Fabio Coentrao largohet nga Reali i Madridit

3 Korrik 2017, 16:55Sport TEMA

Fabio Coentrao është larguar përfundimisht nga Reali i Madrid për të kaluar tek Sporting Lisbona.

Mbrojtësi portugez, ka nënshkruar kontratë me skuadrën portugeze, Sporting Lisbona, shkruan A Bola.

Më herët Reali i kishte dhënë leje për kryerjen e testeve mjekësore, por transferimi ishte ndalur pas disa komplikimeve.

Tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi nga të dy skuadrat.

Përveç Marianos dhe Coentraos, nga Real Madrid pritet që të largohen edhe Danilo, James dhe Morata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje