Lajmin e kobshëm, se Lulzim Basha do të dilte në një deklaratë për shtyp, pas publikimit të rezultatit zyrtarë të zgjedhjeve, e prita me shumë interes, në fakt për të dëgjuar se si do të refuzonte të jepte dorëheqjen, e cila mu duk një kasetë e parë, nisur nga një deduksion i imi personal, por dhe dëshirë njëkohësisht.
Me vjen natyrshëm të mendoj, se të njënjtin interes kishte edhe këshilli i “ndrikullave” i partisë së tij, të cilët u angazhuan e u “kujdesën” mjaft këto kohë, për të përgatitur nusen deri në ditën e dasmës-mort. E lyen, e zhgërryen si mos më keq, për t’i a faturuar atij humbjen, e më pas duke i’u gëzuar dështimit, do të kërkonin ta masakronin, për ta hequr qafe njëherë e përgjithmonë…
Luli në të vërtetë ka shumë “defekte”: Është tërësisht i pabesueshëm, ka një mimikë dhe ngërdheshje që të krijon antipati, zero karizëm, zero personalitet, pa përmendur të gjithë llumet që i ka faturuar vendit dhe zullumet që i ka bërë në kurrizin tonë. Por nuk kishte gjë më të neveritshme dhe në të njëjtën kohë më qesharake, se sa të shihje si i zgurdulluan sytë përfaqësuesit e “këshillit të ndrikullave” kur Luli tha… Jo! Vulëhumburit e “Mbretërisë së kolltuqeve të mashtrimit dhe pasurimit”, anëtarë të së cilës janë të gjithë lehësit, nisën të vinin kujen, por pa hapur gojë, vetëm duke lëshuar britma që u vinin prej “barkut”, e mbyteshin diku në gurmaz.
Kush ka lexuar të paktën dy rrjeshta nga artikujt e mi, e di fare mirë se nuk gëzoj ndonjë respekt të veçantë për Lulzim Bashën, as për shtëpinë muze të “vulëhumburve” të partisë së tij dhe ndaj nuk kam përdëllim për të! Por ama e ndjej t’i u sqarojë se Luli, nuk ka pse të tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë. Luli humbi Mbretërinë e kolltukofagëve dhe vulëhumburit e oborrit të tij, por ama fitoi betejën më të rëndësishme politike të karrierës së tij: Sfidën me “katallanin” Berisha!
Lulin e vogël, çadra e burrëroi, e bëri trim, por jo me shqiptarët, e kurrsesi me drejtësinë por… me katallanin! Luli u zhgënjye shumë, fill pasi kuptoi se babai “e shiti” të birin adoptiv, tek liliputi i partisë së derës ngjitur. Kjo e shndërroi Lulin në armikun numër një të “miqve” të tij, e sigurisht në rivalin më të madh të babait.
Në atë moment, Luli vocërr u distancua kryekëput nga anëtarët e tjerë të partisë, të cilët e shijonin akoma pushimin si hemorroidet, në të pasmet e katallanit pa dhëmbë e të plakur Berisha. Ndërsa sot thjeshtë mbajnë gjoja distancë, por nuk i shqiten kurrë nga b*tha!
Luli, i premtoi vetes se do hakmerrej nga pabesia dhe zhgënjimi i madh! Ndaj nisi të ndryshoj qëndrim. Ai i jepte mesazhe babait nga çadra, se s’do fliste më si ai, madje as që do e dëgjonte se çfarë duhet të bënte. Nuk kishte më pyetje si: O ba, po tani?! Luli u bë “burë”, baba i vetes dhe drejtues i fatit të tij!
Kjo qe një nga arsyet kryesore që babai dhe kolltukofagët e familjes së tij politike, nuk luftuan asnjë ditë për fitoren dhe rritjen e PD-së, por u angazhuan për humbjen e thellë të saj, me qëllim që t’ia ngarkonin “faturën” e dështimit Bashës së “pabesë”. Aq shumë u investuan në shkatërrimin e PD-së, sa e katandisën në një shoqatë qarramanësh e qyrramanësh, që veç ankohen, sikur i’u ka ardhur e keqja nga qielli… andej nga se prisnin!
