Sokol Cikalleshi arrit që të bëjë një performacë mjaf të mirë tek skuadra e Akhisarit.
Bomberi i kombëtares shqiptare arriti që të ishtë një nga lojtarët më të mirë të kësaj skuadre në fazën sulmuese, ku në 14 ndeshje arriti që të shënojë 7 gola.
Në këtë mënyrë, trajneri i skuadrës së Akhisarit është shprehur se u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës që e kërkon sërish në ekip Sokol Cikalleshin.
Sulmuesi kavajas është rikthyer tek Basaksehiri pasi kjo skuadër ka në pronësi kartonin e tij
“Kemi nisur fazën përgatitore, por Cikalleshi duhet të rikthehet te skuadra që e ka në pronësi. Unë e dua patjetër në skuadër sepse kam shumë nevojë për një sulmues si ai. Ua kam bërë me dije drejtuesve të klubit, të cilët janë duke punuar që të gjejnë një mënyrë për ta sjellë Cikalleshin në stërvitje pas disa ditësh”, u shpreh tekniku Okan Buruk.