Nicola Rizzoli nuk do të vendosë më drejtësi në futboll.
Gjyqtari i njohur Italian i ka dhënë fund karrierës si arbitër, por ka marrë një tjetër post.
Rizzoli tashmë do të bëhet shef i ri i gjyqtarëve në Serinë A italiane, duke zëvendësuar në këtë detyrë Domenico Messina.
Rizzoli i jep fund kështu një karriere të pasur 15-vjeçare si gjyqtar.