Ekaterina Nadolskaia ka denoncuar në polici Diego Armando Maradonën, duke e akuzuar se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj gjatë kohës që ajo kishte shkuar për ta intervistuar.
“I kërkova një intervistë dhe ai më ftoi në dhomën e tij. Maradona mbylli derën dhe në fillim nisi t’u përgjigjej pyetjeve të mia, pastaj nisi të më ngacmonte seksualisht”, u shpreh ajo.
Ai tentoi t’i hiqte fustanin, por gazetarja kishte shpëtuar vetëm pasi kishte mbetur me të brendshme, ndërkohë që Maradona lajmëroi sigurinë e hotelit të cilët e nxorën jashtë me forcë, shkruan “VIP Sport.”
Maradona i ka mohuar akuzat duke thënë se ajo ishte zhveshur vetë