Milani, Donnarumma pranon rinovimin

4 Korrik 2017, 15:12Sport TEMA

Gianluigi Donnarumma qetëson tifozët e Milanit dhe vendos të rinovojë kontratën me klubin kuqezi.

Pas një periudhe mes polemikave të shumta palët më në fund kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës së portierit 18 vjeçar edhe për 5 vjet me futbollistin që do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Por jo vetëm kaq, në kontratën e re të Donnarumma-s janë përfshirë edhe 2 klauzola, gjë që kërkohej me force nga agjenti i futbollistit, Mino Raiola.

Njëra prej klauzolave për zgjidhjen e kontratës është 100 milionë që do të hyjë në fuqi nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampioneve, ndërsa klauzola tjetër është 50 milionë euro dhe do të aplikohet në rastin e kundërt. Historitë nuk mbyllen këtu, Milani ka pranuar që të japë një pagesë edhe në drejtim të vëllait të Gianluigi Donnaruma-s, Antonio për një shifër prej 1 milionë euro në vit.

Dhe e gjithë kjo ndodhi pas mbërritjes së një superoferte nga Paris Saint Germain për një kontratë 5 vjeçare me pagë 14 milionë euro në sezon, një ofertë kjo që u refuzua nga Donnaruma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje