qe te afrohej ai atje? Ekuacion i veshtrire per t’u zgjidhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje