Është PD më i rëndësishëm se fati i Lulit

30 Qershor 2017, 17:42Blog TEMA

Nga Flamur Kuçi

Me shqetësimin e natyrshëm , të ngjashëm me të secilit mbështetës të djathtë për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike, nuk mund të mos shpreh një reflektim mbi atë çka po ngjet sot brenda kësaj partie. Fatmirësisht kam një distancë të shëndetshme me udhëheqjen degraduese të Bashës, duke qenë një kritik konstant i tij në vitet e fundit, madje edhe kur shumë nga zërat kritikë të ditëve të fundit ishin më shumë sesa entuziast rreth Bashës edhe duke reaguar ndaj kritikave të mia. Nga ana tjetër jam larg interesit të drejtpërdrejt të zhvillimeve të brendshme në PD. Kjo ndoshta më bën më distant, më të qetë, dhe për rrjedhojë ndoshta edhe më të qartë për këto zhvillime dhe atë që duhet të presim nga këto zhvillime.

Partia Demokratike ndodhet ndoshta në udhëkryqin më problematik të 27 viteve të fundit dhe nuk e ka luksin të shpërqendrohet nga debate të pavlera, por me vendosmëri të rindërtojë aksionin politik për ringritje.

Axhenda e Bashës nuk ka qenë kurrë në përputhje me axhendën e PD. Përkundrazi, interesi i Bashkës ka qenë sundimi i partisë duke larguar mbështetës jo komodë, interesi i PD është zgjerimi i radhëve të saj edhe me mbështetës që nuk e mendojnë si kryetari. Interesi i Bashës ka qenë promovimi i profileve mediokre pa domethënje politike, interesi i PD është afrimi i profileve inspiruese, interesi i Bashës ka qenë eradikimi i trashëgimisë së PD (edhe deri në pothuaj eliminimin e simboleve të saj), interesi i PD është evokimi i vlerave më të mira të saj, interesi i Bashës ka qenë flirtimi herë me LSI-në e Metës e herë me PS-në e Ramës, ndërkohë që interesi i PD-së ka qenë identifikimi dhe konsolidimi si një opozitë serioze me çdo fenomen negativ që korrupsioni i Rilindjes përfaqëson.

Për më tepër sot, axhenda e Bashës është që të sigurojë sundimin apo pengmarrjen e PD nga ai dhe familja e tij edhe duke e shtyrë PD-në drejt proceseve të rreme, formale dhe degraduese, ndërkohë që interesi i PD është fillimi i proceseve analizuese dhe reflektuese që mund të hapin në PD një dritare me ajër të pastër që të kthjellojë mendjen e të gjithë lidershipit demokrat dhe të inspirojë shpirtin e mbështetësve të djathtë.

Edhe debati statutor mbi ligjishmërinë e procesit është tashmë i superuar. Veç një teveqel politik a ndonjë bedel i tij mund të thqipëtojë pa i bërë syri tërr budallalleqe mbi ligjishmërinë e zgjedhjeve me një Lul të ngrirë. Nëse në PD proceset nuk ndodhin vertet, dëmtohet PD dhe jo Luli. Luli në të rremën është në terrenin e vet.

Gjithashtu çdo debat tjetër mbi të ardhmen e Lulit, ngrirjen apo qoftë edhe mumifikimin e kësaj figure politike pa asnjë përmbajtje nuk çon ujë në mullirin e PD. Çdo njeri me mend e sheh si drita e diellit që Luli përmes ngutjes për të futur PD-në në një gjasmë proces zgjedhor, duke u gjasmë-ngrirë, me gjasmë rregulla gare, synon shmangien e debatit mbi të ardhmen e PD për të siguruar të tashmen e tij.

Pas katastrofës së rezultatit zgjedhor të 2017, Lulzim Basha është një figurë politikisht e vdekur. Ai ia doli të thyente çdo rekord të paftësisë dhe papërgjegjshmërisë politike. Mbajtja e kësaj kufome në ngrirje nuk e shpëton shtëpinë (lexo PD-në) nga kundërmimi, thjesht e sposton atë në kohë. Tashmë Lulzim Basha është e kaluara. Solidarizimi me të pavërtetën dhe me të kaluarën, do ishte ose naivitet politik, ose shprehje e interesave private në dëm të interesit politik të PD.

Partisë Demokratike sot i duhet të shohë nga e ardhmja, jo nga individi, por nga proceset, jo nga personi por nga vlerat. Me qetësinë e duhur, me seriozitetin e duhur por edhe me koshiencën e duhur politike Partisë Demokratike i duhet të angazhohet në një proces të gjatë reflektues mbi shkaqet që e cuan atë në këtë situatë, mbi mesazhet e gabuara që e larguan nga mbështetësit e saj, mbi aksionin politik që i hoqi shpresën kundërshtarëve të rilindjes. Ne duhet ta lejmë individin Basha sot në fatin e tij dhe të na shqetësojë fati i Partisë Demokratike sepse ai është më i rendesishëm se fati i Lulit.

Këtë reflektim PD ka nevojë ta bëjë në publik hapatazi që ta dëgjojnë, marrin vesh gjithë shqiptaret, jo vetëm demokratët. Nëse do ringritjen PD duhet të bindë shqiptarët, jo kryesinë e vogël, as opinionistet. Asnjë frikë nuk duhet të kemi se mos i japim pikë kundërshtarit. Përkundrazi, me debatin e hapur e parimor, i trembim dhe i zbrapsim ato. Mos kini frike se mos vrasim te vdekurin, gezohuni se do ringjallim shpresën.