Një pyetje kam për qaraman-qyrramanët e PD-së historike: Si ka mundësi, që në çdo tubim të organizuar nga Basha, pjesëmarrja ishte qesharake, teksa shihje një grumbull prej 50 simpatizantësh rreth tij, kur në të vërtetë një numër të tillë përkrahësish, PD duhet i mblidhte në një katund të humbur të Shqipërisë?!
Aq të paditur janë kolltukofagët e partisë së tij, sa nga hutimi për t’i bërë gjëmën Bashës, i dhanë argument, që të mos jap dorëheqjen dhe të deklaroi më zë dhe figurë, se të gjithë pa përjashtim kanë punuar kundër tij dhe kundër PD-së!
Sigurisht, duke i thënë “jo” dorëheqjes, Basha e hapi dje garën për vendin vakant të kryetarit të PD-së, në zgjedhjet që do mbahen muajin që vjen. Natyrisht që lufta më 22 korrik, nuk do jetë midis Bashës fajtor dhe anëtarëve të partisë së tij. Lufta do bëhet midis humbësit të madh Basha dhe intrigantit Berisha. Të gjithë karrigehumburit e PD-së, kërkojnë të kryqëzojnë Bashën me qëllim që të rikthejnë matufllikun e Berishës në politikë… si heroizëm!
Ky skenar ka shumë gjasa që mos të realizohet, sepse ndryshimet e listave të kandidatëve për deputet të Bashës, do i shërbejnë si garanci për të rifituar postin e kryetarit. Votat në parlament të Bashës, vlejnë më tepër se votat e anëtarëve të këshillit të Berishës. Nëse Basha me Ramën, kanë rënë dakort për arrestime “VIP”-ash të inkriminuar, deputetëve të rinj “Basha” nuk do u dridhet aspak dora që të votojnë imunitetin e të inkriminuarve… përfshirë edhe Berishën.
“Paqja” vendoset vetëm nëse Berisha kërkon rikonfirmimin e Bashës kryetar partie, por duke i kërkuar atij në këmbim… garancinë që nuk do votojë kurrë heqjen e imunitetit të tij!
o debil me kushtetute deputeti nuk ka imunitet me. Ose lexuesit i trajton si injorante ose je vete i tille
Lere se gjithe armata propagandistike e Rames ka marre direktive te perpunoje opinionin publik ne favor te Bashes dhe te na e shesi dordolecin per qen stani. Kam pershtypjen qe edhe Mero ka filluar te levizi drejt se njejtes linje. Do e shohim ne artikujt e ardhshem te Meros sesi Mero do perpiqet te beje te njejten gje duke na e shitur Lulin si njeriu per ndryshimin e PD (sigurisht do i japi ca te shara dhe kritike me pambuk). Gjerat jane mpleksur ne menyre te tille qe Rama do sdo do beje c’eshte e mundur qe Luli te qendroje ne krye te PD pasi dhe Luli beri c’eshte e mundur per ta lene Ramen te fitonte bindshem. Njera dore lan tjetren.
Kete e di shume edhe ai qe ka shkruar artikullin por pasi e shkerdhyen bashen kerkojne ta mbajne kurven e tyre me zor si lider te demokrateve.
Lere se gjithe armata propagandistike e Rames ka marre direktive te perpunoje opinionin publik ne favor te Bashes dhe te na e shesi dordolecin per qen stani. Kam pershtypjen qe edhe Mero ka filluar te levizi drejt se njejtes linje. Do e shohim ne artikujt e ardhshem te Meros sesi Mero do perpiqet te beje te njejten gje duke na e shitur Lulin si njeriu per ndryshimin e PD (sigurisht do i japi ca te shara dhe kritike me pambuk). Gjerat jane mpleksur ne menyre te tille qe Rama do sdo do beje c’eshte e mundur qe Luli te qendroje ne krye te PD pasi dhe Luli beri c’eshte e mundur per ta lene Ramen te fitonte bindshem. Njera dore lan tjetren!
best comment of the day!
Gazetari nuk e ka fjalën per IMUNITET DEPUTETI por për 1 lloj tjeter Imuniteti, shkurt Mburojë Politike. PD e LSI sjanë gje tjeter vesh SH.P.K e familjes Berisha e Meta. Qëllimi i këtyre SH.P.K eshte Mburoje Politike e keture 2 Familjeve dhe ushtarëve te tyre. Tung
Ka mundesi e dyta ?
Anri, ti je ai qe mberthen kepucet Rames?!
Ky bicim gazetari eshte gaztor oborri qe shikon endera me sy hapur
Kur ta kuptojnë edhe vetë kapot e partisë kriminale PD, se mbështetës për të votuar, në publikun e gjerë nuk ka më si dikur që ju arrrinit të mashtronit lehtë, atëherë ata vetë do ta deklarojnë të vdekur vetë.
Ky do të ishte veprimi më fytyrëruajtës i maskarenjve para se të dalin hashiqare si fytyrat më të dhiera, qoftë edhe në kuptimin fajalëpërfjalë të “dhier”
Gabim, shoku. Basha, marioneta e Berishës, nuk ka guxuar në asnjë rast të vetëm të dalë jashtë kontrollit të Berishës. Çdo veprim i Bashës është bërë nën mbikqyrjen e Saliut, ndaj ai s’ka mund me dalë jashtë kontrollit. Edhe marrëveshja me Ramën, edhe listat e deputetëve janë bërë me dijeninë dhe me bekimin e Saliut. Fati i Lulit është i lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes Berisha. Në të gjitha aferat e pista dhe abuzimet me pushtetin që ka bërë Berisha, Luli ka qenë sherbetori më besnik në oborrin e sulltanatit berishian. Degradimi i PD nga viti në vit ka ardhë pikërisht nga familja Berisha që e ka trajtuar atë si të ishte pronë e familjes. Pra, mos kërkoni ndonjë Lul të revoltuar, se atë, si dhe të gjithë lakejt e oborrit e tremb edhe hija e sulltanit të madhërishëm. Shikoni se ç’i bëjnë sejmenët e oborrit, Selamit që revoltohet dhe që kërkon të konkurojë Lulin, kryeeunukun e oborrit perandorak. Kush revoltohet kundër sulltanatit pëson fatin e Azemit, Olldashit, etj. Ndaj kujdes nga shpellarët kokëpalarë.
Anri. Qente le te lehin, karvani te shkoje para.
SHKRUAJ CFAR TE DUASH DHE CFARDO QE TE VJEN NDER MEND , PUNE KAZANESH POR PA NNXJERR JASHTE BERISHEN –GJE QE NUK MUND TE NDODH–NUK DO TE KETE PARTI DEMPKRATIKE TE RINOVUAR , TE RINGRITUR ETJ. POR ..MOS HARRO NJE GJE SE ASKUSH NUK MUND TA NDALOJ VETINGUN DHE PASTRIM – ZHDUKJEN E ELEMENTEVE TE KORRUPTUAR . POPULLI PERDOR NJE SHPREHJE TE HERESHME — ATJE TE GURI ME VERE NJE NGA NJE KALOJNE TE TERE MOS E HARRO
Pershendetje! MBAS HUMBJES SE MADHE NE VOTIME TE p;d;-se do te kemi tre veprime te njepasenjeshme si vijon:
1)”DHURATA ” qe do ti beje Rama per te bashkeqeverisur me Bashen dhe qartesohet pozicioni dhe ndjeshmeria diabolike per te pasure nje “mik”gjarper si Basha por qe ja ka hequre dhemet pra nuk kafshone,e helmi do kthehet ne
“mjalt”.
2)RIZGJEDHJA E BASHES N E KRYE TE pARTISE DO TE BEHET NEPERMJET TE NJE PROCESI TE DEFORMUAR DHE ARTIFICIAL DUKE MARRE PARASYESH EDHE Z; Spaho qe do te beje manipulime te medha.
