Tashmë që kanë kaluar disa ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, por dhe definimit të rezultatit të zgjedhjeve ku opozita ka shënuar një humbje të thellë, është e udhës dhe ia vlen të bëhet një lexim real elektoral i rezultatit dhe faktorëve ndikues në këtë rezultat.
Është një realitet i trishtë post-elektoral për PD, që e sjell këtë refleksion, ku:
– Defiçenca e standardit “kontribut politik” në përzgjedhje, nuk solli rritje të PD;
– Mungesa e analizës së humbjes, nuk mund të prodhojë fitore!
– Rritja e Kryesisë së PD (50+) me mjaft anëtarë pa profil të qartë politik, nuk solli rritje të PD;
– Rritja e Këshillit Kombëtar (200+, që s’u mblodh kurrë) nuk solli rritje të PD;
– Rritja e kandidatëve anonimë, në lista përfaqësimi, pa kontribute dhe investim politiko-publik, nuk solli rritje të PD;
– Emërimi i “kalamajve të babit” si ligjvënës , nuk solli rritje të PD;
– Futja e femrave “trendy” me standarde “estetike”, e jo profesionale/politike, nuk solli rritje të PD;
– Mungesa e përfaqësuesve të natyrshëm të elektoratit të djathtë, nuk solli rritje të PD;
– Aplikimi i “aksionit opozitar” jo gjithnjë në rezonancë me qytetarët, nuk solli rritje të PD;
– Rritja e përmasave të selisë qendrore, nuk solli rritje të PD; (demokratët janë nostalgjikë për atë selinë e vogël, që ka prodhuar fitore të mëdha!)
– Modeli i shndërrimit nga një parti elektorale në një parti “pragmatiste”, nuk solli rritje të PD;
– Modeli i shndërrimit nga një parti populiste në një parti klienteliste, nuk solli rritje të PD;
– Modeli i një kryetari “të shkëputur nga baza”, nuk solli rritje të PD.
Dorëheqja është një akt i vlerësuar i demokracisë!
Gjithëpërfshirja është themeli i Ripërtëritjes, në simbiozë me standardet Euro-Atlantike!
Për partinë që kemi dashur e që prapë do të donim!
Në respekt të armatës qindra-mijëshe demokratësh të të gjithë brezave, që nga familjaret e mi dhe kontributit të tyre të paçmuar për të mirën e vendit!
P.S. Reflektimi nuk më pengon të uroj fituesit e kësaj gare: PS dhe z. Rama! Punë të mbarë për Shqipërinë, në realizimin sa më parë të ëndrrës sonë europiane!
Por pozita nuk mund të ketë mbarëvajtje, pa opozitë të suksesshme!
Analizë perfekte!
Zonja Lela. Dua tu bej disa pyetje.
1.Sa nga figurat e vjetra te PD/se me ne krye Sali Berishen dolet ne baze dhe bete fushate per te bindur popullin se ne keto 27 vjet keni bere nje vrime ne uje duke na mashtruar dhe tani cfare masash do merren qe te dalim nga tranzicioni cerek shekullor.
2.Te qenurin demokrat sa ka lidhje me karriken.
3. Si ka mundesi qe deputet 20 vjet ne parlament sa i hoqi nga lista 1 muaj para zgjedhjeve filluat dhe sulmuat kryetarin dhe PD/ne TURP TURP TURP
Xhelo, Luli vuri bastin dhe shkoi per lesh. Nuk mund te kerkosh ti te motivosh bazen kur figura te rendesishme dhe me influence ne zona te caktuara i heq nga lista me nje te rene te lapsit. Po ja ta zeme se duhet ti hiqte dhe mire beri qe i hoqi se duhet nje fryme e re, po e di ti se me cilet i ka zevendesuar neper lista? e di ti ke ka vene te pare e te dyte neper lista? kokrrat e debileve dhe injoranteve, qe nuk dine nga lidhet gomari por brockullisin brockulla neper televizione aq sa ju vjen gjynah dhe turp njekohesisht edhe drejtuesve te emisionit. Ka vene ne lista njerez qe kane paguar leke per te blere dipllomat apo phd qe kane dhe qe nuk e kane per gje te blejne edhe nje vend te sigurte ne listen per deputet. Ca pret ti nga zhozi qe te jete e lumtur qe u zevendesua ne liste nga ca debile. U konsultua gje luli me kryesin apo te tjere per listen, jo nuk u konsultua. Ath asnjeri nuk ja ka fajin per humbjen, as ata te zemeruarit as ata te emeruarit, fajin ia ka suma e vete. Por thuaj qe dora qe i sjell verdalle keto pune ne shqiperi i duhet luli dhe do ta mbaje e do bajne kryeminister kur ti vije koha ndoshta mas 4 vjetesh. Ske ci ben, shqiptaret gjithmone kane votuar cfare i kane servirur te tjeter e asnjehere nuk ka qene ne gjendje te beje zgjedhjen e tij.
i mungon nje kapitul, e ndoshta ma i rendsishmi: kur te tallesh me aleatet e tu, perfundon vete ne grope, se aleatete kane nje peshe deshti s’deshti Luli,ato sot kane nje ndikim , qe buron nga elektorati i tyre i cili nuk ndikohet nga Njeshat ne keto parti sic ndodh tek ju, po nga vetedija qytetare.
Edhe keta qytetare zgodhen mos me votuar me per ju, edhe nuk do votojne me kur per ju,
Pa ta,qe jane ne fakt ADN-i i te djathtes shqiptare kur me ne pushtet nuk do jeni,sado te reformoheni. Sot e Djathta e vertete nuk deshiron me te perfasohet nga njereze te pabese, nga njereze antishqiptar, nga njereze kriminele.
Te gjithe flisni e flisni duke bere gjithfare analizash por asnje nuk flet per elefantin ne mes te dhomes… Sali Berishen. Hiqni ate nga partia dhe gjerat do te rrjedhin natyrshem. Perndryshe do te mbeteni partia e injoranteve me kallashnikov ndersa demokratet e moderuar perhere e me teper nuk do te votojne fare ose me keq, do te votojne PS dhe LSI.
Realiteti i hidhur!
Respekte maksimale per nje zonje qytetare profesioniste te rralle qe i mungon politikea shqiptare!