UEFA ka organizuar një sondazh se cili do të jetë portierin më i mirë i sezonit 2017-2018 për kompeticionin e Europa League.
Në mesin e të përzgjedhurave nga UEFA është edhe portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha.
Faqja zyrtare e “Europa League” në Facebook ka postuar një sondazh duke i pyetur lexuesit e saj se cili do të jetë portieri më i mirë i sezonit 2017-2018, ku ka përzgjedhur katër portierë.
Etrit Berisha në sezonin e shkuar ka shkëlqyer me skuadrën e Atalantas në kampionatin Italian, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Eruopa League.
Përveç Berishës kandidat për portierin më të mirë të sezonit janë edhe: Petr Cech (Arsenal), Sergio Asenjo (Villarreal) dhe Anthony Lopes (Lyon).