3)ROLI I BERISHES DO TE JETE PERCAKTUES NE KETE SFIDE PER ZGJEDHJE TE NDERSHME E PA MANIPULIME.
Basha ka ngritur strukturat per te fituar zgjedhjet dhe te vazhdoje te udheheq P.D.
Tashme binomi Basha-BERISHA DO TE DIKTOJNE NE VAZHDIM ECURINE DHE REZULTATET E PARTISE DEMOKRATIKE
QE PREJ 10 VITESH ESHTE NE GJENDJE TE RENDE E SERIOZE DHE SIC PARASHIKOHET AJO (PARTIA DEMOKRATIKE)do te shkatrohet brenda saj dhe do te kete shthurje e lufte klanesh deri ne vdekjen e saje te sigurt.
Anri bala per te qene ti hyn ke gruppi b lepiresve ,por kur do mundohesh te besh nje analize
Per ndrikulla kolltukofage ke thene realitetin
Vetem nje gje s’kupton ti Anri
Qe ne ate parti PA lejen e Berishes askush nuk guxon te beje nje pordhe
E jo te Marre nje vendim.
Nuk guxote dot basha te hiqte njeri nga lista PA lejen e Berishes.
Ti Anri nga gomarin tat se PD i ben vete punet e veta.Ata qe sabotuan votimevet per inat te Bashes Sali Berisha i njeh mire dhe sigurisht qe do marrin ate qe meritojne ose ne qe kemi votu 25 vjet per PD PA interes nuk votojme me per kolltuk e bythes se tyre.
Ju dhe shume si ju shkruani, analizoni, flisni, paguheni per ndonje shkrim, analize apo bashkebisedim televiziv, flisni pa nderpretje ndaj njeri tjetrit ne studio, por harroni nje gje. Ju nuk mbeshteteni tek e verteta. Si ka mundesi qe ju te na tregoni se luli e paska hedhur tej berishen? Jo zoteri, e ke harruar se ne çdo rast veç mesazheve qe populli nuk i di, ai mbasi mbaronte çdo fjalim, po e nisim me çadren (vdekjeprutese te PD-se), por edhe para saj, Luli vraponte tek zyra e berishes, qe ja paguajne takstapaguesit shqiptar sepse na paska qene nja dy here president dhe ka shkateruar shqiperine. Por e leme kete teme, dhe vazhdojme tek ajo qe luli ne çdo rast ka marre dore tek babai jo biologjik. kete ju duhet ta shkruanit. Bile aq e vertete eshte sa qe edhe presidenti i sapo zgjedhur, sa mori vesh marreveshjen Rama- Luli, vrapoi tek berisha, atje shkoi dhe luli, ndofta nuk ju kujtohet por per çudine tone tek babai jo biologjik i lulit, here pas here shkonin me e takue edhe euroalantiket. Sot po ky berishte i del ne mbrojtje lulit duke i porositur te vetet, qe nga dhendri qe te terhiqen nga kerkesa per doreheqje te lulit, por te ruajne bashkimin dhe vllazerine mes tyre. Une po komentoj shkrimin tuaj, sepse mund edhe te shkruaj por zakonisht shkrimet e ketyre natyrave kane preferencat partiake dhe fitim prurese. Prandaj te komentova shkurt, sepse ka shume e shume per te folur. Jeni te lutur te gjithe, ose shkruani te vertetat ose mos u bashkoni me “blerjet e shkrimeve”. Drakula Pan
Mero na boto noi koment
Se ne nder te bejme
Edhe vete vrasim kohen
Si pensionist qe jemi.
Shoqeria shqiptare ka shancin te emancipohet,te pranoj humbjen dhe te dorhiqet ,cdo individ i pasukseshem !
Kjo eshte rruga e dhimbeshme por e suksesit dhe progresit.
Media duhet te mbeshtet te gjithe individet qe largohen nga drejtimi pa sukses.
Kam një hall u ZEMANI:
Ku vati Kastriot Islami?