 

6 komente në “Është PD më i rëndësishëm se fati i Lulit”

  1. mali says:

    o zoteri, lere ore pedhene te zhduket.

    ajo parti e krijuar nga polibyroja eshte me serbe e greke brenda. vetem parti shqiptare nuk eshte.
    lere te zhduket.

    sigurisht, me vjen keq per plot njerez te ndershem demokrate te genjyer. por pedheje eshte e marre peng nga kryeantishqiptari saliserbi. lereni te zhduket. krijoni nje parti tjeter, te shendetshme, shqipare per shqiptaret.

  2. Besniku says:

    Po perse nuk thua edhe per Berishen qe edhe ky eshte nje figure e vdekur politikisht. Cfare beri Berisha mbasi dha “doreheqjen” si kryetar i PD? Mbeti kryetar, dhe mbi kryetar! Pergjgjesia e teresishme dhe e plote eshte e Saleh Berishes dhe e familjes se tij, mbasi e solli PD deri ne falimento!

    Basha ka kryer te gjitha udhezimet e Berishes, qofte brenda vendit, qofte edhe jashte Shqiperise.
    Kete e dini edhe ju, edhe te gjithe PD-istet dhe i gjithe populli shqiptar.

    Por nje fjale e urte thote: Kush shkon mbas te verberit, do te thyej qafen ne hendek. Dhe Basha e beri kete!
    Tani ta gezoje bashke me Berishen dhe familjen Berisha!

    Buka e thyernuk ngjitet me, thote nje fjale tjeter e urte. PD eshte thyer keq dhe nuk ka njeri qe ta bej njesh, as Saleh Berisha dora vete!

  3. HAAAAAAAAAAAAA
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    KU O PRODHU KY BOLE NE CFAR INKUBADORI
    VEZE E PRISHME

  4. Korçari says:

    Ore po si nuk doli një nga këta palodemokratikët që të verë gishtin mbi plagë? Të tërë sulmojnë Lul-ushin e Saliut por asnjert nuk ia mban të flasë për Saliun. Lul-ushi është një Gjino që asnjëherë nuk i ka arrirë fiqtë vetë, ai është një kërrabë e Saliut. Edhe tani Lul-ushi nuk ngriu vetë, Saliu e ngrivi atë o mjeranë dhe do ua nxjerë nga frigoriferi, si produkt të freskët, më 22 korrik.

  5. Malsori says:

    Ore Zoterinj ,fajin vete e keni qe iu nenshtruat Sali Berishes per cdo gje .Ai sulmoi cdo te afte ne PD dhe e nxori jashte ai mbajti afer vetes pseudo Princat dhe pseudo Princeshat qe i kishte nen vete ,qe e dinte qe nuk i sillnin rrezik dhe nuk i kishte konkurente .PD kur u formua ne fillim nuk u formua me keto ideale qe jane tani ,Sala shtypi dhe shkateroi cdo gje demokratike brenda Partis,e beri Parti personale dhe kjo eshte nje merite e tij Personale ,por deri sa ju e lejuat mbajeni ne kurriz,Luli eshte nje miniature e rendomte e Sali Berishesh me te njejtat manovra Taktike mundohet te beje ate qe beri Berisha ne dekada me radhe ne PD,uroj qe PD te kete guximin dhe te reflektoje qe Luli duhet te lere postin dhe ta mari dikush qe mendon dhe e meriton per te vazhduar,Luli eshte nje deshtak sa here humbet e kane fajin te tjeret ,jo vodhen votat jo tani duhet luftuar me shume se kur… etj etj po ik ore qyqar se sje as per te ardhur keq.je i djallezuar Lulzim,PD seshte prona jote private as e trasheguar,ata qe sot te mbeshtesin jane njerezit e tu te besuar prandaj dhe te mbeshtesin ,Luli ik Luli ik duhet te jete parulla e PD brenda saj (futja ndo nje cigare Jonxhe se ne Hollande ishe mire )Lulzim je pak Gomar dhe nuk e kuptoj qe akoma mendon qe Shqiptaret do te japin voten ty,kur gjene primare qe duhet te beje kur u zgjodhe ne krye te PD ishte largimi i Berishes aty do ishte nje fitore per ty per te treguar qe ka vetem nje Luan qe drejton kopene dhe jo nje Kukull ne krye te PD .Keto jane gabime qe sfalen ,Populli te ndeshkon ,sepse vetem nje Primitiv nje Idjot dhe i paafte i kerkon gabimet tek te tjeret, analiza fillon tek vetja ne radhe te pare,gabimet ndeshkohen Lulzim,cdo gje tjeter do ishte kontraproduktive dhe ne dem te PD, per te qene sado pak nje Parti alternative qe te besonin Shqiptaret,per ty i nderuari Lulzim eshte game over .por aman jo Paloka dhe Jozefina se do ikni akoma me poshte …keni altenativa boll e dashur PD.

  6. niki says:

    PD-ja lindi dhe u rrit e semure e rende( e pa sherueshme) .Sot meriton te zhduket ,per tu zevendesuar me nje parti reale qe do te perfaqesonte elektoratin e djathte e ne menyre automatike Shqiperine ,kur te fitonte zgjedhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje